• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Pezullime dhe gjoba në Superiore, njihuni me vendimet e Disiplinës

16:06 : 10/05/2024
në SPORT

Komisioni i Disiplinës publikoi vendimet në lidhje me episodet e javës së fundit në futbollin shqiptar.

Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj është dënuar me plot 8 ndeshje, për sjellje josportive dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Periudha e pezullimit me kusht për Kapllanaj është 6 muaj.

Pezullimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Laçit, Mario Bytyçi i cili është dënuar me 4 ndeshje pezullim. Po me 4 ndeshje është dënuar edhe zyrtari i Lushnjës, Mario Sula, edhe ky për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Jo vetëm pezullime, por Disiplina ka gjobitur shumë klube. Skënderbeu ka marrë një gjobë prej 100 mijë lekësh për sjellje jokorrekte të spektaktorëve, teksa për të njëjtën arsye, janë dënuar edhe Lushnja me Bylisin me nga 200 mijë lekë.

Vendimet e Disiplinës:

Lexo edhe:

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

  1. Zyrtari i KF Laçi, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Zyrtari i FK Bylis, Besnik Kapllanaj, për fyerje dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj
  5. Lojtari i FK Apolonia, Aldo Bushi,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KS Devolli, Renteria Jimenez Duvan Alexander, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i Albanët, Dajen Rexhmati, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Egnatia U-21, Ilir Kala, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  11. Lojtari i KF Egnatia U-21, Ilir Hida, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i Atletik Klub U-15, Angjelo Lumci,për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i Atletik Klub U-15, Elis Ligataj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  14. Zyrtari i Atletik Klub U-15, Saimir Kaloshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  15. Lojtari i Etien Academy U-15, Arbër Kazazi,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i Etien Academy U-15, Rei Hyka,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i Etien Academy U-15, Fjord Hoxha,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Elsino Doci,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Beniamin Mikli,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Lojtari i Don Bosko Academy U-15, Leandro Shkurti,për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. KS Korabi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-21, kunder FK Bylis U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  22. FC Internacional Tirana U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Abissnet Superiore U-16, kundër Shënkolli U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  23. AF Shqiponjat U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16, kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  24. FK Kukësi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Ndërajonale U-19, kunder NaftëtariU-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  25. Don Bosko Academy U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Iliria U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  26. FC Albanët U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Arena U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  27. Kastrioti U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15, Zona Rajonale Tiranë Grupi D, kundër TR 19 Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  28. Atletic Tirana Femra U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit U-13 Femra, Zona Rajonale Tiranë, kundër Albanët Femra U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  29. FK Apolonia U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-17, kundër Akademia e Futbollit U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  30. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia U-17, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  31. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FC Besa, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Etiketa: gjobaKomisioni i Disiplinespezullimevendimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
AKTUALITET

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

19:59 : 30/07/2025
AKTUALITET

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

18:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
SPORT

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025
AKTUALITET

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

13:15 : 22/07/2025
Para

DETAJE/ Vdekja e dy vajzave ukrainase, dyshohet se punonin si “eskorta” në Tiranë

TË GJITHA

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025

Skandal/ Qumështi “Erzeni” transportohet në kamionçina të hapura, në diell përvëlues! AKU hesht

17:30 : 16/08/2025

U dhunua nga dy të rinj në Korçë, Saleh Nasr kërkon largimin nga Skënderbeu

17:26 : 16/08/2025

Nuk preferohen nga të rinjtë, mbyllen masivisht klubet e natës në SHBA dhe Europë

17:14 : 16/08/2025

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, dhunonte gruan prej vitesh

17:08 : 16/08/2025

Egnatia humbet një nga lojtarët kryesorë, sulmuesi drejt transferimit në Ukrainë

17:00 : 16/08/2025

Zelensky: Na duhet paqe e vërtetë, jo një tjetër pauzë mes pushtimeve ruse

16:48 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com