• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy buste dhe një shtatore e Skënderbeut vendosen në tre komuna në Kalabri

19:55 : 04/05/2024
në AKTUALITET, BOTA

Dy buste dhe një shtatore të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, iu shtuan sot tre komunave arbëreshe në Kalabri, San Sofia, San Basile dhe Zangarona.

Pothuajse në çdo qendër te fshatrave arbëreshe ngrihet busti i Heroit Kombëtar si simbol që mban gjallë identitetin arbëror.

Ceremonia e sotme e inaugurimit të busteve në të tre komunat bëri bashkë me Presidentin Bajram Begaj, banorët arbëreshë, autoritetet lokale, shqiptarë të Shqipërisë të ikur pas viteve ’90 si edhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Presidenti Begaj i cili i dhuroi arbëreshëve dy buste, shprehu falënderim ndaj pjesëmarrësve duke përshëndetur në veçanti të rinjtë dhe fëmijët të pranishëm në këtë festë kombëtare.

“Kam ardhur të mbaj fjalën  që ju dhashë tetorin e kaluar, sepse për ne shqiptarët, fjala e dhënë nuk është mit, por realitet’, u shpreh Presidenti Begaj gjatë ceremonisë inauguruese të bustit të Skënderbeut. Është vizita e dytë në Kalabri dhe kjo vizitë më mbush me krenari për faktin që të gjitha institucionet italiane, duke filluar nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, prefektët e këtyre komave dhe e gjithë media janë interesuar dhe kanë promovuar gjithçka në lidhje me Arbërinë.

Lexo edhe:

Synohet ngjitja në të Parën, klubi i Kategorisë së Dytë huazon dy lojtarë nga Skënderbeu

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

Patjetër që projekti Arbëria dhe Shqipëria, tashmë edhe Kosova dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi, do të kenë një bazë të shëndetshme për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre. Këto marrëdhënie nuk do të ishin në këtë ditë sot dhe nuk do të zhvilloheshin nëse ju 6 shekuj me parë do të kishit haruar nga vinit, prandaj është momenti t’ju them: faleminderit  të gjithëve ju, secilit një e nga një, dhe të gjitha komunave arbëreshe për çfarë keni bërë për të ruajtur gjuhën arbëreshe, çfarë keni bërë për të transmetuar identitetin tonë kombëtar me veshje, traditat dhe kulturën tonë”.

Kreu i shtetit theksoi se do të vijojë të japë ndihmën e tij, frymëzuar nga modeli i arbëreshëve i vlerësimit dhe promovimit të historisë aq të rëndësishme për ruajtjen e identitetit përballë sfidave te kohës.

“Arbëreshët vërtet ikën nga vendlindja e tyre, po erdhën këtu në vendlindjen e re ne Itali. Erdhën këtu dhe ruajtën e mbajtën me vete gjuhën, veshjet, kulturën, traditën, këngën dhe vallen, morën me vete kujtimin e tyre për Skënderbeun, identitetin e tyre kombëtar. Nga sot Skënderbeu në këtë shesh nuk do të jetë më një kujtim, por do të jetë gjithmonë një jetesë së bashku me ju.  Çdo ditë ju do të shikoni monumentin e tij kaq të lartësuar në këtë vepër kaq të realizuar”, u shpreh Presidenti Begaj i cili këshilloi brezat e rinj, shkollat tona, mësuesit tanë dhe shkrimtarët të jenë promovues të vlerave kombëtare.

Duke vlerësuar figurën e Skënderbeut, si strateg të përbashkimit që përcaktoi të ardhmen e popullit tonë drejt Evropës, Presidenti Begaj u shpreh se edhe sot ai është simbol për të gjithë shqiptarët kudo janë, në atdhe apo Diasporë.

Ndërkohë në San Basile, ceremonia u shoqërua dhe me një ekspozitë  fotografike të artistit Vlasov Sulaj mbi rrugëtimin na Shqipërinë Kalabri të monumentit të punuar nga skulptori Ardian Pepa.

Nga Zangarona, pas inaugurimit të bustit të Gjergj Kastriotit, Begaj i ftoi të rinjtë arbëreshë të shndërrohen në ambasadorë të vlerave historike, kulturore, identitare të Arbërisë.

“Dua t’ju inkurajoj të vazhdoni të jeni ambasadorë të vlerave tuaja. Përdorni çdo mjet që keni në dispozicion, nga teknologjia, deri te mediat sociale, për të treguar historinë tuaj unike dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin tuaj emë gjerë. Jini krenarë për atë që jeni dhe atë që përfaqësoni! Tregojuni botës për thesaret e këtushme, bukurinë e veshjeve, për argjendarinë dhe zbukurimet e kostumeve tuaja karakteristike, qëprodhohen në mënyrë artizanale nga rrobaqepës duarartë. Ekspozoni artin e mrekullueshëm tëpikturës së shprehur gjatë gjashtë shekujshhistorie. Përhapni meloditë e këngëve dhe motivet e valleve të gëzueshme. Në këtë rrugëtim do të na keni në krah!”- u shpreh Bajram Begaj.

Etiketa: Bajram BegajbusteKalabrishtatoreSkenderbeu

Lajme të lidhura

SPORT

Synohet ngjitja në të Parën, klubi i Kategorisë së Dytë huazon dy lojtarë nga Skënderbeu

18:47 : 18/07/2025
AKTUALITET

Mandatet e Kushtetueses, si e shpërdoroi Kushtetutën dhe detyrën Bajram Begaj

18:43 : 17/07/2025
SPORT

Largim i rëndësishëm nga Skënderbeu, mbrojtësi merr shiritin e kapitenit në Kosovë

13:41 : 13/07/2025
SPORT

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

21:47 : 11/07/2025
SPORT

Nikaj largohet nga Skënderbeu, prezantohet te klubi i njohur polak

17:53 : 08/07/2025
SPORT

Skënderbeu pranë akordit me mesfushorin e Sassuolos

15:52 : 04/07/2025
Para

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

TË GJITHA

Kapet 30-vjeçari në Tiranë me armë gati për qitje, i zbulohet punishte silenciatorësh

12:19 : 19/07/2025

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025

Përballen për herë të parë në histori, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

12:05 : 19/07/2025

“Përqafimi që kushton miliona”/ CEO amerikan rrezikon 30 milionë paund pas skandalit në koncert

12:02 : 19/07/2025

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025

Bujqësia shqiptare “zhytet” më tej në agoni, turizmi po i jep goditjen finale

11:40 : 19/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

11:25 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com