• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në BE: Cilat janë arritjet e Parlamentit Europian

9 Maji, Dita e Europës sot festohet pak para zgjedhjeve europiane që zhvillohen në fillim të qershorit Deutsche Welle tregon, se në cilat fusha ka lënë gjurmë Parlamenti Europian në vitet e fundit, dhe në cilat jo.

08:21 : 09/05/2024
në BOTA

Fillimisht largimi i Britanisë së Madhe nga BE, pastaj Pandemia e COVID-19, pastaj lufta e Rusisë në Ukrainë, – që prej zgjedhjeve të fundit europiane zhvilluar në vitin 2019, parlamentarët europianë kanë qenë para sfidave të mëdha. Prandaj njeriu harron lehtë, cilat kanë qenë temat e agjendës.

Green Deal: Si janë punët me premtimet për klimën?

Në vitin 2019, Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së, prezantoi një plan për të ulur deri në vitin 2030 emisionet e dioksidit të karbonit në BE me 55 përqind që sasisë që ka qenë në vitin 1990, dhe deri në vitin 2050 për të arritur neutralitetin e emisioneve. Në këtë mënyrë u reagua ndaj presionit të ushtruar prej të rinjve aktivistë që dolën të protestonin në rrugë në shumë vende, në të ashtuquajturën “valën e gjelbërt”. Gjatë zgjedhjeve të para pesë vjetëve shumë deputetë të gjelbër morën vende në Parlamentin Europian, si kurrë më parë.

Ursula von der Leyen e prezantoi Green Deal si planin e madh të BE, kur u zgjodh në krye të KE, von der Leyen duk folur
Ursula von der Leyen e prezantoi Green Deal si planin e madh të BE, kur u zgjodh në krye të KEFotografi: Yves Herman/REUTERS

Që nga ajo kohë Parlamenti i BE-së, ka marrë pjesë në bisedimet për përpilimin e disa ligjeve, me anë të të cilave mendohet të mbahen premtimet për përmbushjen e Pakteve të Gjelbërta, Green Deals. Mes tyre bëjnë pjesë për shembull planet për ndalimin dekadën e ardhshme të prodhimit të automobilëve me motor djegës dhe vendosjen e taksave mbi produkte të caktuara importi që mbajnë vulën e prodhimit të sasisë së lartë të dioksidit të karbonit, në mënyrë që ata që ndotin ambientin të detyrohen të paguajnë.

Lexo edhe:

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

“Parlamenti Europian e ka dëshmuar veten se është ligjvënës me përvojë në çështjet e politikës së ambientit”, thotë Peggy Corlin, drejtuese e zyrës në Bruksel të Institutit të Fondacionit Robert-Schuman.

Gjatë këtyre ditëve sondazhet kanë treguar se tendenca shkon në disfavor të Të Gjelbërve. Për shkak të protestave zhvilluar në mbarë BE-në, Brukseli liberalizoi disa rregulla për ekonominë ekologjike, në mënyrë që të lehtësojë bujqit.

Dhe në muajin shkurt, ligjet me ndihmën e të cilave natyra e shkatërruar duhet kthyer sërish në gjendje të mirë, ekologjike, mezi arritën të merrnin aprovimin në votimin përfundimtar. Fraksioni më i madh i qendrës së djathtë, ktheu mbrapsht përkrahjen e ligjit, sepse kishte rezerva për sigurinë e lëndëve ushqimore. Në kuadër të bisedimeve teksti i ligjit u zbut në mënyrë të konsiderueshme.

Mbrojtësit e klimës i kritikuan të dyja versionet se zbusin premtimet e bëra më parë për klimën.

Protesta të fermerëve polakë
Protesta të fermerëve polakëFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

BE nxorri ligjet e para në botë për inteligjencën artificiale dhe Big Tech

Që prej vitit 2019, BE ka nxjerrë një seri ligjesh për të frenuar pushtetin e kompanive të mëdha të teknologjisë. Vitin e kaluar hyri në fuqi një rregullore e re, e cila detyron platformat online që të luftojnë në mënyrë aktive përmbajtjet e dëmshme.

BE vuri në funksion disa herë kompetencat e reja digjitale dhe kontrolloi rrjetet sociale. Kështu me presionin e ushtruar nga BE, u ndaluan pjesë të aplikacionit TikTokLite që kishin të bënin me një sistem të diskutueshëm shpërblimi.

Andrea Renda, drejtor kërkimor në institutin Centre for European Policy Studies me qendër në Bruksel, tha për Deutsche Wellen, se deputetët e BE-së, morën pjesë “në mënyrë të konsiderueshme” në ashpërsimin e ligjeve të para për rregullimin e Inteligjencës Artificiale. Megjithatë, paralajmëroi Renda, BE ndodhet para një „problemi të madh zbatimi”, sepse çdo rregull është pajisur me procese të ndryshme zbatimi.

Migracioni në BE: megjithë arritjet vazhdojnë kundërshtimet

Për një kohë të gjatë vazhdon të jetë një nga temat më të diskutueshme: migracioni dhe politika e azilit të BE-së. Pas diskutimeve dhjetravjeçare, në fillim të muajit prill, Parlamenti i BE-së dha aprovimin përfundimtar të reformës së azilit. Shumë qeveri kombëtare e cilësuan këtë si histori suksesi.

Sipas ligjeve të reja, çdo vend i BE-së duhet të pranojë një numër të caktuar të migrantëve që mbërrijnë në brigjet e BE-së, ose duhet t’i paguajë një dëmshpërblim vendeve të tjera që i marrin migrantët. Për të përshpejtuar dëbimet, azilkërkuesit do të vlerësohen edhe sipas propabilitetit të pranimit të kërkesës së azilit. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë këtë ligj të ri.

“Sipas këndvështrimit të ligjvënësit dhe duke patur parasysh gjithë procesin rezultati mund të shihet si sukses,” thotë Helena Hahn, analiste migracioni në institutin European Policy Center, me qendër në Bruksel. Por, thotë Hahn, rezultati zhgënjeu edhe shumë qeveri.

“Arsyeja, pse deputetët thanë Po më në fund, është gjykimi se është më mirë me një pakt, sidoqë të jetë ai, se sa pa pakt fare. Nëse reformat nuk do të ishin aprovuar, atëherë me siguri që do të merrej një shuplakë në zgjedhje,” shpjegon ajo. “Partitë e qendrës dhe spektrit të majtë nuk donin të përballeshin me këto pasoja.”

Futje hundësh nga jashtë: Spiunë në shtëpinë e demokracisë europiane?

Hijet e një serie skandalesh për futje hundësh të supozuara nga fuqitë jo europiane, bien ende mbi Parlamentin. Në vitin 2022, prokuroria belge kreu një hetim për një sistem ndikimi mbi deputetët që mendohet të jetë bërë kundrejt pagesave. Rasti u bë i njohur si „Katargate”, megjithëse Katari hodhi poshtë të ketë marrë pjesë në të.

Në prill të këtij viti, u shfaqën njëra pas tjetrës njoftime për një aksion të supozuar rus propagande, dhe para fillimit të javës një punonjës i një deputeti gjerman të BE-së, u arrestua me akuzën e kryerjes së spiunazhit për Kinën. “Unë pyes çfarë do ndodhë tjetër,” thotë për Deutsche Wellen, deputeti socialdemokrat gjerman në Parlamentin Europian, Gabriele Bischoff. “Është vërtet e rëndësishme që ne të bëjmë demokracinë tonë rezistente ndaj ndikimeve të huaja.” Vitin e kaluar Parlamenti Europian forcoi mbrojtjen e Whistleblowern dhe ashpërsoi rregullat e transparencës për deputetët.

Samit i BE për Ukrainën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Guterres, Kryeministrja italiane, Meloni, ai hungarez, Orban, Antonio Guterres dhe presidentja e KE, von der Leyen, bashkë me presidentin qipriot, Nikos Christodoulides duke biseduar në këmbë
Samit i BE për Ukrainën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, GuterresFotografi: Olivier Matthys/AP/dpa/picture alliance

Politika e BE: Përkrahje për Ukrainën, dënim të Rusisë

Parlamenti Europian nuk mund të vendosë ligje me forcën e vet. Ai është i detyruar të diskutojë propozimet e tij me Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE-së. Prandaj, Dhoma e tij shpesh luan me „pushtetin e dobët”, dhe nxjerr rezoluta që nuk janë ligjërisht të detyrueshme, për të rritur kështu persionin mbi institucionet e tjera të BE-së.

Deputeti europian i qendrës, Billy Kelleher nga Irlanda tregon se parlamentarët e ushtruan këtë lloj ndikimi në kuadër të luftës ruse në Ukrainë. Ata detyruan qeveritë që të ulin varësinë nga gazi rus dhe të forcojnë përkrahjen për Ukrainën.

“Parlamenti ishte me të tjerët që në fillim kur që me një listë të zgjeruar sanksionesh kundër Rusisë, detyruan uljen e aftësisë së saj për të financuar luftën në Ukrainë,” thotë Kelleher për Deutsche Wellen. Ai është një mes shumë deputetëve, që ka vizituar Ukrainën, që në shkurt të 2022.

Përndryshe Parlamenti ka pak pushtet direkt në politikën e jashtme, sepse vendimet merren nga qeveritë e BE-së. Deputetët kërkojnë gjithjë e më shumë rritjen e ndikimit. Me argumentin, se ata janë zgjedhur në fund të fundit direkt nga qytetarët e BE-së për të qenë anëtarë të Parlamentit.

Por kjo nuk është diçka me prioritet për të gjithë politikanët BE-së. “Ne duhet të respektojmë vendimet e qeverive kombëtare, sepse ata janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit,” thotë deputeti europian, Nicola Procaccini, kryetar i fraksionit nacionalist të djathtë ECR.

Ashtu si partitë e spektrit të qendrës së djathtë deri tek të djathtët e skajshëm edhe partia e Procaccinisit mund të marrë në zgjedhjet e BE-së të këtij qershori vota nga votat e qendrës dhe të majtës./DW

Etiketa: BEParlamenti Europian

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt BE-së, por a është gati ekonomia?

17:48 : 18/06/2026
Para

Opozita fiton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët sigurojnë 31 mandate

TË GJITHA

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026

‘Kemi fëmijë dhe gra shtatzana’/ ‘Truket’ e grupit të Call-Centerave për ti shpëtuar burgut, zbardhen dëshmitë

09:11 : 25/06/2026

Përgjigja e vetme e një protestuesi: “F*ck you back, Rama”!

08:51 : 25/06/2026
Foto ilustruese

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026

Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

08:30 : 25/06/2026

Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin

08:21 : 25/06/2026

Këmbimi valutor 25 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:16 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet