• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Mburoja’ antikushtetuese e socialistësve për Olta Xhaçkën

Ndryshe nga ç’thotë Olta Xhaçka, Kushtetuesja nuk shqyrtoi në themel dhe as nuk vendosi për mandatin e saj

17:00 : 18/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas votimit të socialistëve kundër dërgimit të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës nga Gjykata Kushtetuese, deputetja pretendoi se Kushtetuesja ishte shprehur tashmë për papajtueshmërinë e mandatit të saj. Në fakt, ekspertët argumentojnë për Faktoje se kjo nuk është e vërtetë. Sipas tyre, Kuvendi shkeli detyrimin për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese.

Refuzimi që socialistët i bënë dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të mocionit të opozitës për pavlefshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, u pa gjerësisht në opinionin publik si sfidë ndaj sistemit gjyqësor.

Kjo sepse Gjykata Kushtetuese në vendimin e Janarit 2023 kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të merrte vendim në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit dhe më pas t’i drejtohej gjykatës për vlerësim.

*faksimile e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese

Deputetja Xhaçka pretendon se Gjykata Kushtetuese është shprehur për papajtueshmërinë e mandatit të saj, pasi gjykata e ka shqyrtuar çështjen dhe ka vendosur ta pushojë atë.

Deputetja Xhaçka pretendon se Gjykata Kushtetuese është shprehur për papajtueshmërinë e mandatit të saj, pasi gjykata e ka shqyrtuar çështjen dhe ka vendosur ta pushojë atë.

Lexo edhe:

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Unë kam qënë në Gjykatë Kushtetuese, çështja ime është gjykuar në themel, jo për aspekte proceduriale se po të ishte ashtu do ishte rrëzuar që në dhomë të Këshillimit. Është dëgjuar [mbrojtja] për 10 orë dhe është disponuar me vendim për pushim” – tha Xhaçka në Top Story.

Çfarë tha Gjykata Kushtetuese

Deputetja Olta Xhaçka këmbëngul se Gjykata Kushtetuese nuk i ka kërkuar Kuvendit të marrë fillimisht vendim, që më pas të mund të shqyrtonte çështjen, cka bie ndesh me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese .

“Deklarata e znj. Xhaçka është e pavërtetë” – vlerëson Ledio Braho, avokat dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.

“Kjo pasi pasi Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 1, datë 23.01.2023 ka gjykuar se cili është subjekti që ka të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesë, në rastin kur ka pretendime që një deputet i Kuvendit të Shqipërisë mund të ketë kryer veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor apo të fitojnë pasuri të këtyre në zbatim të nenit 70 pikat 3 dhe 4 të Kushtetutës.” – argumenton Braho.

Ai referon paragrafët 54-56 të këtij vendimi ku Gjykata ka dhënë një përgjigje shteruese se cili është organi që mund ti drejtohet asaj në lidhje me mandatin e deputetes Xhaçka.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se papajtueshmëria e mandatit të deputetes Olta Xhaçka duhet të vlerësohet nga kjo gjykatë, por vetëm pasi të shprehet Kuvendi i Shqipërisë.

*faksimile e zbardhjes së vendimit të janarit 2023 për papajtueshmërinë e deputetes Olta Xhaçka

“Në asnjë pjesë të kësaj vendimmarrjeje nuk ka elementë të gjykimit në themel të pretendimeve të 1/10 së deputetëve sepse GjK ka mbajtur qëndrimin që pa vendimmarrje të vetë Kuvendit, nuk mund të ketë shqyrtim në themel të këtyre pretendimeve nga kjo gjykatë.” – Ledio Braho, avokat.

Kjo rrëzon pretendimin e deputetes Xhaçka se Gjykata e ka shqyrtuar në themel çështjen e saj.

Votimi i 11 prillit në Kuvend

Në seancën plenare të 11 prillit 72 vota socialistësh iu bënë mburojë deputetes Xhaçka, duke mos lejuar miratimin e raportit të pakicës në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet.

Raporti i pakicës së Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin pretendon se mandati i Xhaçkës është i papajtueshëm me kushtetutën dhe ligjin. Ndërsa raporti i shumicës së Këshillit vendos se nuk ka asnjë papajtueshmëri.

Votimi i 11 Prillit shënoi herën e dytë që Parlamenti refuzoi miratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në 17 nëntor 2022, ishte hera e parë kur Kuvendi miratoi vetëm raportin e shumicës së Këshillit që “mbronte” Olta Xhackën, duke refuzuar miratimin edhe të raportit të pakicës. Në janar 2023 Kushtetuesja vlerësoi se mos-votimi i këtij mendimi të pakicës parlamentare ka pamundësuar që deputetët të vijojnë procedurën në Gjykatën Kushtetuese.

Por, mesa duket, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk i ndaloi socialistët të refuzojnë për herë të dytë votimin e këtij mocioni, duke pamundësuar edhe njëherë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, që është organi kompetent për marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.

/Faktoje

Etiketa: Gjykata Kushtetuesekuvendmandatolta xhackapapajtueshmeri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:19 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

08:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
BOTA

VIDEO/ Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Kuvendit

19:31 : 04/06/2025
Para

VIDEO/ Qeni “orakull” që gjeti gjysmëfinalet e Champions, parashikon edhe fituesin

TË GJITHA

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com