• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I dënuar me burg për prostitucion, sekuestrohen pasuritë e Klodian Ndogajt

12:34 : 22/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Klodian Ndogaj (Jakini) i dënuar me burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni.

Konkretisht janë sekuestruar një truall me sipërfaqe prej 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë, dhe një dyqan me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500 mijë euro.

Në njoftimin zyrtar thuhet se blerja e këtyre pronave nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të Ndogajt apo të familjarëve të tij.

Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëve dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale.

Njoftimi i plotë i Preokurorisë:

Lexo edhe:

Policia e Shtetit hyn në pronë private dhe favorizon kompaninë “Uji Puka”, shoqërohet 89-vjeçarja

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e shtetasit K.N. i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.N allias K.J. i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi u dënua me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale të ‘Shfrytëzimit të prostitucionit’.

Kjo prokurori, regjistroi procedimin penal nr.1310/2020, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.N., allias K.J., pas informacioneve të siguruara se ky shtetas, pasi ka fituar të ardhura të konsiderueshme si rrjedhojë e përfshirjes në veprimtari kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikimit të narkotikëve kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, ka filluar procesin e pastrimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet investimit në blerjen e pasurive të paluajtshme, automjeteve dhe hapjen e veprimtarive të ndryshme tregtare, në emër të tij ose personave të lidhur me të.

Në këto kushte, pasi është kryer një hetim i thelluar në lidhje me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi në Republikën e Shqipërisë, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëve të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëve dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale.

Nisur nga mungesa e justifikimit të pasurive të identifikuara me të ardhura të ligjshme, pas kërkesës së Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 279 (1862), datë 16.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme në emër të shtetasit K.N. allias K.J. dhe personave të lidhur me të, konkretisht:

Pasuria me nr. 272/242 e llojit truall me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë; dhe

Pasuria me nr.18/181, ZK 8597, e llojit njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro.

 

Etiketa: prokuroria shkodersekuestrim pasurie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia e Shtetit hyn në pronë private dhe favorizon kompaninë “Uji Puka”, shoqërohet 89-vjeçarja

22:00 : 07/02/2026
AKTUALITET

Të ardhura nga krimi, sekuestrohen 25 pasuri me vlerë 2 mln € në Vlorë

14:42 : 03/11/2025
AKTUALITET

Mali me dosje/ Udhëtim në kolapsin e Prokurorisë (Foto)

12:05 : 18/06/2024
AKTUALITET

Iu sekuestruan pasuritë/ Biznesmeni po ndërtonte hotel në Durrës, anglezja i dërgonte paundët

16:49 : 07/05/2024
AKTUALITET

Inceneratori/ SPAK kërkon sekuestrimin e dy kompanive koncesionare dhe kantinën e Lefter Kokës

11:03 : 18/05/2023
AKTUALITET

Pubikimi i kërkesës për ekstradimin e Licit/ Procedohet sekretarja e Prokurorisë

16:31 : 31/10/2022
Para

Serveri i Tatimeve në rrezik, anulohet tenderi 1.5 milion euro për mirëmbajtjen e sistemit

TË GJITHA

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë në Kuvend: Ku e keni ministrin e Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom