• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia në Shkodër! Gjendet edhe trupi i vogëlushit 3-vjeçar

11:09 : 07/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së tretë që u mbyt në lumin Buna të Shkodrës së bashku me nënën, Alma Arrazin dhe dy motrat.

Djaloshi 3-vjeçar është gjetur në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit pasi ishte spostuar nga rrjedha e lumit.

Trupi i vajzës 9-vjeçare u gjet nga një peshkatar mbrëmjen e 4 Majit, ndërsa 8-vjeçarja u gjet pasditen e djeshme (6 Maj). Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës, Alma Arrazit.

Kerkimet Ne Bune

Lexo edhe:

59-vjeçarja tenton vetëmbytjen në lumin Buna, nxirret në gjendje të rëndë nga uji

“S’kam ku mytem…”, zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë

Për ngjarjen e rëndë është arrestuar Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve të mbytur. Ai akuzohet se ka shtyrë gruan me fëmijët drejt vetëvrasjes.

Ergys Arrazi

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhune fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje. Dyshohet se Erdgys Arrazi e tradhëtonte bashkëshorten e tij, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe, Ergesës.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit të Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët e saj.

Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.

Një ditë më pas, më 3 maj, Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por, kur një peshkatar i zonës gjeti të pajetë trupin e 9-vjeçares Ergesa, ai u kthye në të dyshuarin kryesor për shkaktin e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Gjithsesi, familjarët e Erdgys Arrizit, jashtë kamerave, pretendojnë se ai nuk ushtronte dhunë dhe se tre fëmijët, ishin pika e dobët e tij.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Erdgys Arrizi nuk ka pranuar të flasë para grupit hetimor. Ai ka kërkuar leje për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrosjes së vajzës së tij, por kërkesa i është refuzuar.

Kërkimet për gjetjen e tre trupave nga polumbarët e RENEA nisën të dielën dhe janë përforcuar këtë të hënë mnga ushtria, duke kërkuar nga fshati Darragjat deri në grykëderdhjen e Bunës, në Velipojë. Po kështu janë angazhuar në kërkime dhe forcat policore të Malit të Zi.

Etiketa: alma arraziergys arrazilumi bunavetembytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

59-vjeçarja tenton vetëmbytjen në lumin Buna, nxirret në gjendje të rëndë nga uji

11:17 : 22/03/2026
AKTUALITET

“S’kam ku mytem…”, zbardhen 5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë

11:29 : 27/05/2025
AKTUALITET

Gruaja dhe tre fëmijët iu hodhën në Bunë, dënohet me 4 vite burg Erdgys Arrazi

16:24 : 26/05/2025
AKTUALITET

Ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis kanë zgjeruar përmasat e erozionit në bregdet

19:40 : 15/02/2025
AKTUALITET

Shtyu gruan dhe 3 fëmijët drejt vetëflijimit, Prokuroria kërkon 6 vite burg për Erdgys Arrazin

10:39 : 03/02/2025
AKTUALITET

Shmanget tragjedia në Shkodër, i moshuari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

14:01 : 31/12/2024
Para

Asnjë ofertë/ SPAK-ut i dështon tenderi sekret 1 mln euro i përgjuesve

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom