• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshohet se orkestroi vrasjen e partnerit/ Donika Jonuzi: Iliri më gjuante me thika

15:41 : 02/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Ilir Osmani, një qytetar nga Elbasani, humbi jetën para disa ditësh në Pejë të Kosovës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja që fillimisht u dyshua si aksidentale, ka dyshime të forta se është vrasje e qëllimshme.

Sipas fakteve të publikuara nga emisioni “Uniko”, shoferi i makinës që përplasi për vdekje Ilir Osmani është Serxhio Jonuzi 23 vjeç nga Elbasani, nipi i Donika Jonuzit. Donika Jonuzi ishte bashkëjetuesja e Ilir Osmanit.

Por, në një intervistë për RTSH, Donika Jonuzi ka mohuar se është orkestruesja e vrasjes së bashkëshortit të saj Ilir Osmani. Ajo thotë se Iliri e torturonte atë dhe e kishte gjuajtur disa herë më thikë.

Duke mohuar akuzat ndaj saj, Donika thotë se ishte Iliri që e detyronte të lypte në Pejë, ndërsa shtoi se bashkëshorti ishte konsumues i lëndëve narkotike. Ajo sqaron se ishte ndarë nga Iliri dhe ishte me urdhër mbrojtje, ndërsa thotë se ish bashkëshorti nuk e linte të jetonte në Shqipëri pasi e kërcënonte se do e vriste dhe se i  kishte djegur shtëpinë.

Lexo edhe:

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

“Ai na kërcënonte, Iliri na thoshte do na digjte shtëpinë, unë jam me urdhër mbrojtje kam një vit që jam ndarë nga ai. Na kërcënonte se do na vriste të gjithë si familje. Ai ja mori jetën se Ilir na kërkonte gjithë kohës të na gjente dhe të na vriste. Ai na dogji shtëpinë në Shqipëri dhe nipi im e shtypi,. Nipi im është arrestuar. Ai nuk donte ta vriste, por ta trembte e ta plagoste pasi e pa rrugës, pasi nuk na linte rehat. Ne erdhëm në Kosovë vetëm se ai nuk na linte të jetonim të qetë në Shqipëri. Jo nuk ishte e orkestruar, Ilir fshihej se e kërkonte policia. Ne kemi bërë denoncimin që na dogji shtëpinë.

Unë kam qenë në shtëpi kur ndodhi aksidenti, kam dhënë dëshminë në polici. Unë nuk dija që iliri ka qenë në Pejë, e dija në Elbasan ku kërkohej nga policia pasi ndaj tij ka dy denoncime. Unë kam ardhur në Pejë pasi u ndava nga Ilir, pasi Iliri nuk më linte rehat të jetoja në Shqipëri, nënë tim e ka kapur prej fyti dhe e kërcënonte se do ta vriste. Ai pinte shumë drogë dhe ishte agresiv, më ka gjuajtur disa herë me thika, më torturonte, më rrihte, këtu në Pejë po rri në një jetë katastrofë se ai nuk më linte të rrija e qetë në Shqipëri”, tha ajo, e cila në fund tha se kërkon që drejtësia të vihet në vend.

BASHKËJETESA E ÇIFTIT DHE FËMIJA I ADOPTUAR

Ilir Osmani dhe Donika Jonuzi nga Elbasani bashkëjetonin prej 10 vitesh. Ata nuk ishin të celebruar zyrtarisht me dokumente, por bashkëjetonin me njëri-tjetrin në shtëpinë e nënës së Ilir Osmanit në Elbasan.

4 vite më parë, ata adoptuan një fëmijë. Fëmija, që për baba biologjik kishte vëllain e Donika Jonuzit, u adoptua që në ditën e lindjes nga Donika dhe bashkëjetuesi i saj Iliri. Procesi i birësimit u bë sipas ligjit, por djali, Denisi që sot është 4 vjeç, nuk u regjistrua zyrtarisht me prindër Ilirin dhe Donikën për shkak se çifti nuk ishte celebruar me dokumente, por thjesht bashkëjetonin. Në fakt, Donika Jonuzi rezulton të jetë e martuar në Francë me një shtetas francez më të madh në moshë se ajo. Nga divorci me të, pret që të përfitojë gjysmën e pasurisë së një prone.

LYPJA, NGA ELBASANI NË PEJË TË KOSOVËS

Problemet mes çiftit nisën vitin e fundit. Donika Jonuzi shkonte shpesh në Pejë të Kosovës, aty ku lypte. Familjarët e të ndjerit Ilir Osmani thonë se Donika nuk ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo madje kishte dhe makinë. Por, Donika shkonte për të lypur në Pejë për shkak se fitonte shumë. Kurse Iliri punonte me tregti në Elbasan.

DYSHIME PËR PËRDORIMIN E DJALIT NË LYPJE

Disa ditë më parë, Ilir Osmani kishte shkuar në Pejë për të takuar Donikën që ishte aty bashkë me djalin 4-vjeçar, Denisin. Ilir kishte krijuar shumë afërsi me djalin e birësuar, dhe siç tregojnë familjarët, edhe Denisi e kërkonte shumë babain birësues.

Iliri Osmani dyshonte se bashkëjetuesja e tij Donika mund ta shfrytëzonte djalin e mitur për lypje në Pejë. Për këtë arsye kishte shkuar që ta merrte. Në Pejë ai ndodhej bashkë me të ëmën e tij. Kjo e fundit u largua prej andej dhe u kthye në Elbasan 2 ditë para se Iliri të përplasej për vdekje nga makina.

VRASJA E PARAMENDUAR ME MAKINË

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Fillimisht u dyshua për aksident, por Prokuroria dhe Policia e Pejës, duke analizuar kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë, rezulton se makina ka ndryshuar korsi dhe është futur mbi trotuar duke përplasur për vdekje Ilir Osmanin. Në momentin e përplasjes, sipas hetuesve rezulton që shoferi ka shtuar shpejtësinë dhe nuk ka shenja frenimi. Pra, kemi të bëjmë me vrasje të paramenduar. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

DYSHIMET PËR ORGANIZIMIN E VRASJES NGA DONIKA JONUZI

Kur Ilir Osmani ndodhej në Pejë së bashku me nënën e tij, Donika Jonuzi i tha të ëmës së bashkëjetuesit që të kthehej në Elbasan se për dy ditë do të kthehej dhe Iliri. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Por Iliri u kthye i vdekur. Familjarët e Ilirit thonë se Donika është “peshku i madh dhe organizatorja” e vrasjes së Ilir Osmanit. Sipas tyre, por edhe sipas dyshimeve të grupit hetimor të Prokurorisë së Pejës, Donika kishte porositur nipin e saj që të përplaste me makinë Ilir Osmanin për të mbajtur e vetme Denisin 4-vjeçar me qëllim që ta shfrytëzonte për lypje në Pejë.

Kjo për shkak se Iliri ishte kundër dhe nuk donte që djalin ta nxirrte për lypje. Nga ana tjetër, Donika e konsideronte si biznes lypjen në Pejë dhe përfitonte shuma të konsiderueshme. Kjo duket edhe në jetën e dyfishtë që bënte Donika Jonuzi, ku në fotot ajo duket një njeri tërësisht ndryshe me veshje të tjera dhe makinë.

Etiketa: donika jonuzielbasanilir osmanipejeSerxhio Jonuzivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

16:55 : 01/09/2025
AKTUALITET

Dy oficerët e SHISH në Elbasan rrihen me grushta brenda institucionit, dyshime për lidhje me rrjete d*oge

16:01 : 27/08/2025
AKTUALITET

Banesa përfshihet nga flakët në qendër të Elbasanit, panik te banorët

13:30 : 24/08/2025
AKTUALITET

Vr*u të moshuarin, zbardhet dëshmia e 64-vjeçarit: I rashë me çekiç, pas kr*mit kafe e raki

19:14 : 23/08/2025
AKTUALITET

Moti i keq përfshin Elbasanin, raportohet për përmbytje dhe dëme

15:47 : 23/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan! 51-vjeçari abuzon sek*ualisht me mbesën

13:42 : 23/08/2025
Para

Klubi i La Liga-s interesohet për Myrto Uzunin

TË GJITHA

Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!

20:50 : 01/09/2025

“Dita Real Estate” mashtron qytetaren, pasi la 2.8 mln lekë kapar, apartamenti rezulton i shitur

20:49 : 01/09/2025

SHBA/ ChatGPT i tha se po e spiunonte, ish-drejtuesi i Yahoo vr*t nënën dhe veten e tij

20:36 : 01/09/2025

Ka nënën sëmurë! Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja

20:31 : 01/09/2025

Conte nuk e do në skuadër këtë vit, Napoli huazon futbollistin shqiptar në Serie B

20:19 : 01/09/2025

V*asje për larje hesapesh? Kush ishte personi i fundit që u takua me Miklovan Danajn

20:15 : 01/09/2025

Mes kërcënimeve nga Moska, NATO demonstron forcën në Baltik, Gjermania: Gati për skenarin më të keq

20:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com