• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bardhi nga Lezha: Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një qeveri si kjo

20:44 : 26/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazment Bardhi në takimin me strukturat në Lezhë tha se shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i “rai 3”. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar.

Bardhi Sulmoi Ramën, duke  ekonsideruar kryeministrin me qeverinë më të korruptuar.

Ai tha se ka ardhur koha që opozita të bëhen bashkë kundër një regjimi të tillë.

Deklarata e Gazment Bardhit

Më lejoni fillimisht tju falenderoj për mikpritjen dhe jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD në tërësi dhe PD në Degën Lezhë ka nisur procesin e ringritjes, për të bërë të mundur ndryshimin që presin lezhjanët dhe shqiptarët.

Lexo edhe:

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

Vetëm 15 minuta seancë/ PS-PD përplasen në Kuvend për “farsën” e 11 Majit: Deputetë të krimit!

Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara. Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjeherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë.

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastruktures moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend. Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, cfarë bilanci kanë?! Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes. Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit. Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës. Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i “Rai 3”, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë:
· Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar.
· Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike.
· Në qeversije nuk kemi një Kryeministër që zgjohet cdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet cdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me rradhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë.

Cdo shqiptarë duhet të pyes veten, cfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë.
Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhes arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e rradhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falenderoj për gjithcka keni bërë cdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokraitke, për Shqipërinë, dhe duke perfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: “Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi”. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë.

Etiketa: bardhilezhem strukturat

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja çmimet e larta që kërkojnë për një natë në koncert

15:02 : 31/05/2025
AKTUALITET

Vetëm 15 minuta seancë/ PS-PD përplasen në Kuvend për “farsën” e 11 Majit: Deputetë të krimit!

13:03 : 29/05/2025
SHOW BIZ

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

09:00 : 24/05/2025
SHOW BIZ

Ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet! U ngute të flasësh…

15:44 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

16:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës, nuk e meriton respektin!

21:52 : 07/05/2025
Para

FNSH aksion në Fushë Krujë, "blindohen" rrugët në qytet

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com