• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhdukja e 3-vjeçarit/ Gjyshja dorëzon djalin në Prokurori, Amari në krahët e së ëmës

13:39 : 20/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Ka marrë fund kokëfortësia e gjyshes së 3-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.

Gjyshja e kishte mbajtur të fshehur nipin e saj, por “makthi” tashmë ka marrë fund, pasi ajo e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar vogëlushin në Prokurori.

Mësohet se tashmë i mituri është bashkuar me nënën e tij, 23-vjeçaren Ile Gjuni, e cila bëri apel publik për gjetjen e të birit. Fëmija mësohet se është i qetë, ndërsa gjyshja e tij nga ana e të atit do të ndalohet nga unformat blu.

  • Prekëse! Momenti kur Amari 3-vjeçar përqafohet me nënën e tij

Ky është momenti prekës kur Amari 3-vjeçar është përqafuar me nënën e tij, gati një javë pasi u rrëmbye nga gjyshërit e tij, Rexhep dhe Barie Gjuni.

Në foton e publikuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet vogëlushi në krahët e së ëmës. Ile Gjuni, pasi gjyshja e tij nga ana e babait e dorëzoi në Prokurorinë e Durrësit.

“Amari i vogël 3 vjeçar sapo mbërriti në krahët e nënës së tij. Ndërsa i takon drejtësisë të vendosë, edhe dashuria e gjyshërve nuk do të mungojë për Amar. Kjo është një nga ato situata për të cilat, nuk gjenden dot fjalët. Përgëzime Drejtorisë së Policisë”, shkruan Balla.

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

  • Me lot në sy flet nëna e Amarit: Nuk e di ku e kanë mbajtur

Pasi ka marrë djalin nga Policia e Durrësit, Ile Gjuni e shoqëruar nga efektivët është larguar për në banesën e saj.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, 23-vjeçarja me lot në sy u shpreh se e ka përjetuar shumë keq rrëmbimin e të birit nga gjyshërit e tij nga ana e të atit, duke shtuar se tashmë 3-vjeçari është në duar të sigurta.

“Djali është shumë mirë, në duar të sigurta. Nuk e di se ku e kanë mbajtur. E kam përjetuar shumë keq. Faleminderit të gjithëve, policisë së Durrësit dhe mediave”, tha ajo për gazetarët.

Pyetjes, a do i lejosh gjyshërit ta marrin sërish?, ajo iu përgjigj: “E di shteti dhe prokuroria, gjykata”.

  • Vendimi i Gjykatës

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që u zhduk 7 ditë më parë në zonën e ishKënetës në Durrës. Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit për disa orë, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Po ashtu, gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arben Selaj, kunatin e gjyshit. Ndërkohë, në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj. Mbrojtësja ligjore e të arrestuarve bëri me dije se “u mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur nuk mund të thuhet asgjë për arsye se është sekret hetimor, tani do vazhdojë prokuroria hetimet.

Në polici, gjyshi refuzonte të jepte detaje mbi vendndodhjen e nipit. 58-vjeçari pretendonte se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Kujtojmë se babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna e 3-vjeçarit tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.

  • Konflikti

Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bazuar edhe në dëshminë e nënës së fëmijës së rrëmbyer, është mësuar se Ile Gjuni pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e të atit.

Ajo ka refuzuar t’u ketë thënë se ka vendosur të nisë një jetë tjetër, por më herët mes saj dhe gjyshërve të fëmijës së saj kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit.

Ile Gjuni, vetëm 23 vjeç, pretendon se kishte vendosur tua linte fëmijën çdo fundjavë prindërve të bashkëshortit të saj, që ka humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm të mëngjesit të 23 shkurtit të vitit të kaluar.

Avni Gjuni ishte pasagjer në një automjet, ku drejtuesi, u tha se nga shpejtësia humbi kontrollin dhe u përplas në bordurë dhe pastaj në kangjellat e hekurta në anësoren e rrugës, te Kthesa e Kamzës.

Ile Gjuni i ka thënë policisë se kishte vendosur që çdo fundjavë të ua dërgonte fëmijën dhe madje edhe t`i takonte gjyshërit e tij, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.

Etiketa: 3-vjecarigjyshjapoliciprokurorivogelushizhduket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

12:56 : 12/05/2025
Para

Nacho largohet nga Real Madrid, gjigandi italian futet në garë për mbrojtësin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com