• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau të birin dhe bashkë me gruan tentoi ta fshehë si aksident, Prokuroria i dërgon në gjyq

10:24 : 12/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në gjyq çiftin Shefki dhe Hyrie Bylykbashi, teksa i pari akuzohet për vrasjen e të birit Hamdi Bylykbashi, teksa së bashku me gruan tentuan ta fshihnin ngjarjen si aksident.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit të kaluar në fshatin Zvezdë të Maliqit. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi prej disa kohësh ishte ndarë nga gruaja dhe ishte kthyer në përdorues të pijeve alkolike. Më herët ai jetonte me familjen në Gjermani, por pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten ishte kthyer në vendlindje.

Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, fillimisht deklaruan se Hamdiu duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale, në policinë e Korçës, burrë e grua kanë mbajtur qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin.

Vrasja e Bylykbashit është zbuluar përmes aktit të ekpertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës. Mjekët kanë specifikuar se këto dëmtime ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit.

Lexo edhe:

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në mur apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.

Dëshmitë

Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjëndje të dehur.

Kur është kthyer në shtëpi, ka qënë i gjakosur në ballë. Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit. Kurse Shefki Bylykbashin, ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.

Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë. Entela, nuk ka qenë në gjendje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.

Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes. Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria thote se Shefki Bylykbashi akuzohet  për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa gruaja e tij për veprën penale “Deklarim i rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.

Njoftimi i Prokurorisë së Korçës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Sh.B. i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi H. B., me dëmtime në pjesën e kokës. Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Sh. B., si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal”, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Është marrë deklarim nga shtetasia H.B., mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.

Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Sh. B., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij, shtetasin H.B.

Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.

Sa më sipër e bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:

– Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Etiketa: fshehuHamdi BylykbashiHyrie BylykbashingjarjenShefki Bylykbashitë birinvrau

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau partneren/ Zbardhet dëshmia e amerikanit: Ishim të dy të dehur, kohët e fundit ziheshim shpesh

13:59 : 03/05/2025
AKTUALITET

Arrestohet amerikani që vrau bashkëshorten në Shkodër

10:32 : 03/05/2025
AKTUALITET

Vrau kamarierin, dënohet me 17 vite burg në mungesë Erjon Llapushi

15:35 : 23/01/2025
AKTUALITET

Vrau ukrainasin në Itali/ Shqiptari me karrierë të gjatë ushtarake, përdorte identitete të rreme

17:43 : 13/01/2025
BOTA

Dënohen me 17.6 vite burg prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd

18:52 : 30/12/2024
RAJONI

Dënohet me burgim të përjetshëm Edmond Lajçi, vrau gruan me plumb në kokë në prani të vajzave

10:27 : 27/12/2024
Para

E rëndë në Tiranë, 47-vjeçari gjendet i varur në pyllin e Krrabës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com