• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe pa luftë në Gjirin Persik, nafta do të vazhdojë të jetë e shtrenjtë

09:33 : 11/05/2024
në AKTUALITET, BOTA

Kur raketat e Iranit fluturuan drejt Izraelit të shtunën më 13 prill, tregjet e naftës ishin të mbyllura. Kur u hapën të hënën, përgjigjja e tyre ishte thjesht një “ngritje supesh”.

Nafta e papërpunuar Brent, një pikë referimi globale, ra nën 90 dollarë për fuçi. Që atëherë, çmimi nuk është luhatur shumë (shih grafikun).

Tregtarët kishin pritur pikërisht një sulm të këtij lloji: aq i madh sa të shkaktonte shqetësim, por mjaftueshëm i dukshëm sa për t’u parandaluar, shkruan The Economist.

Ata tani besojnë se Izraeli do të shmangë çdo përgjigje të nxituar. Sidoqoftë, edhe nëse çmimet e naftës nuk arrijnë majat, ato mbeten të larta në nivele të pakëndshme dhe ndoshta do të rriten edhe më shumë gjatë verës, kur rritja e kërkesës për shkak të ofertës së shtrënguar, ndoshta do ta çojë tregun në deficit.

Lexo edhe:

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

Një grup vendimmarrësish, nga bankat qendrore te presidenti Joe Biden, i cili do të kandidojë për rizgjedhje në nëntor, po e ndjekin gjendjen me ankth.

 

 

Rreziku gjeopolitik është një nga arsyet pse çmimet e naftës janë rritur me një të katërtën që nga muaji dhjetor. Nafta Brent kaloi për herë të parë në gjashtë muaj vlerën 90 dollarë, pasi Izraeli bombardoi konsullatën e Iranit në Damask, më 1 prill.

Ndërprerjet e furnizimit po luajnë rol edhe më të madh se gjeopolitika.

Meksika po ul dërgesat në mënyrë që të ketë më shumë rezerva për veten. Një tubacion skocez me probleme u detyrua të mbyllet. Trazirat në Libi po pengojnë prodhimin. Lufta në Sudanin e Jugut mund të shkaktojë të njëjtën gjë.

Ndërkohë, sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë kanë bllokuar një pjesë të mirë të naftës së vendit.

Në mars, rafineritë në Indi, blerësi i dytë më i madh i Rusisë që nga viti 2022, thanë se nuk do të pranonin më cisterna në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Sovcomflot, nga frika e ndëshkimit perëndimor.

Shumica e 40 cisternave që janë shënjestruar nga sanksionet amerikane që nga tetori nuk kanë ngarkuar me naftë ruse. Rivendosja e sanksioneve ndaj Venezuelës mund të dëmtojë edhe më tepër furnizimin. Amerika gjithashtu mund të vendosë të kontrollojë më rreptësisht shitjet e naftës për Iranin.

Ndërprerja e furnizimit të naftës është një lëvizje e qëllimshme. Ajo vjen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj (OPEC+).

Në nëntor, grupi u zotua të shkurtojë prodhimin me 2.2 milionë fuçi në ditë, një sasi afërsisht sa 2% e prodhimit global.

Shumica e ekspertëve kishin pandehur se shtetet anëtare të grupit OPEC+ do të përfitonin nga mundësia e rritjes së çmimeve të naftës në vitin 2024 dhe do të kundërshtonin shkurtimet e saj.

Por në fakt, disa shtete njoftuan në mars se do t’i zgjasnin shkurtimet deri në fund të qershorit. Rusia madje tha se do të thellonte shkurtimet me 471,000 fuçi shtesë në ditë, duke ulur prodhimin në 9 milionë fuçi në ditë, nga 10.8 milionë fuçi në ditë që prodhonte para luftës.

Rritja e ofertës jashtë kartelit vitin e kaluar kompensoi shtimin e kërkesës. Këtë vit, prodhimi i naftës jashtë grupit OPEC do të rritet sërish. Brazili dhe Guajana pritet të pompojnë sasi rekord nafte, por rritja do të ngadalësohet.

Rezervat globale të naftës tashmë po bien. Ato do të zvogëlohen më shpejt këtë verë, ndërsa amerikanët nisen me pushime.

 

 

E gjithë kjo po ndodh pikërisht në një kohë kur kërkesa bëhet më urgjente. Treguesit e prodhimit në Amerikë, Kinë dhe Europë, kanë shënuar rritje të larta, duke bërë që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë të parashikojë se kërkesa globale për naftë bruto këtë vit, do të rritet me një mesatare prej 1.2 milionë fuçish në ditë, nga parashikimi i tetorit për 900,000 fuçi në ditë.

Të tjerë, duke përfshirë disa tregtarë të mëdhenj dhe vetë OPEC, mendojnë se rritja e kërkesës mund të shkojë në 2 milionë fuçi në ditë, apo edhe ta kalojë këtë shifër.

Si do të ecë çmimi i naftës?

Nëse grupi OPEC+ nuk ndryshon mendje mbi shkurtimet, çmimi mund të arrijë në 100 dollarë brenda disa muajve. Por OPEC+ nuk e dëshiron një rezultat të tillë.

Shumë anëtarë, midis të cilëve edhe Arabia Saudite, shqetësohen se rritja e shpejtë e çmimit të naftës mund të shkatërrojë kërkesën. Shtrenjtimi i naftës së papërpunuar po rrit çmimin e benzinës amerikane, tashmë në 3.60 dollarë për gallon, dhe së shpejti pritet të arrijë në 4 dollarë për gallon.

Një rritje përtej këtij niveli mund të ulë kërkesën për benzinë gjatë verës me 200,000 fuçi në ditë, vlerëson Banka JPMorgan Chase.

Kështu, grupi OPEC+ mund të shpallë synimin për të prodhuar më shumë në takimin e ardhshëm. Jorge León, ish-analist i OPEC-ut, që tani punon në shoqërinë këshillimore Rystad Energy, parashikon se nafta e papërpunuar do të kushtojë mesatarisht 90 dollarë për fuçi në tremujorin e tretë të vitit dhe 89 dollarë për fuçi në tremujorin e fundit.

Edhe nëse përplasja mes Izraelit dhe Iranit përshkallëzohet nuk ka gjasa që gjendja e naftës të ndryshojë shumë. Ulja e eksporteve të Iranit, që në mars arritën një vlerë prej 1.6 milionë fuçish në ditë, mund të baraspeshohet duke rritur prodhimin në shtete të tjera të grupit OPEC.

Në skenarin më të keq, Irani mund të vendosë të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, përmes së cilës transportohet 30% e naftës së botës në rrugë ujore, dhe pothuajse gjithë nafta e Gjirit Persik.

Një veprim i tillë do të zemëronte pothuajse të gjithë vendet në rajon dhe do të acaronte marrëdhëniet e Iranit me blerësin e tij më të madh, Kinën.

Edhe nëse Irani mund të vendosë të shkaktojë telashe që janë më pak të dëmshme ndaj tij, si për shembull ngacmimi i anijeve në Gjirin Persik, kjo mund të mos ketë ndonjë ndikim të madh. Edhe lufta e cisternave e viteve 1980, kur u sulmuan me qindra cisterna nafte, nuk shkaktoi rritjen e çmimeve në një periudhë afatgjatë.

Kështu që skenari më i mundshëm është që çmimet e naftës të mbeten të tolerueshme për ekonominë botërore, diku në intervalin 85-90 dollarë për fuçi, duke u lejuar anëtarëve të grupit OPEC që të kenë fitime mjaft të mira.

Sidoqoftë, nuk ka gjasa që çmimet të bien së shpejti.

Dhe mbetet për t’u parë nëse një nivel i tillë do të tolerohet nga votuesit amerikanë, të cilët i shohin çmimet e benzinës çdo ditë të reklamuara në autostradë me numra të mëdhenj të kuq./Monitor

Etiketa: cmimet e lartagjiri persiknafteRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

21:17 : 02/06/2025
BOTA

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025
BOTA

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025
BOTA

“Kujdes nga aleanca Rusi-Kinë”, apeli i Kallas: Duan ndryshimin e rendit global

14:22 : 01/06/2025
BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
BOTA

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë: Ka furnizuar me armë Ukrainën

18:35 : 29/05/2025
Para

SHBA: Ka të dhëna të "arsyeshme" se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gazë

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com