• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera “5D”/ Veliaj refuzon në shkelje të ligjit dy kërkesat e opozitës në Këshillin Bashkiak

19:52 : 22/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mazhoranca dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë refuzuar këtë të hënë dy kërkesat e opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me aferën “5D”, ku gjysmit e drejtorëvwe të kësaj bashkie janë në burg apo nën hetim për korrupsion.

Dy kërkesat e opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak kanë qenë një mbledhje urgjente në lidhje me këtë aferë, si dhe një auditim i jashtëm i Bashkisë së Tiranës nga ekspertë të pavarur. Të dyja kërkesat janl refuzuar nga mazhoranca në shkelje të ligjit, duke nxjerrë justifikime qesharake dhe duke i shtyrë me justifikimin se do të diskutohen në një mbledhje tjetër.

Ajo që ra në sy ishte se opozita në këtë aksion për të kërkuar llogari ndaj Veliajt ishte e bashkuar. Kërkesat ishin firmosur nga anëtarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, PD e Lulzim Bashës, Nisma Thurje dhe aleatë të tjerë të forcave opozitare.

Në mungesë të plotë transparence, mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nmuk u transmetua për mediat, që Veliaj të fshihte akuzat e opozitës drejt tij në lidhje me aferën “5D”.

Pas përfundimit të mbledhjes, anëtari i opozitës në Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti në një prononcim për mediat deklaroi se kërkesa është bërë në përputhje të ligjit, duke u firmosur nga 21 këshilltarë, 1/3 e anltarëve të Këshillit.

Lexo edhe:

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

Sipas Alimehmeti, mazhoranca është fajtore me veprim apo edhe me mosveprim. Ai deklaroi më tej se fakti që gjendet çdo lloj artifice për ta refuzuar, tregon se Veliaj dhe socialistët e tjerë në Bashki kanë frikë nga auditimi.

Ilir Alimehmeti: Këshilli Bashkiak i Tiranës, vazhdon të mbajë me veprime ose jo  një pozicion të paqartë përballë këtyre që po ndodhin. Të vetmit ata që nuk dinë asgjë apo që nuk duan të merren me këtë punë janë Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Bashkia e Tiranës. I bëmë thirrje dhe kërkesë këshilltarëve të PS-së, dhe me shkresë më datë 5 Prill, për t’u bashkuar bashkë dhe për të bërë menjëherë një mbledhje urgjente, se nuk ka urgjencë më të madhe se sa kjo situatë që ndodhemi. Dhe jo vetëm që nuk iu bashkuan vendimit, por shkojnë dhe gjejnë situata, nuk kishit iu firma mjaftueshëm. Atëhere ne sot, datë 22 Prill, i paraqitëm një shkresë me 21 firma këshilltarësh bashkiak, që do të thotë 1/3 e këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, me firmat e opozitës, 7 forca të ndryshme politike të bashkuara bashkë, sepse kundra korrupsionit qëndrojmë të bashkuar bashkë dhe menjëherë u kriju artifica, jo kjo do të diskutohet në një mbledhje tjetër. Pra urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është vjedhja e dhjetra miliona eurove. Urgjenca në Bashkinë e Tiranës nuk është çështja që puna këtu është ndalur, është bllokuar, drejtorët janë në burg, janë nën hetim. Nuk duket se është kjo funksioni i Këshillit Bashkiak. Ligji e përcakton qartë që Këshilli Bashkiak organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë, ndërkohë që qëndrimi politik i PS-së në këtë mbledhje ishte: “nuk është puna jonë kjo”. Nëse ata duan t’i lajmë duart dhe duan të fshihen pas gishtit dhe të mos bëjnë detyrën e tyre, kujtoj se janë fajtor me veprim apo mosveprim. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë seancën e posaçme, që e kemi kërkuar brenda ligjit. Është kërkuar mbledhje urgjente, por është kërkuar edhe auditi i jashtëm i Bashkisë Tiranë për të gjitha financat, nga një ekspert i pavarur, ekspert ndërkombëtar auditus, të gjejnë ata, nëse ka apo jo probleme kjo bashki, abuzime fondesh kjo bashki, korrupsion apo vjedhje kjo bashki dhe nëse nuk ka, do të jemi të gjithë shumë të lumtur. Ne kërkojmë këtë auditim të jashtëm që të bëhet transparencë. Fakti që gjehet çdo lloj artifice për ta refuzuar, tregon që kanë frikë nga një audit i jashtëm.

Kujtojmë se në lidhje me dosjen “5D” SPAK ka arrestuar tre prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe ka vënë nën hetim disa drejtorë dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë. Nga hetimet ka rezultuar se Redi Molla dhe Mariglen Qato, duke e kontrolluar indirekt kompaninë “5D” kanë përfituar dhjetra miliona euro nga prokurimet publike të Bashkisë së Tiranës.

“Nga burimet e provave të mbledhura në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare  në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore. Nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Etiketa: afera 5DErion Veliajkerkesakeshilli bashkiakopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama nga Durrësi quan “leshterikë” opozitën: Ishin bërë lëmsh këtu

20:59 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Non grata e Berishës ra zyrtarisht”/ Vokshi: U tentua eliminimi i opozitës

16:12 : 08/05/2025
AKTUALITET

Sali Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë! Ja vendi dhe ora

09:59 : 07/05/2025
Para

Raporti i BE-së: Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com