• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i Mustafa Licit: Me Bajrat ishim miq, u prishëm kur na vranë vëllanë e goditën kunatin

18:54 : 20/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mes shumë bisedave në aplikacionin “Sky”, ku eksponentë të krimit të organizuar flasin për trafikun e kokainës, vrasjet, korruptimin e drejtorëve të policisë dhe deri tek zyrtarët e lartë të qeverisë, në dosjen “Metamorfoza”, të siguruar nga “Ora News” ekzistojnë dhe mjaft dëshmi interesante, ku personazhe të ndryshëm tregojnë miqësitë, përplasjet dhe vrasjet në qytetin e Shkodrës.

Teksa lexon këtë dosje, kuptohet lehtësisht se thuajse të gjithë personazhet në këtë çështje, kanë qenë miq mes njëri-tjetrit, por mëritë, intrigat dhe pazaret ekonomike, mbivendosën një seri konfliktesh, hatërmbetje që prodhuan krime të rënda deri në eliminime fizike.

Publikimi në të ardhmen i bisedave në “Sky” të eksponentëve të krimit të organizuar në Shkodër dhe Lezhë, do nxjerrin zbuluar emra të përveçëm të politikës shqiptare, deri lart në qeveri, të cilët i kishin mirë punët.

Mësohet se një tjetër dëshmi e fortë e regjistruar nga prokuroria e posaçme SPAK, për llogari të dosjes voluminoze “Metamorfoza”, është ajo e Mustafa Licit, babait të Ibrahim Licit.

Mustafa Lici, një e emër mjaft i njohur në botën politike në Shkodër,  ka shkuar dy herë në prokurori duke dhënë shpjegime para oficerëve dhe prokurorit të çështjes Arben Kraja, lidhur me miqësinë dhe më pas përplasjen e vazhdueshme deri në viktima mes familjes së tij dhe dy fiseve Bajri dhe Bilali.

Lexo edhe:

Shkodra, parcelat e gjakut

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

Krisja mes fisit Lici dhe dy familjeve Bajri dhe Bilali, rezulton të ketë ndodhur në vitin 2018 kur në Shkodër është vrarë, Fatbardh Lici.

Fatbardhi, ishte shok i ngushtë i Behar Bajrit dhe së bashku kanë fjetur në shtëpinë e tyre.

Në këtë çështje penale, Mustafa Lici është pyetur si viktimë e veprës penale, pasi ai dhe vetë djali i tij, Ibrahimi, kanë qenë në planet për t’u vrarë nga Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka.

Lidhur me konfliktin midis Behar Brajoviq alias Bajri dhe Ibrahim Licit, më datë 24 Janar 2024, është pyetur si deklarues Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i cili shpjegon se me fisin Bajri ka pasur miqësi vëllai i tij, i ndjeri Fatbardh Lici.

“…Po pas vrasjes së Fatbardhit, fisi Bajri nuk është takuar më me Lict…”-është shprehur Mustafa Lici.

Ndër tjera ai ka deklaruar në SPAK se:

“…në lidhje me faktin që më parashtruat dhe më keni thirrur, dua të s’qaroj se unë kam patur një vëlla Fatbardh Lici, të cilin e kanë vrarë në vitin 2018. Për Fatbardhin dua të s’qaroj se ai ka patur lidhje shoqërore dhe është frekuentuar me Behar Bajrin, madje Behari dhe Bardhi kanë fjetur në shtëpitë e njëri tjetrit, kanë qenë shokë. Pasi u vra Fatbardh Lici, dhe ne si familje kishim hapur dyert e mortit, kemi pritur disa ditë dhe na ka bërë përshtypje që asnjë nga anëtarët e fisit Bajri dhe rrethi shoqëror i tyre, Astmer Bilali e të tjerë, nuk na erdhën për ngushëllim. Mua më ka bërë shumë përshtypje sa arrita të krijoja dyshime të pabazuara në prova se fisi “Bajri” dhe familja e Astmer Bilalit mund të ishin të përfshirë në vrasjen e vëllait tim Fatbardh Lici. Pas vrasjes së Fatbardhit disa kohë më vonë, në Shkodër u hapën fjalë të cilat më vinin nga të njohur të mi, se fisi “Bajri” fliste në opinion publik duke u tallur me familjen time dhe komentuar varrimin e vëllait tim, pasi disa anëtarë të familjes time nuk erdhën në varrimin prej frikës së mos na qëllonin…”.

Më tej Mustafa Lici, tregon se nga momenti i vrasjes së Fatbardh Licit, “nuk kemi pasur asnjë kontakt me fisin “Bajri” dhe fisin “Bilali””. Ndër të tjera, Mustafa Lici ka shpjeguar para oficerëve se:

”…se familjes sime i ka ndodhur edhe një ngjarje disa muaj para se të vritej vëllai im Bardhi. Nuk kujtoj datën e saktë por rreth mesit të vitit 2018, i është vënë eksploziv në makinë kunatit tim Lul Kulla. Luli është martuar me motrën time A.Lici, por unë me familjen e motrës nuk është se bëhemi shumë. Vrasja e Bardhit ishte ngjarje e radhës që godiste të afërmit e mi…”.

Ndërkohë i pyetur për njohjen e Ibrahim Licit me Behar Brajoviq, Astmer Bilalin apo rrethin e tyre shoqëror, dëshmitari Mustafa Lici deklaron se:

“…djali im Ibrahimi si dhe Muhameti, nuk kanë patur marrëdhënie shoqërore me fisin “Bajri” dhe “Bilali”, por ato kanë pasur njohje pasi ata ishin miq të Fatbardh Licit dhe gjithashtu i kishim komshinj në lagje. Ibrahimi duke qenë i ri, ka mbajtur kontakte me Astmerin, pasi ai ishte moshë e re. Njohje si me “Bajrat” kemi dhe me Dorjan Dulin si komshinj, pasi Dorjan Duli që është përmendur në media, është komshi me mua. Dua të saktësoj se Ibrahimi nuk ka patur kurrë konflikt me Behar Brajoviç apo Astmer Bilalin….”.

Gjatë përfundimit të seancës së pyetjes Mustafa Licit i është kërkuar nga oficerët e BKH-së që të dorëzojë aparatet e telefonit, por ai ka refuzuar duke i pohuar se nuk kishte asnjë telefon me vete, pasi i kishte lënë në shtëpi./Ora News

Etiketa: BajratbilaliFatbardh LiciIbrahim LiciLul KullametamorfozamiqMustafa Licivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkodra, parcelat e gjakut

21:23 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

19:10 : 14/09/2025
AKTUALITET

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

20:26 : 13/09/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025
BOTA

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

10:28 : 11/09/2025
BOTA

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

18:04 : 10/09/2025
Para

O’Brien: Do bëjmë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

TË GJITHA

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025

Shkrumbohet nga flakët makina në Bypassin e Vlorës

19:13 : 16/09/2025

Skema piramidale/ Si u mashtrua drejtoresha nga Gramshi: Për platformën XUEX mësova në festën e 8 Marsit

19:00 : 16/09/2025

Këlliçi: PS minoi konsensusin 20-vjeçar, mazhoranca vepron me arrogancën e kartonit

18:56 : 16/09/2025

Ra në humnerë, humb jetën turisti në shtegun Theth-Valbonë

18:48 : 16/09/2025

EMRAT/ Zbulohen 3 deputetët që PD i dha “borxh” PL-së për të formuar grup parlamentar

18:48 : 16/09/2025

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

18:40 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com