• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Scholz: Hapat konkretë për Asociacionin, me rëndësi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

08:34 : 30/04/2024
në RAJONI

Kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi të hënën rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, njoftoi zyra e kancelarit gjerman, njofton Zëri i Amerikës.

Në njoftim thuhet se kancelari Scholz theksoi “mbështetjen e Gjermanisë për integrimin evropian të Kosovës ndërsa rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit”. Kancelari gjerman, thuhet në njoftim, ka përshëndetur zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi ndërkaq mbështetjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz për anëtarësim në Këshillin e Evropës, më pak se tre javë nga mbledhja e Këshillit të ministrave të kësaj organizate, kur anëtarësimi i Kosovës mund të hidhet në votim.

Kryeministri Kurti shkroi në rrjetet sociale se gjatë një bisede telefonike me kancelarin Scholz ka “shprehur mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur dhe shpresën se Gjermania do të mbështesë antëraësimi e Kosovës në Këshillin e Evropës në përputhje me rekomandimet e Asamblesë parlamentare”, duke nënvizuar siç tha angazhimin e Kosovës për të zbatuar tërësisht marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lexo edhe:

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

Dy javë më parë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave. Edhe në këtë fazë, Kosova duhet të sigurojë votat e dy të tretave të vendeve anëtare që marrin pjesë në votim.

Ndonëse në raportin e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës thuhet se themelimi i Asociacionit duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën, vendet e “Quint-it”, siç njihet pesëshja kryesore perëndimore e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar, e shohin çështjen e këtij anëtarësimi si një mundësi për të ushtruar trysni mbi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështjeje.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha javën e kaluar pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti se Kosova duhet të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, pas një bisede telefonike me kryeministri Albin Kurti ka theksuar “rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit. Udhëheqësit e të dyja vendeve i thanë po në parim dokumentit, por gjërat nuk kanë lëvizur nga vendi.

Në projektstatutin e hartuar nga diplomatët perëndimorë thuhet se ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit.

Diplomatët presin që autoritetet në Prishtinë ta dërgojnë projektstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë këtë, ai duhet të miratohet nga qeveria dhe të shndërrohet në dokument juridik të shqyrtueshëm nga Gjykata.

Kosova ka hezituar të hedh hapa për këtë çështje nga frika se një mekanizëm i tillë do të mund të shndërrohej në një entitet të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje.

Partitë opozitare i kërkuan sot qeverisë që të ketë kujdes lidhur me kushtëzimin e mundshëm të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë me hedhjen e hapave drejt themelimit të Asociacionit.

“Mendoj se stadet e kaluara kanë dëshmuar një nivel të mirë të kalimit të Kosovës në këto stade megjithatë mbetët të shihet në javët në vazhdim cili do të jetë pozicioni i Kosovës dhe nëse qeveria me angazhimin ose mos angazhimin e saj do të arrijë që Kosova të jetë anëtare në Këshillin e Evropës”, tha Blerta Deliu Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës.

“E shoh që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për të qenë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës”, tha Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të hënën në mbrëmje në Beograd se mundësitë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës ende janë të mëdha.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka që kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë (marrëveshjes së Ohrit) ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai

Beogradi i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë dhe Bashkimin Evropian për mos themelimin e asociacionit, ndërsa është vënë në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse në marrëveshjen e vitit të kaluar palët janë pajtuar se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Etiketa: asociacioniAsociacioninHapat konkretëKiEkosoveScholz

Lajme të lidhura

RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
Para

BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës

TË GJITHA

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

13:19 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com