• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj sulmon protestuesit dhe analistët me fjalë banale: Kundër meje, i gjithë llumi

18:32 : 30/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas daljes nga godina e SPAK, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli vetëm pak dhe ia mbathi sapo nisën pyetjet e gazetarëve. Ai u fut menjëherë në platformën “Zoom”, ku po mbahej mbledhja online e Këshillit Bashkiak në shkelje të ligjit dhe shfrytëzoi për të sulmuar kundërshtarët e tij politik, protestuesit, por edhe analistët me fjalët më banale.

Veliaj i konsideroi si stan me lepuj apo çapaçula, qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre dhe duan të dinë se kush i grabit qindra miliona euro para publike.

Kreu i Bashkisë së Tiranës vazhdoi me thurrjet e lavdeve për SPAK-un dhe kreun e saj Altin Dumanit, siç duket për shkakun se deri më tani ka qëndruar i parekshëm, pavarësisht provave dhe fakteve të publikuara që e implikojnë në shumël afera dhe duhej të merrej i pandehur me kohë.

Veliaj sulmoi dhe analistët duke i zënë me radhë një për një, ku sipas tij, e sulmojnë për interesa të tyre dhe i konsideroi si llum. Ai sulmoi dhe një analist të ardhur nga Kosova, ku nuk dihej nlse i referohej Baton Haxhiut apo jo.

Ai nuk dha asnjë sqarim, qoftë për aferën e inceneratoëve, skandalin e dherave apo dosjen “5D”, ku opozita kërkon prej kohësh mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku ai të japë shpjegime, por i refuzohet kërkesa në shkelje të ligjit.

Lexo edhe:

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

“Sot në SPAK në vend që të më prisnin Prokurorët, më pritën makina nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. Stani me lepuj është këtu, por në fakt lepuri në bark është te “Mustafa Matohiti”. Kur shikoj se si vijnë me Mercedezët e tyre nga 100 mijë euro si në SPAK edhe këtu, ti kupton se kjo është një betejë civilizimesh. Pata sot mundësinë për të qenë në SPAK, mundësinë për të treguar punën e jashtëzakonshme të kësaj bashkie, dy kolegëve hetues dhe dola me një ndjesi krenarie. Ishin të dispiplinuar, të mënçur. Një institucion për t’u patur zili. Këta që këndojnë si gjeli maj plehut e kishin mbushur pleh gjithë Tiranën. Këta janë stan me lepuj. Mbushur sheshi me turistë dhe fotografonte këta që kanë nostali Shqipërinë e ’94. Po ia u them të qartë, nuk do kthehemi kurrë pas, jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo poshtë ballkonit. Këta çapaçulët me molotov janë një imitim shumë i dobët i ultrasve të Tiranës dhe të Partizanit. Këta nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për ta është shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Ai që humbi me 60 mijë vota, më keq se Lulzim Basha tek bashkia e vogël, ka qenë drejtor këtu në bashki dhe nuk është shquar për ndonjë aftësi të madhe. Unë ja ku jam këtu sot, le të rrinë lepujt ditën natën, nga Bashkia e Tiranës nuk na heq dot askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK.

Ata nuk mbledhin dot më shumë se sa turistët, jo më shqiptarët, prandaj e ka braktisur populli, jo vetëm me ato 60 mijë vota, por kjo sjellje rrugaçërore ku ti nuk lejon gratë e Këshillit Bashkiak të futen në Bashki, kur ti dhunon policin dhe prek uniformën, ti i hedh molotov kësaj ndërtese që është monument kulture që nuk është pronë e Veliajt.

E shijova bisedën me prokurorët e SPAK-ut se sa të përgatitur ishin, por dua të inkurajoj Altin Dumanin, ecni vetëm përpara. Ne mund të mërzitemi, por vetëm duke u sqaruar mund  ta çojmë këtë vend përpara.

Në qoftë se janë burra këta që flasin përdit, le të zbresin nga ballkoni i Saliut dhe le të shkojnë në SPAK, le të zbresi nga paralelja Ilir Meta dhe le të shkojë në SPAK, por këta nuk janë burra. Duhet të jemi krenarë se si e kemi mbledhur gjithë llumin bashkë. Është aftësi e jashtëzakonshme. Mjafton të shikoje dje emisionet dhe kupton se kemi bashkuar bashkë të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar dipka në bashkinë e Tiranës. E di ai se çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin që nuk jepet leje në kopshtin zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk I bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma me më përbuzje. Njerëzit më të poshtër që Kosova i ka përzënë nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të bllokut e ka shumë të lehtë të bëjë emision sepse ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të bllokut duke ua vjedhur motrave fetare tokën e vet. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë, ka fundshpinën e vet në interes, nuk i qan hallin as për pastrimin as për shkollat. Shumica e analistëve që nuk kanë qenë mentor i askujt, burra nga 55 , 60 , 65 vjeç rrinë natën në TV sikur janë tek peshqirat apo sikur po shikojnë Pornhub si pitbulla që shqyejnë çdo gjë që u del përpara. Jam krenar për gjithë llumin e bashkuar kundër nesh.” – tha Veliaj

Etiketa: analistetErion Veliajllumi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

12:14 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gazeta gjermane: Kullat e Tiranës fasadë për pastrim parash

19:38 : 25/06/2025
AKTUALITET

BIRN: Studioja ligjore britanike e angazhuar nga Veliaj është gjobit për pastrim parash

09:14 : 25/06/2025
Para

Bëri ‘selfie’ me Xhakën, UEFA gjobit me 2500 franga 10-vjeçarin nga Kosova

TË GJITHA

PR-i me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

09:50 : 28/06/2025

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025

“1 në 50 shqiptarë janë në burg”/ Rama, Farage-t: Nëse është siç thua ti, do i marr mbrapsht të gjithë

09:25 : 28/06/2025

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025

“Blue Taxi” aksidentohet në mes të Tiranës, përplaset me kangjellat te Ambasada amerikane

09:06 : 28/06/2025

“Air Albania” drejt falimentimit, por mbulon fluturimet me charter të Ramës? SPAK “fle gjumë”

08:54 : 28/06/2025

Këmbimi valutor 28 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:29 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com