• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aferat në Bashki/ Teliti: Veliaj të dorëhiqej, pres që Rama të distancohet prej tij

17:03 : 06/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e nesërme mbahet protesta e gjashtë e opozitës para Bashkisë së Tiranës, pas aferës korruptive “5D” ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një lidhje “Skype” me studion e MCN, deklaroi se nëse këshilltarët pengohen të bëjnë detyrën e tyre, atëherë i lind e drejta çdo qytetari që të shprehë revoltën e tij, me mjete demokratike të mosbindjes civile.

Ai deklaroi se Erion Veliaj e ka detyrim të japë sqarime para Këshillit Bashkiak për të gjitha aferat në bashki, teksa sipas tij, ai duhet

“Nëse do përballemi me policinë, me radhët e policisë, me heshtjen, me mungesën e kryebashkiakut për të dhënë llogari, patjetër që i lind e drejta çdo qytetari për të protestuar me mjete demokratike të mosbindjes civile për të shprehur revoltën e tij. Është e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë. Dua të bëjmë transparencë dhe të gjejmë të vërtetën se ku kanë shkuar 30 milionë eurot e 5D , 135 milionë eurot e inceneratorëve. Veliaj ka detyrim të vijë para Këshillit Bashkiak.

Asnjë kërkesë nuk është shqyrtuar. Kemi kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme, jemi 1 muaj e ca nga skandali që ka plasur dhe Veliaj nuk denjon të dalë para Këshillit Bashkiak dhe nuk denjon të japë llogari. Kërkesat tona janë kërkesa që bazohen në Kushtetutë, ligj dhe rregullore. Është e drejta jonë si këshilltarë për ta marrë në pyetje kryebashkiakun, për ta thirrur në interpelancë kryebashkiakun.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Dorëheqja e Veliaj duhet të ishte bërë që dje. Veliaj është zgjedhur ‘de juro’ kryetar i Bashkisë Tiranë. Veliaj është kryetar por ai ka dhe dy funksione të tjera, si drejtues i Autoritetit kontraktor, ai që firmos kontratat. Ai ka dhe funksionin e nëpunësit autorizues, ai që i jep drejtim çdo lloj pagese. Këto funksione përfshihen në pozicionet e kryetarit të Bashkisë Tiranë ose Veliaj është pjesë e kësaj skemë dhe duhet të japë dorëheqjen, por edhe në rastin tjetër që nuk është pjesë e kësaj skemë si është e mundur që i paskan rrëshqitur 29 kontrata dhe nuk ka kuptuar gjë.” – deklaroi Teliti.

Ndër të tjera, Teliti tha se pret që së paku, kryeministri Edi Rama të distancohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Uroj që Rama të distancohet të paktën nga Veliaj. Është një skemë e krimit ekonomik e ngritur në të gjitha qelizat, që nuk bëhet pa mbështetjen e pushtetit qendror. Shpresoj që Rama të distancohet nga Veliaj.” – tha Teliti.

Etiketa: aferatbashkidorian telitiEdi RamaErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
Para

Sarandë/ Dhunoi me sende të forta një vajzë brenda lokalit, shpallet në kërkim 44-vjeçari

TË GJITHA

Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Do marrim masa

16:36 : 10/10/2025

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

16:14 : 10/10/2025

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

16:11 : 10/10/2025

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025

Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Presidentit, ish-kreu i KQZ tregon çfarë do ndodhë me zgjedhjet në Tiranë

16:00 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com