• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen rolet e bandës së Gëzim Çelës, kush ishte “Foni” që gjente “mallin”: Kam 52 kg nga ajo e mira! (PËRGJIMET)

16:32 : 09/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një operacion i policisë gushtin e 2023, vuri në pranga disa persona të cilët kishin krijuar një rrjet për trafikimin e lëndëve narkotike jashtë vendit, ku shkëmbenin kokainë me kanabis në detit Adriatik.

Ishte Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që trafikonte kanabisin zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik, ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me kokainë.

Pak ditë më parë në pranga ranë dhe tre persona të tjerë anëtarë të kësaj bande, Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj.

Por, cili ishte roli i tyre dhe si zhvillohej komunikimi mes tyre për sigurimin e lëndës narkotike? Top Channel ka siguruar dosjen hetimore, në të cilën janë deskriptuar biseda telefonike dhe mesazhe mes të sipërpërmendurve dhe anëtarë të tjerë të grupit.

Pjesë nga dosja:

Lexo edhe:

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

Nga informacioni i përcjellë nga Kompania e Telefonisë rezulton i regjistruar në emër të shtetasit Ksenofon Bodo, i datëlindjes 20 Shtator 1982. Në këto rrethana ka lindur dyshimi se “Foni Orikum” dhe “Ffffon” është i njëjti person, pra shtetasi Ksenofon Bodo.

Nga kqyrja e fotografisë së shtetasit Ksenofon Bodo, i datëlindjes 20 Shtator 1982, në sistemin NCR, rezulton se tiparet e tij janë të njëjta ose të ngjashme me personin në fjalë, i cili duket dhe në fotografinë të cilën Arlind Ismajlukaj i’a dërgon në datën 22 Maj 2023 bashkëpunëtorit të vet, shtetasit Armando Mema.

Sa më sipër, rezulton se një pjesë e lëndës narkotike, e llojit bimë “cannabis sativa” që do të trafikohej natën e datës 14 Gusht 2023 nga personi nën hetim Arlind Ismajlukaj, është siguruar nga shtetasit Ksenofon Bodo dhe shtetasi Selami Lushkaj. Ky i fundit përveç sasisë të lëndës narkotike të siguruar prej tij, ka magazinuar fillimisht dhe më pas ka paketuar dhe lëndën narkotike të siguruar nga Ksenofon Bodo, dhe të gjithë sasisë e ka transportuar më pas në Mamurras.

II.II. Nga kqyrja e mesazheve telefonike të shkëmbyera në rrjetin social “Signal” i regjistruar me emrin “Karadayi”, i cili i përket shtetasit Arlind Ismajlukaj, që rezultoi se përdoret nga shtetasi Ksenofon Bodo, rezulton se në datën 27 Qershor 2023, në harkun kohor 23:09:50 deri më 23:28:46, bisedë në të cilën Foni e informon Arlindin se ka 52.5 kg nga ajo e mira, ndër të tjera në orën 23:14:27 Ksenofoni e informon Arlindin se po ikën tek Tani, ndërkohë që Arlindi e pyet “te Tani im”.

Nga biseda rezulton se Arlindi sapo është kthyer nga Kosova, ndërkohë që Tani rezulton se është një person i afèrt ose i besuar me Arlindin.

Në këto rrethana, është bërë kërkim në të dhënat e përfituara nga akti i ekspertimit teknik kompiuterik të telefonit të personit nën hetim Arlind Ismajlukaj, për bisedat e bëra në rrjetet sociale të instaluara me personat e regjistruar me emrin “Tan”, “Dritan” dhe “Artan”. Nga kqyrja në fjalë, rezulton se në në telefonin tip “Iphone” 14 Pro Max, në njërin nga telefonat (jo në telefonin ku janë shumica e bisedave të sipërcituara për lëndën narkotike) ka të regjistruar numrin e telefonit …., i regjistruar me emrin “Tani mamurras”.

Nga të dhënat e përfituara nga informacioni i përcjellë nga Kompania e Telefonisë rezulton se ky numër telefoni është i regjistruar në emër të shtetasit Alket Deda.

Nga procesverbali i kqyrjes së sistemit NCR, rezulton se ai i përket shtetasit Alket Stak Deda, i datëlindjes 22 Shkurt 1987. Ky shtetas ka ndërruar emrin nga “Dritan” në “Alket”.

Nga kqyrja e bisedave të datës 14 Gusht 2023 nga ora 19:53:43 deri në orën 22:31:51, rezulton se ata zhvillojnë biseda për orarin e nisjes.

Arlindi i bën me dije bashkëbiseduesit se do të jetë ai që do të përcaktojë orarin kur bashkëbiseduesi do të niset dhe të përcaktojnë dhe vendin e takimit, por do të jetë rreth orës 10:30 11:00, çka do të thotë rreth orës 22:30 -23:00.

Në orën 21:09:13, Arlindi i shkruan përsëri bashkëbiseduesit, duke i thënë që të bëhet gati dhe për 25 minuta të niset.

Në orën 21:23:15, bashkëbiseduesi “kuzgun887” i shkruan Arlindit, duke i thënë se është gati, por të shohë pak rrugën deri afër shtëpisë së Bledit.

Arlindi i konfirmon se është aty dhe për t’u bërë i besueshëm i çon një foto të rrugës, nga brenda automjetit të tij, i cili mesa shihet është i ndaluar. Ndërkohë që bashkëbiseduesi i thotë se po niset.

Nga biseda rezulton se pasi bashkebiseduesi “kuzgun887” i thotë Arlindit se po e shikon se ka arritur në vendin e takimit, duke i’u drejtuar me fjalët “…ec, ec se unë jam”, Arlindi i shpreh shqetësimin se nuk ka doreza (pra doreza që të mos lenë gjurmë gishtash gjatë imbarkimit të lëndës narkotike në mjetin lundrues). Kuzguni e siguron se i ka marrë ai./ TCH

Etiketa: Alket Dedadosjen hetimoreDritan Metajdrogegezim celagrupiKsenofon BodomalliSelami Lushkaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranë, arrestohen dy persona për shitje dhe blerje kokaine

14:03 : 06/10/2025
AKTUALITET

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

12:19 : 06/10/2025
AKTUALITET

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025
SHOW BIZ

Vajza e Eli Farës rikthehet mes fotosh provokuese: Mesazhi i saj për ndjekësit

10:20 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën duke trafikuar mbi 17 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

16:36 : 03/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim për prodhim dhe shitje drogë, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

13:36 : 02/10/2025
Para

Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com