• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Macron kërkon debat europian për armët atomike

Pas fjalimit të flaktë për Europën javën e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar tani një debat të gjerë për rolin e armëve atomike në një strategji të përbashkët europiane.

08:23 : 29/04/2024
në BOTA

Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Macron në Universitetin e Sorbonës, ku me fjalinë “Europa jonë mund të vdesë” dhe kërkesën që Europa “imponojë respekt”, ai shkaktoi reagime të gjera. Propozimi i Macron për forcim të mbrojtjes europiane u përshëndet tek politika gjermane. Tani Macron kërkon një debat për rolin e armëve atomike në mbrojtjen europiane. Në një intervistë për grupin mediatik “Ebra” të shtunën (27.04.) Macron theksoi, se dëshiron të hapë debatin “që përfshin mbrojtjen raketore, kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe armët atomike për ata që i kanë apo që në tokën e tyre kanë armë atomike europiane”. Macron kërkoi, “le t’i hapim të gjitha në tavolinë dhe të shohim, se çfarë na mbron vërtet”. Franca është e gatshme të bëjë më shumë për mbrojtjen europiane, ka thënë Macron. Që nga Brexit, Franca është e vetmja fuqi atomike në Bashkimin Europian.

Projekti gjermano francez i tankut të ri ecën përpara - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius shtrëngon duart me homologun francez, Sébastien Lecornu
Projekti gjermano francez i tankut të ri ecën përparaFotografi: Thomas Samson/AFP/Getty Images

Projekti gjermano-francez i një tipi tanku tërësisht i ri

Që në fjalimin në Sorbonne, Macron kërkoi forcimin e mbrojtjes europiane, duke theksuar se kjo varet nga vendimet tona. Ai bëri thirrje për një mbrojtje europiane “të besueshme”. Macron deklaroi, se kërcënimi nuklear që ka në zotërim Franca është një “element i mbrojtjes së kontinentit europian që nuk mund të shmanget”.

Ndërkohë të premten (26.04.)pas vonesash të gjata projekti i një tanku luftarak gjermano-francez ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm në zhvillimin e tij. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, SPD, dhe homologu francez, Sébastien Lecornu nënshkruan në Paris një deklaratë qëllimore që përcakton shpërndarjen e detyrave mes koncerneve të të dyja vendeve. “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm”, tha Pistorius. Nuk bëhet fjalë për zhvillimin e mëtejshëm të tankeve aktuale, por për “diçka tërësisht të re”./DW

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Etiketa: a rme atomikemacron

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Ironia e Ramës me Trump, Lubonja: Macron nuk e ‘ushqeu’, mund të ketë pasoja politike

21:21 : 02/10/2025
BOTA

Macron i bën thirrje NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

19:48 : 24/09/2025
BOTA

Franca njeh zyrtarisht Palestinën, Macron në OKB: Nuk mund të presim më!

21:49 : 22/09/2025
BOTA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025
Para

Jehu i Srebrenicës nxeh Vuçiçin e Dodikun

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com