• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Hetimet mbi Kadastrën, SPAK zbardh akuzat për 4 të arrestuarit

12:46 : 27/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka dalë me  një njoftim zyrtar për arrestimet që u bënë në Kadastër, për 4 punonjës, të cilët kanë akuzohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas njoftimit të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të arrestuarit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa persona, sipas përgjimeve të bisedave telefonike.

Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Nga ana tjetër, Hajdini, jurist dhe Baruti, në rolin e sekserit, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 24.03.2020, procedimin penal nr. 100, të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore me vendimin nr. 42, datë 25.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera gjykata ka vendosur:

Lexo edhe:

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D. S., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25, të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. O., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328, dhe 25, të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. H., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Y. B., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodi Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 26.04.2024, masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.42, datë 25.04.2024. Për personat nën hetim D. S., zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe A. O., kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë, ka dyshime të bazuara në prova, se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Gjithashtu me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

Për personat nën hetim A. H., me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi Y. B., në rolin e sekserit, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.100, të vitit 2020, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të personave nën hetim, të sipërcituar dhe personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Etiketa: kadastra tiranekorrupsionspakvota

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025
AKTUALITET

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato i ‘tregon vendin’ Ramës: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

11:51 : 05/11/2025
AKTUALITET

Hetimet ndaj Ballukut, Qyno: Zv/kryeministrja mund të ‘goditet’ edhe nga ‘Tigrat’

10:33 : 05/11/2025
AKTUALITET

Eurodeputeti rumun: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

09:43 : 05/11/2025
Para

Sarandë/ Bie në gropën e ashensorit, plagoset rëndë oficeri i policisë (EMRI-DETAJE)

TË GJITHA

Debati për Pr.buxhetin në Kuvend/ Tabaku te Konferencën e Kryetarëve: Çfarë do miratojmë pa paketën fiskale?

15:23 : 05/11/2025

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025

Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

14:49 : 05/11/2025

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Foto ilustruese

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025

Iu gjetën kanabis dhe kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

14:31 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com