• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta/Veliaj “blindon” bashkinë nga frika, protestuesit kërkojnë arrestimin e tij

12:33 : 26/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po mbajnë këtë të premte protestën e katërt para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja dhe marrja si i pandehur nga SPAK i kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aferës korruptive “5D’, ku drejtorët e tij kryesorë kishin përfituar dhjetra miliona euro përmes tenderave të bashkisë.

Në protestën e sotme shihet një pjesëmarrje më e lartë e qytetarëve, ndryshe nga ajo e kaluara, e cila nuk ishte e favorizuar për shkak të kushteve atmosferike.

Për shkak të protestës, Policia ka ndërmarrë masën sot për të bllokuar qarkullimin e mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, edhe pse është ditë pune, dera kryesore e Bashkisë së Tiranës është rrethuar me barriera hekuri dhe një kordon policie është stacionuar për të penguar protestuesit që të mos mësyjnë në ambientet e brendshme të këtij institucioni të qeverisjes vendore.

Nga pamjet shihet se efektivët që formojnë kordonin, ndryshe nga tri protestat e mëparshme, këtë herë janë pajisur me maska kundërgazi, si dhe ka një numër më të lartë efektivësh.

Lexo edhe:

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë, portokallë dhe mollë drejt godinës së Bashkisë së Tiranës,. teksa më pas janë hedhur edhe disa molotovë drejt godinës së insitucionit. Siç shihet edhe në foto, tymi ka mbuluar pjesën hyrëse të bashkisë, pasi efektivët e Policisë kanë ndërhyrë në moment për t’i fikur ato.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës kanë tentuar sërish edhe sot të futen në godinëmn e Bashkisë së Tiranës. Ata i kanë kërkuar Policisë së Shtetit arsyet ligjore pse po i ndalojnë, por nuk kanë marrë përgjigje.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe aktivisti Alfred Pëllumbi, i cili u arrestua pas protestës së kaluar, por u lirua më pas nga gjykata, e cila iua ndaloi të merrte pjesë në tubime të tjera. Gjithsesi, ai nuk i është bindur atij vendimi duke e konsideruar si vendim politik.

“Unë jam një nga ju, Alfred Pllumi, i arrestuat nga maskat kriminale të shokut Tao. Unë, një nga ju, se i vetëm sbëj dot gjë, sot erdha këtu sepse asnjë demokrat nuk trembet. Përveç demokratëve na janë bashkuar edhe socialistët e ndershëm të cilët e dinë të cilët e dinë që lali Eri është hipokrit, zvarranit, mashtrues. E vetmja shpresëe jotja për të përfunduar është dorëheqja. Dorëhiqu se nuk të mbron më asgjë.” – tha ai.

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestë, i bëri thirrje Policisë që të mos arrestojë protestuesit, por Erion Veliajn.

“Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i policisë së shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja. Të nderura efektivë të policisë së shtetit, efektivë të policisë bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë më ju përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për ti shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës Erjon Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pikata e pleqtë që sheshin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti  për ti shërbyer biznesit privat të drejtorit të policisë së Tiranë Ermal Kapllanaj. U bë e katërta javë që sjell këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e bashksië së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për fondet e bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e bashkisë Tiranë është e mbyllur është e lidhur me zinxhirë….” – tha Këlliçi.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë, ku ia kanë arritur të largojnë gardhin metalik të vendosur nga autoritetet. Aksioni është nisur nga anëtari i Këshillit Bashkia, Tedi Blushi, i cili me flamur në dorë, ka kërcyer mbi efektivët e Policisë, me ndihmën e qytetarëve.

Pas disa tensioneve mes protestuesve dhe Policisë, eksponentë të opozitës kanë tërhequr qytetarët dhe kanë mbyllur protestën e sotme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi nga oborri i selisë blu, se me kërkesë të qytetarëve, protesta e radhës kundër Bashkisë së Tiranës dhe kundër korrupsionit të Erion Veliajt do të mbahet ditën e martë në orën 16:30 të pasdites.

Arsyeja e ndryshimit të ditës dhe orës së protestës është për shkak se të martën në orën 16:30 do të mblidhet dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës, si dhe për shkak se të premten e ardhshme janë Pashkët ortodokse.

Etiketa: BashkiaprotestaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

20:55 : 13/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

18:48 : 13/07/2025
BOTA

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

15:11 : 13/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm drejtorët/ Rama do “kokat” e nënkryetarëve të bashkive, mesazh edhe kryetarëve

17:21 : 11/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

Protesta në Theth, banorët në lot: Na prishin biznesin, ishte i vetmi burim jetese

16:07 : 10/07/2025
Para

Protesta/ Tentohet të çahet kordoni i Policisë, Blushi prin aksionin me flamur në dorë

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com