• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E kam shoqe atë të emigracionit”/ Përgjimet për trafikun e klandestinëve: E njef atë mikun tonë?

19:14 : 14/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një grup kriminal që trafikonin shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit është shkatërruar, duke rënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre oficerë policie.

Të dyshuar se formuan një grup kriminal, duke shfrytëzuar ligjin për punësimet e bangladeshasve në Shqipëri, ata dolën para gjyqtares së Posaçme për t’u njohur me provat që kishte mbledhur SPAK kundër tyre, nga shtatori 2023 e në vazhdim.

Përmes vëzhgimeve ambjentale, përgjimeve telefonike dhe një sërë veprimesh të tjera, SPAK i tha gjyqtares Flora Hajredinaj se veç biznesmenëve, agjencisë së punësimit dhe katër oficerëve të policisë kufitare të identifikuar deri më tani, emigrantët nga Lindja e Mesme e përdorën Shqipërinë si tranzit për t’u larguar. Për gjashtë muaj, 253 bangladeshas, por edhe nga Irani, Pakistani, hynë si puntorë me leje vize të tipit D.

Ka dyshime deklaron SPAK, se të hetuarit Endri Seiti dhe Luan Tafalla përmes agjencisë së punësimit “Intercontinental link”, mbas ftesave për punë, bashkëpunuan me Antonio Spaeccion, Xhuljeta Cipën dhe Artur Matën, që kryen aplikimet për lejen e punësimit, të dyshuar të tjerë që administrojnë restorante dhe hotele i strehuan. Për procesin dokumentar ata u ndihmuan nga katër oficerë të policisë kufitare që janë nën hetim

Në një rast SPAK i vendosi pajisje gjurmuese njërit prej pasagjerëve që po udhëtonte nga Dubai drejt Tiranës me pretendimin se do të punonte në Shqipëri.

Lexo edhe:

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vdes tragjikisht 38-vjeçari në Mamurras

“Nuk pi ujë diploma”/ Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë

Përgjimet tregojnë se mbas kapjes së disa emigrantëve në Kosovë, grupi mori masa për të sofistikuar veprimet. Gjatë ndjekjes nga një grup i operacionales që kreu vëzhgimin, rezulton se njëri nga emigrantët që kishte ardhur për të punuar, pa e ditur se po ndiqej nga policia, u kërkoi atyre që ta orientonin për rrugën.

Ndërkohë, TCH ka siguruar dosjen e SPAK, ku pjesë e përgjimeve është një bisedë mes të arrestuarit Endri Seiti, nga Tirana, si organizator i aktivitetit kriminal dhe Arba Hysenllari. Seiti i flet kësaj të fundit për drejtorinë e Tiranës, ndërsa Arba i thotë se ka një mikeshë te emigracioni.

Pjesë nga përgjimet / Datë 19. 10. 2023

Endri: Kanë ardh nga drejtoria e Tiranës nja njëqind e ca veta, i ka marrë agjencia (nuk kuptohet)

Arba: Këtu e përgjithshmja?

Endri: Jo jo e madhja fare.

Arba: Po pra e madhja fare ku është, a është kjo ke brryli.

Endri: po ajo

Arba: E kam shoqe të ngushtë atë të emigracionit.

Endri: S ati e ka emrin, malokja me? (nuk kuptohet)

Arba: Jo jo tjetri, është tek drejtoria, është tek zyra e emigracionit.

Endri: E njef atë mikun tonë?

Arba: Nuk e di pra, e pyta unë, i thash unë, kur tha ajo, kështu kështu, i thash shif njëherë, për zyrën time, a ka ndonjë emër a ndo një gjë aty, ja do shof unë, e do të them më tha, po nuk më ka thëne gjë.

Endri: Ai thotë po, po sbesoj.…. (nuk kuptohet) kam bo shpenzime e marrtë dreqi….

Shënim: Kjo bisedë zhivillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Endri Seiti, ku dyshohet se bëhet fjalë per shtetasin Edmond Braha.

_(14-2437) Lani i tregon dicka Arbes me zë të ulët… ke njerëz mbrapa.. flitet për trafikun Shqipëri Kosovë, e paqartë. Ky është kalamo, ky nuk kupto fare ça dmth… e paqartë, ma tregoj… Arba: Un shyqyr kam pas numër pune pa emrin tënd fare.. unë e shifsha makinën e çunave frenosha, ai fotografonte, ikte… ky vazhdonte prap. Kan vu dhe gps. Arba: Jo mo jo ato janë të gjitha me tabulta me dash… Lani, nje e kemi gati e paqartë…

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasve Arba Hysenllari dhe Luan Tafalla ku ky i fundit dyshohet se shpreh friken rreth policisë dhe biseda lidhet me ngjarjen e datës 10.09.2023.

15:09:49] Mondi desha të dija pse i del ai i Xhafës nuk ka drejtë leje ? Do t’ia jap Mondit sot, Xhafës i kam shkrujt që nuk i doli, e ka pare Xhafa ia kam nis na 1 pa njëzet.

Shënim: Kjo bisedë zhvillohet midis shtetasit Luan Tafalla dhe Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Datë 30.10.2023

[18:42:41] Në zyre hyn Endri, dëgjohet Lani që i thotë: –Mondi ma dha numrin e asaj, kemi qit në kontroll tha, po kontrollohen të githë se kanë ardhë 350, ishte dhe emrin e Lulit, u vonua tha ajo dhe erdhi pastaj dhe e pashë emrin.

Shënim: Kjo bisedë dyshohet se zhvillohet midis shtetasve Luan Tafalla dhe Endri Seiti, ku dyshohet se flasin për shtetasin Edmond Braha.

Pjesë nga përgjimet/ Data: 17.11.2023

[12:52:58] Endri: Te ikim te Mondi.

Arba: Nuk vij unë te Mondi

Endri: Me nje kemb

[12:53:08] Arba: Hajde te te lej atje, e re iki une.

Endri: Shko pyte ti, se mu smë lejohet të futem brenda.

Arba: Pse stë lejolet ty? Ti je një përtac, nje dh***, nuk takon as edhe 1 lloj robi, shko takoje Mondin vet, ja ti shkruaj Mondit ketu.

Endri: Ça jam unë, ça jam?

Endri: E mori Lani dje, hajde te zyra tha

Arba: Dh*** je

Endri: Më kërkojnë lekë, ty stë kërkojnë lekë.

Arba: E të shkoj unë ë? Po jo mo zotëri të shkojë Lani, të shkoj Lani dhe ti

/TCH

Etiketa: bangladeshigrupi kriminalklandestinepergjimetpunetrafikuviza fiktive

Lajme të lidhura

Guroret në Borizanë, Krujë
AKTUALITET

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, vdes tragjikisht 38-vjeçari në Mamurras

14:53 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Nuk pi ujë diploma”/ Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë

07:56 : 09/07/2025
BOTA

Temperaturat e larta, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna

13:36 : 07/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:10 : 30/06/2025
Para

Pak muaj pas lindjes së djalit, Eros Grezda ndahet nga bashkëshortja

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com