• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtari paralajmëron Trump: Ke shkelur urdhrin e Gjykatës! Mund të dënohesh me burg

08:15 : 07/05/2024
në AKTUALITET, BOTA
NEW YORK, NEW YORK - MAY 2: Former U.S. President Donald Trump attends his trial for allegedly covering up hush money payments at Manhattan Criminal Court on May 2, 2024 in New York City. Trump was charged with 34 counts of falsifying business records last year, which prosecutors say was an effort to hide a potential sex scandal, both before and after the 2016 presidential election. Trump is the first former U.S. president to face trial on criminal charges. (Photo by  Doug Mills-Pool/Getty Images)

NEW YORK, NEW YORK - MAY 2: Former U.S. President Donald Trump attends his trial for allegedly covering up hush money payments at Manhattan Criminal Court on May 2, 2024 in New York City. Trump was charged with 34 counts of falsifying business records last year, which prosecutors say was an effort to hide a potential sex scandal, both before and after the 2016 presidential election. Trump is the first former U.S. president to face trial on criminal charges. (Photo by Doug Mills-Pool/Getty Images)

Gjykatësi në çështjen penale në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump vendosi sërish të hënën se zoti Trump ka shkelur urdhërin që ia ndalon të sulmojë dëshmitarët për këtë proces gjyqësor.

Gjykatësi e paralajmëroi prerazi zotin Trump se mund të burgoset nëse vazhdon të injorojë urdhërin e gjykatës.

Gjykatësi Juan Merchan e mori vendimin në fillimin e javës së tretë të procesit gjyqësor, periudhë gjatë së cilës janë dëgjuar dëshmitarët. Në këtë çështje penale, akuzat janë për falsifikim të të dhënave të biznesit të Organizatës Trump, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels.

Ish-presidenti Trump ka mohuar pretendimin e zonjës Daniels për një marrëdhënie seksuale mes tyre, si dhe ka mohuar të 34 akuzat e ngritura ndaj tij. Por, gjykatësi Merchan e paralajmëroi zotin Trump se shkelja e urdhërit të gjykatës “është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit ligjor. Nuk mundem ta lejoj këtë të vazhdojë”.

Gjykatësi Merchan tha se “gjëja e fundit” që do të donte ishte ta dërgonte zotin Trump në burg, por se do ta bënte këtë nëse do të duhet. “Je ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta edhe presidenti i ardhshëm”, shtoi gjykatësi.

Lexo edhe:

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Gjykatësi Merchan i vendosi një tjetër gjobë prej 1 mijë dollarësh për shkeljen e urdhërit të gjykatës. Javën e kaluar, ai i dha 9 mijë dollarë gjoba për shkeljen nëntë herë të urdhërit. Javën e kaluar, gjykatësi pranoi se ndëshkimi është tepër i vogël për një miliarder si zoti Trump.

Procesi rifilloi të hënën, ndërsa juria prej 12 anëtarësh nuk ka dëgjuar ende dy dëshmitarët kryesorë për çështjen – zonjën Daniels dhe ish-avokatin dhe ndërmjetësin politik të zotit Trump, të dënuarin tashmë për evasion fiskal dhe deklarata të rreme, Michael Cohen.

Anëtarët e jurisë kanë dëgjuar shumë rreth të dy personave gjatë dy javëve të fundit, por prokurorët nuk kanë dhënë ndonjë tregues se kur mund të thirren për të dëshmuar.

Sidoqoftë, Jeffrey McConney, ish-kryellogaritar në Organizatën Trump, foli të hënën gjatë dëshmisë së tij se si zoti Cohen i dërgonte fatura kompanisë në mënyrë që të rimbursohej për 130 mijë dollarët e dhënë zonjës Daniels.

Zoti McConney tha se disa prej çeqeve për zotin Cohen u dërguan në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, pasi zoti Trump u bë president, në mënyrë që ai t’i firmoste personalisht dhe më pas shumat përkatëse tërhiqeshin nga llogaria personale e zotit Trump.

Në total, zotit Cohen iu paguan 420 mijë dollarë, përfshirë 130 mijë dollarët si rimbursim për shumën e marrë nga vendosja si garanci e vlerës së shtëpisë së tij, për të mundësuar pagesën për zonjën Daniels. Shuma e paguar zotit Cohen ishte më e madhe, me qëllimin që të mjaftonte për të mbuluar shpenzimet e tij tatimore për këto pagesa, si dhe në formën e një bonusi.

Ish-presidenti Trump ka thënë se pagesat për zotin Cohen në vitin 2017 ishin për punën e tij ligjore bazuar në një marrëveshje shërbimesh për Organizatën Trump. Por prokurorët kanë thënë se nuk ka patur shërbime të tilla ligjore dhe zoti McConney tha se nuk u njoh ndonjëherë me një dokument të tillë.

Zoti McConney tha se i autorizoi pagesat për zotin Cohen pa ditur saktësisht se për çfarë ishin, por se veproi sipas udhëzimeve të Allen Weisselberg-ut, ish-drejtor i financave në Organizatën Trump, si dhe të Eric Trump-it, djali i dytë i ish-presidentit.

Anëtarëve të jurisë iu tregua një mesazh email-i nga zoti Weisselberg ku thuhej se mund të paguhej zoti Cohen pasi “ishte rënë dakort me Don-in dhe Eric-un”, duke iu referuar ish-presidentit dhe djalit të tij.

Zoti Weisselberg po vuan aktualisht një dënim prej pesë muajsh burgim për dëshmi të rreme gjatë çështjes civile gjyqësore për biznesin e zotit Trump, ndërsa djali i tij Eric qëndroi i ulur përkrah ish-presidentit në sallën e gjyqit në ditën e 12-të të procesit.

“Të thanë të bëje diçka, dhe e bëre?”, e pyeti zotin McConney prokurori Matthew Colangelo.

“Po”, u përgjigj zoti McConney.

Në moshën 77-vjeçare, Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza penale. Prokurorët thonë se pagesat për zonjën Daniels synonin që ajo të mos fliste për marrëdhënien e pretenduar me zotin Trump, ndërsa votuesit përgatiteshin të shkonin në qendrat e votimit tetë vite më parë.

Zoti Trump ka mohuar akuzat ndaj tij, por nëse gjendet fajtor mund të dënohet me kusht, apo deri edhe në katër vite burgim. Ai është kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet që mbahen në 5 nëntor./ VOA

Etiketa: gjykataish-presidentiTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

21:20 : 16/05/2025
BOTA

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

21:07 : 15/05/2025
BOTA

E ngritën për ta nderuar, e hoqën në heshtje, zhduket statuja e Melania Trump në Slloveni

19:50 : 15/05/2025
BOTA

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025
BOTA

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
Para

Pse Serbia dhe Hungaria janë të rëndësishme për Xi Jinpingun?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com