• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI-FOTO/ Baba i një vajze, ky është 25-vjeçari shqiptar që vdiq në aksident në Itali

10:11 : 23/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Është zbardhur identiteti i 25-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në një aksident tragjik të regjistruar paraditen e djeshme në Itali.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është kamionisti Haris Shala, baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa. Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore, veçanërisht në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord.

Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima Haris Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Lexo edhe:

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikëset. Gjatë operacioneve të shpëtimit – të cilat përfunduan rreth mesditës – shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën shpërndarës dhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku nga hyrja në A4.

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Kishte ndjekur “Pacinotti” dhe i pëlqente të luante futboll. “Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm – e kujton Marco, një shok shkolle -. Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë – thotë ajo e pushtuar nga lotët – dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.

Familja Shala ishte goditur tashmë nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, kishte vdekur pasi kishte rënë nga skuteri i tij në rrethrrotullimin Kindu midis Pizës dhe San Xhulianos. 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi. Nuk ka paqe, vetëm lot.

Etiketa: AksidentHaris ShalaItalivdes

Lajme të lidhura

BOTA

Dy të zhdukur dhe një viktimë nga moti i keq në Itali

20:54 : 17/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025
BOTA

Grabitje spektakolare në Louis Vuitton në Romë, vidhen dhjetëra artikuj luksozë

17:02 : 17/11/2025
BOTA

Autobusi përplaset me kamionin cisternë në Arabi, 45 të vdekur/ PAMJET tragjike

14:33 : 17/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025
Para

Lëvizja brenda lëvizjes

TË GJITHA

Balluku udhëtim sekret në SHBA, kërkon mbrojtje ekstraligjore përballë akuzave të SPAK!

11:49 : 18/11/2025

Shqiptari dhe 2 miqtë e tij rrahin për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës, arrestohen

11:44 : 18/11/2025

Vijon skandali te Onkologjiku/ Mungesa e “Avastinës”, pezullon kimiot për pacientët me kancer

11:38 : 18/11/2025

PS-PD bien dakord, mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

11:32 : 18/11/2025

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

11:24 : 18/11/2025

PD: Në seancë të mos miratohet paketa fiskale! U hoq mundësia për konsultime me grupet e interesit

11:15 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com