• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Patronazhistët e regjimit arrestuan me bukë në gojë anëtarin e Kryesisë së Degës 2 të PD

13:56 : 21/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar për mediat se patronazhistët e regjimit kanë arrestuar me forcë dhe në mënyrë të paligjshme anëtarin e Kryesisë së Degës 2 të PD-së, Alfred Pllumbin.

Këlliçi deklaron se, efektivë me maska e kanë marrë me forcë me bukë në gojë si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.

Këlliçi ka ftuar  të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

Mbrëmë pas mesnate, si në epokën e terrorit të Koçi Xoxes dhe të Bedri Spahiut, policia e Taulantit dhe Edit ka arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe burracake, rreth orës 1 të mëngjesit, në shkelje flagrante të ligjit, Anëtarin e Kryesisë së Degës 2, të Partisë Demokratike të Tiranës, z. Alfred Pllumbi.

Të veshur me maska, e kanë marrë me forcë me bukë në gojë, si antishqiptarë të vërtetë, sepse kodi i shqiptarit e thotë qartë se njeriu nuk preket në bukë.

Këta janë patronazho-policët e narkoshtetit Rama-Balla. Të tërbuar nga rezistenca qytetare dhe protestat opozitare, për të mbrojtur hajdutin dhe kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn dhe frikësuar opozitarët, ata kanë dalë prej dy ditësh në operacione kërkimi kundër protestuesve sikur të ishin terroristë.

Janë të njëjtët policë që figurojnë në listëpagesat e grupeve kriminale, që u japin atyre informacione, që punojnë për ta. Të shitur dhe frikacakë me kriminelët, trima të çartur me protestuesit e opozitës, me qytetarët e thjeshtë, që dalin para bashkisë, jo për krimin por kundër tij.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Erion Veliaj, duhet të ndalin menjëherë operacionet kundër protestuesve të opozitës. Duhet të ndalojnë përndjekjen dhe kontrollet nëpër shtëpitë e tyre gjatë ditës dhe orëve të vona të natës. Përndryshe, hapi tjetër, ndalesa jonë e radhës, nuk është më bashkia, por vilat e tyre të bëra me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, me paratë e narkotrafikut dhe krimit ekonomik.

Alfred Pllumbi, Franc Kaloshi, Kevin Vidrica dhe Bernard Metaliaj, që janë arrestuar dhe të tjerë që janë në kërkim, nuk ka shans të tremben apo intimidohen.

Alfred Pllumbi: Erion Veliaj, je fakti konkret se si një zvarranik ngjitet në majë, por do jesh dhe realisht një zvarranik që do të dështosh dhe do të rrëzohesh me turp, si hajduti më i madh i grupit të strukturuar të hajdutëve në Bashki të Tiranës.

Pushteti i policisë, kërcënimet dhe arrestimet dhe ato çka ke bërë nuk na trembin, përkundrazi na kanë bërë më të motivuar e më të fortë. Të jap garanci dhe siguri se ne të gjithë sëbashku nuk do të tërhiqemi pa u larguar nga bashkia ti Erion, si dështak dhe kryehajdut.

Belind Këlliçi: Demokratët, opozitarët, protestuesit, nuk ndalen. Dhuna e horrave me maska, nuk na tremb. Do të shihemi sërish të premten, sërish përpara tempullit të korrupsionit në vend që quhet Bashkia e Tiranës. Mund të keni shumë spiunë, patronazhistë, uniforma të shitura te krimi, por ne kemi më shumë popull. Ne kemi të drejtën në anën tonë.

Duke i falenderuar me mirënjohje, të gjithë ata që kanë dalë tri të premte rresht kundër regjimit, hajdutëve dhe narko-policëve të tij, u bëj thirrje, edhe në emër të Alfredit, Kevinit, Francit dhe Bernardit, të jemi më shumë, më të bashkuar, më të fortë, të premten në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranë.

Rama, Balla dhe pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj mund të na ndjekin natën, por ne u dalim përballë si burrat në mes të ditës.

Ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që të ngrenë zërin në mbrojtje të qytetarëve të thjeshtë, të cilët janë përditë në luftë më korrupsionin dhe keqqeverisjen e Erion Veliajt.

Të dënojnë një herë të vetme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, nga paramilitarë dhe patronazhistë pa mjete identifikimi apo simbole të Policisë së Shtetit, një pjesë e të cilëve janë të evidentuar tashmë si kultivues e përdorues të lëndëve narkotike, e si rrjedhojë janë pranuar në polici tërësisht jashtë kritereve që kërkon ligji për Policinë e Shtetit dhe të vetmin kriter që plotësojnë është të qënurit anëtar i PS dhe përdorimi i tyre si kamikazë kundër protestuesve tëopozitës.

Garantojmë qytetarët se të gjithë ata individë dhe çdokush që uniformën e Policisë së Shtetit e identifikon si kontribut për PS e jo në shërbim të qytetarëve, do vijë shumë shpejt dita që do të përgjigjen para ligjit dhe qytetarëve shqiptarë.

Sa për Erion Veliajn dhe shtabin e tij elektoral 5D, me të cilin vodhi votat dhe çdo ditë vjedh paratë e qytetarëve të Tiranës, na keni përballë dhe përballë do na keni!

O sot, o kurrë!

Etiketa: Alfred PllumbiBelind KëlliçiPDprotesta e opozites

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
Para

Cardinale: Nuk e shes Milanin, do rikthehemi të fitojmë

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com