• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Yellen: Veprimet e Iranit mund të shkaktojnë ‘dëme ekonomike’ globale

09:57 : 17/04/2024
në BOTA

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen paralajmëroi të martën për dëme të mundshme ekonomike globale si pasojë e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme. Ajo u zotua se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk do të hezitojnë të vendosin sanksione të reja ndaj Iranit, për të dënuar “aktivitetin keqdashës dhe destabilizues” të tij në rajon.

Ajo i bëri komentet përpara takimit pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që fillon këtë javë, duke thënë se sulmi me raketa i Teheranit ndaj Izraelit “nënvizon rëndësinë e punës të Departamentit të Thesarit për të përdorur mjetet tona ekonomike për të kundërshtuar aktivitetin keqdashës të Iranit”.

Ajo shtoi: “Nga sulmi i kësaj fundjave deri te sulmet e Huthit (grupi militant jemenas) në Detin e Kuq, veprimet e Iranit kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe mund të shkaktojnë pasoja ekonomike”.

Sulmi me raketa kundër Izraelit, në orët e para të së dielës, u bë si reagim ndaj asaj që Teherani thotë se ishte një sulm izraelit në konsullatën e Iranit në Siri, në fillim të këtij muaji. Shefi i ushtrisë së Izraelit tha të hënën se vendi i tij do t’i përgjigjet sulmit, ndërsa udhëheqësit botërorë paralajmërojnë kundër veprimeve hakmarrëse, duke u përpjekur të shmangin një shpërthim të dhunës.

Lexo edhe:

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

Ndërsa FMN-ja dhe Banka Botërore zhvillojnë takimet e tyre pranverore këtë javë, në rendin e ditës janë tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky përshkallëzim në ekonominë globale.

Izraeli dhe Irani kanë qenë në një kurs përplasjeje gjatë gjithë luftës gjashtëmujore të Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Gazë. Lufta shpërtheu pasi dy grupe militante të mbështetura nga Irani kryen një sulm më 7 tetor që vrau 1200 njerëz në Izrael dhe rrëmbyen 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Kundërpërgjigja izraelite në Gazë ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë dhe ka vrarë mbi 33,000 njerëz, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, të dhëna këto që nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

“Ne kemi vënë në shënjestër mbi 500 individë dhe entitete të lidhura me terrorizmin dhe financimin e terrorizmit nga regjimi iranian dhe përfaqësuesit e tij që nga fillimi i mandatit të administratës,” tha zonja Yellen, duke përmendur sanksionet kundër programeve të dronëve dhe raketave të Iranit, grupeve militante Hamas, Houthi, Hezbollah dhe grupe të tjera irakiane.

“Departamenti i Thesarit nuk do të hezitojë të punojë me aleatët për të përdorur autoritetin e sanksioneve për të vazhduar ndërprerjen e aktivitetit të keq dhe destabilizues të regjimit iranian”, tha ajo. “Unë pres që ne do të ndërmarrim veprime shtesë sanksionesh kundër Iranit në ditët në vijim”.

Takimi vjetor zhvillohet ndërsa edhe konfliktet e tjera, duke përfshirë agresionin rus ndaj Ukrainës, vazhdojnë të kërcënojnë stabilitetin financiar global.

Sekretarja Yellen në muajin shkurt ofroi mbështetje të fortë publike për idenë e shfrytëzimit të pasurive të ngrira të Bankës Qendrore Ruse, me vlerë afërsisht 300 miliardë dollarë, për rindërtimin e Ukrainës.

Ajo tha të martën se SHBA-ja “po vazhdon të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të zhbllokuar vlerën ekonomike të pasurive të paluajtshme ruse dhe për të siguruar që Rusia të paguajë për dëmin që ka shkaktuar”. Zonja Yellen shtoi se ajo do të takohet me udhëheqësit e financave të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës të mërkurën për të vazhduar diskutimet mbi këtë temë dhe do të shikojë “një sërë mundësish, duke filluar nga sekuestrimi i pasurive deri te përdorimi i tyre si kolateral”.

Një tjetër çështje kryesore për takimet e këtij viti sipas Sekretares Yellen, do të jenë bisedat e vazhdueshme rreth politikës industriale kineze që përbën një kërcënim për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale. Ajo udhëtoi në Guangzhou dhe Pekin në fillim të këtij muaji, për të zhvilluar “bisedimeve të vështira” me homologët, mbi atë që ajo e ka cilësuar si prodhim përtej nevojave të tregut nga Kina të teknologjisë së gjelbër dhe shitjes me çmime të ulëta, që mund të dëmtojnë fabrikat amerikane dhe ta bëjnë të pamundur konkurrencën.

Sekretarja Yellen tha se planifikon të takohet këtë javë me homologët e saj kinezë në atë që do të ishte takimi i katërt i Grupeve të Punës Ekonomike dhe Financiare SHBA-Kinë. Takimi, sipas saj, do të mbahet “për të shkëmbyer informacione, për të identifikuar fushat e mundshme të bashkëpunimit dhe për çështjet për të cilat nuk pajtohemi, për të komunikuar sinqerisht shqetësimet që kemi”, siç tha ajo.

Departamenti i Thesarit dhe Ministria e Financave e Kinës kanë ngritur grupe pune ekonomike, në një përpjekje për të zbutur tensionet dhe thelluar lidhjet mes dy vendeve./VOA

Etiketa: deme ekonomikeIranlufte. shba

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon zhbërjen e programit bërthamor të Iranit

22:08 : 05/05/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve në Oman

14:50 : 27/04/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në Iran, raportohet për mbi 500 të plagosur

15:16 : 26/04/2025
BOTA

A ka hequr dorë Trump nga shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit?

09:11 : 25/04/2025
BOTA

Dilema e Trumpit për programin bërthamor të Iranit: Ta verifikojë apo ta shkatërrojë?

08:26 : 11/04/2025
AKTUALITET

120 mln euro për 0 KvH energji/ Zhvatja me “Tigrat e Belës” dhe orataku i fshehtë iranian

21:17 : 26/02/2025
Para

EMRAT/ Kush votoi kundër Kosovës në Asamblenë e Këshillit të Europës

TË GJITHA

Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:10 : 23/05/2025

Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë

11:55 : 23/05/2025

Kultivim kanabisi në Australi/ Shpallet në kërkim aktori Vis Pupa, bashkëshortja e tij para drejtësisë

11:40 : 23/05/2025

Organizoi dhe porositi vrasjen e Elis Rroshkodolit në Shkodër, policia arreston Voltan Xhanin dhe vëllain e tij

11:33 : 23/05/2025

“Policia! Barkas!”/ Dalin pamjet e aksionit, momenti kur arrestohen Xhevdet Plaku dhe të tjerët (VIDEO)

11:26 : 23/05/2025

Operacioni “Ura”/ 29 emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie, 14 përballen sot në GJKKO

11:16 : 23/05/2025

Fletë votimi të falsifikuara, para dhe pushkë, procedohet pronari i lokalit që u denoncua nga Berisha

11:03 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com