• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gonxhja shtie në dorë monopolin e tenderave/ Arlinda Pogaj do të drejtojë Blerjet e Përqendruara

12:30 : 29/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës ka regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqërinë aksionare që do të ketë në dorë monopolin e tenderave publikë.

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara zotërohet 100 për qind nga Ministria e Ekonomisë dhe do të administrohet nga një grup njerëzish, që kanë qenë pjesë e stafeve të Blendi Gonxhes.

Sipas ekstraktit të shoqërisë, administratore e OPB do të jetë Arlinda Pogaj, e cila më parë ka mbajtur postin e juristes në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndërsa në Këshillin Mbikqyrës janë emëruar: Sokol Ismaili, Sokol Bardhi, Lira Pipa, Alketa Përnaska, Edmond Ahmeti dhe Elinda Pupla. Pjesa dërrmuese e anëtarëve po ashtu vijnë nga DPSHTRR.

Operatori i Blerjeve të Përqëndruara do të ketë si objekt të tij kryerjen e procedurave të përqendruara të prokurimit për mallra, punë, shërbime, të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve dhe me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive, Institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrive të linjës.

Institucionet publike do të paguajnë tarifa për tenderat që do të zhvillojnë përmes këtij operatori.

Lexo edhe:

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Tendera me pagesë

Institucionet publike do të paguajnë një tarifë sa 2 për qind e fondit limit për çdo tender që do të kryejnë përmes Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara. Këshilli i Ministrave ka miratuar përmes një vendimi të posaçëm tarifat që autoritetet publike do të paguajnë për shërbimin e tenderimit tek OBP.

Sipas vendimit, për tenderat me vlerë me të madhe se 200 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro, atëherë tarifa do të jetë fikse në masën 5 milionë lekë.
“Për kryerjen e çdo shërbimi në kuadër të veprimtarive ndihmëse, autoriteti /enti kontraktor/ subjektet e tjera publike duhet të kryejnë pagesën e tarifës së kryerjes së shërbimit pranë OBP sh.a.-së, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga lëshimi i faturës nga ana e OBP sh.a.-së,” saktësohet në vendimin e qeverisë.

Ndërsa për institucionet publike, të cilat do të kërkojnë konsulencë gjatë zhvillimit të tenderave nga Operatori, pagesa do të jeteë 7 mijë lekë në orë.

“Nëse Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a., gjatë trajtimit të kërkesës, konstaton se nuk është realizuar pagesa e shërbimit, nuk vijon me kryerjen e shërbimit, publikimit, zhvillimit të procedurës së prokurimit, nëse është rasti. Shërbimet realizohen vetëm pasi kërkuesi të ketë shlyer tërësisht vlerën e tarifës së shërbimit të kërkuar,” thuhet në vendim.

Në shtator të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, i cili detyron institucionet e shtetit, që shumë prej procedurave të prokurimit t’i kryejnë përmes Operatorit të Blerjeve të përqëndruara. Këtu bëjnë pjesë tenderat për blerjen e automjeteve, kancelarive, uniformave, sigurimet, ushqimet e kështu më radhë. Operatori i Blerjeve të Përqëndruara është organizuar si një shoqëri aksionare e zotëruar nga ministria e Ekonomisë dhe Kulturës./ Kapitali.al

Etiketa: administratoreArlinda Pogajblendi gonxhekoncesionet ne shtendetesikorrupsionMinistria e Ekonomisëmonopoliqeveritendertendera publike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
Para

Arrestohet drejtori i IVMT në Kurbin, pezullohet inspektori

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com