• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Provimi i kontestuar i Magjistraturës/ BIRN: PS refuzon thirrjen e Arben Rakipit te “Ligjet”

18:54 : 29/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i grupit të PD, Gazmend Bardhi kërkoi një seancë dëgjimore me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të sqaruar atë që e quajti “hije skandali” me provimin e pranimit të magjistratëve të rinj, por socialistët e konsideruan kërkesën si politike.

Mazhoranca nuk pranoi të hënën një kërkesë të opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve për të thirrur në një seancë dëgjimore drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, pas problemeve që u hasën me konkursin e pranimit gjatë këtij muaji.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi angazhimin e këtij komisioni për të sqaruar atë që ai i quajti “hije skandali” në Shkollën e Magjistraturës, ndërsa aludoi se në listën fituese të magjistratëve të ardhshëm ishin edhe “patronazhistë” të Partisë Socialiste.

“Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darkë u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues. Ndërkohë që ju keni publike listën e patronazhistëve dhe 13 persona që kanë fituar janë në listë,”iu drejtua Bardhi kolegëve socialistë.

“Fakti që është patronazhist nuk do të thotë të mos bëjë karrierë, por duhet transparencë se çfarë ka ndodhur,” shtoi ai.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

Bardhi këmbënguli se Komisioni i Ligjeve kishte të drejtën të thërriste në një seancë dëgjimore drejtorin Arben Rakipi për të sqaruar Kuvendin dhe publikun. Por kërkesa e tij u konsiderua si politike nga socialistët dhe përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.

Deputeti Pandeli Majko tha se Shkolla e Magjistraturës nuk varet nga Parlamenti, por nga struktura të tjera të drejtësisë. “Mos e politizoni dhe të thoni ata që kanë fituar janë patronazhistë , kjo është qesharake,” tha Majko duke e cilësuar shqetësimin e Bardhit të drejtë, por jashtë kompetencave të parlamentit.

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka sugjeroi që shqetësimi për këtë konkurs të ngrihet gjatë dëgjesave me krerët e organeve drejtuese të drejtësisë, të cilët janë në bordin drejtues të Magjistraturës.

“Duhet të jemi brenda rolit tonë kushtetuese në raport me drejtësinë,” këmbënguli Bushka, duke u kërkuar deputetëve të opozitës që të kenë besim tek drejtësia, sepse sipas saj, “i kanë mekanizmat e llogaridhënies së brendshme” dhe “monitorohet në mënyrë rigoroze nga partnerët ndërkombëtarë”.

Edhe deputetë të tjerë të opozitës i mëshuan çështjes duke e cilësuar këtë një proces me rëndësi për të ardhmen e sistemit të drejtësisë, pasi kjo shkollë çertifikon gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Shkolla e Magjistraturës ndryshoi brenda pak orësh numrin e kandidatëve fitues në fazën e parë të provimit për pranimin në këtë shkollë dhe më pas sqaroi se kishte pasur një problem teknik të vlerësimit për shkak të mosfunksionimit të pajisjes Scantron.

Sipas njoftimit, problemi është zgjidhur duke rivlerësuar testet me një pajisje të re Scantron, por procesi është u kontestua nga një pjesë e kandidatëve jofitues.

Pavarësisht kundërshtive, Shkolla e Magjistraturës organizoi të hënën provimin e dytë të fazës së dytë të pranimit, proces që do të të identifikojë fituesit për vitin akademik 2024-2025./BIRN

Etiketa: Arben Rakipidrejtorin e Shkollës së Magjistraturësgazment bardhii kontestuarKomisioni i ligjevemagjistraturaprovimipsrefuzonthirrjen

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama si pronari i idiotëve

22:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

‘Tradhtoi’ Ramën për Tom Doshin, kryebashkiaku socialist thirret në SPAK

14:26 : 11/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk ulemi me Ramën për reformën territoriale, por me PS-në po!

13:52 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin

14:49 : 05/07/2025
Para

Gjokutaj: Afera e inceneratorit të Tiranës ka financuar blerjen e zgjedhjeve

TË GJITHA

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com