• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“5 mijë € për emigrant”/ Zbardhet SKEMA e trafikut të klandestinëve. Të përfshirë edhe policë

14:01 : 12/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një operacion kundër trafikimit të emigrantëve të paligjshëm është zhvilluar nga Policia dhe Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në kuadër të së cilit janë lëshuar 26 urdhër arreste, mes tyre edhe efektivë Policie.

Ishte Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ai i cili në një deklaratë për mediat mesditën e kësaj të premte dha detaje lidhur me operacionin.

Skema

Sipas policisë, nga hetimi ka rezultuar se 15 subjekte private siguronin kontrata pune për qytetarë nga Bangladeshi dhe shtete të tjera kundrejt 5 mijë Eurove. Pasi i prisnin në Rinas dhe merrnin shumën përkatëse, emigrantët largoheshin drejt vendeve të BE-së. Mes personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë edhe efektivë policie.

“Hetimi i këtij rasti zbuloi aktivitetin e të paktën 5 subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme biznesi, të cilët siguronin kontrata pune fiktive për shtetas, kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen e aplikimeve për vizë, deri në pritjen e tyre në aeroportin e Rinasit, e gjitha kjo kundrejt pagesës 5000 euro. Nga hetimet u identifikuan 26 shtetas të përfshirë, me role të ndryshme në këtë aktivitet, ku fatkeqësisht janë përfshirë edhe punonjës policie, të cilët janë ata që duhet ta parandalojnë dhe ta godasin këtë aktivitet kriminal, ashtu si edhe aktivitete të tjera kriminale. 

Lexo edhe:

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

Personat e përfshirë, për të përfituar para, shfrytëzonin nevojën e shtetasve të vendeve të tjera, që ishin në kërkim të një jete më të mirë, ndërsa bizneset në pronësi të disa prej personave në hetim, janë vënë në dispozicion të aktivitetit kriminal”,- tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku në deklaratën për mediat

Masat e sigurisë:

Mësohet se me kërkesë të SPAK dhe GJKKO janë caktuar masat e sigurisë, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre.

Është ekzekutuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për personat në hetim:

E. S., i vitlindjes 1986, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;

L. T., i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, organizator i aktivitetit kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

E. I., i vitlindjes 1988, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

A. Sh., i vitlindjes 1998, lindur në Patos, Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

Xh. Ç., e vitlindjes 1967, lindur në Durrës dhe banuese në Fushë Krujë, biznesmene, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

A. M., i vitlindjes 1968, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

A. S., i vitlindjes 1971, lindur në Itali dhe banues në Vlorë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

A. S., i vitlindjes 1973, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

L. S., i vitlindjes 1978, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Sh. M.(B.), i vitlindjes 1987, lindur në Kukës dhe banues në Has, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

B. M., i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

Altin Hasani., i vitlindjes 1972, lindur dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Edmond Braja, i vitlindjes 1975, lindur në Shijak dhe banues në Tiranë, punonjës policie, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

L. L., i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

T. P., i vitlindjes 1962, lindur në Shkodër dhe banues në Durrës, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumentave” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Xh. K., i vitlindjes 1995, lindur dhe banues në Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

E. B., i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

I. A., i vitlindjes 1983, lindur dhe banues në Kavajë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”;

E. E., i vitlindjes 1980, lindur në Kamerun dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

-Është ekzekutuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personat në hetim:

A. D., i vitlindjes 1966, lindur dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;

Arjel Hoxha, i vitlindjes 1996, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

A. H., e vitlindjes 1996, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”;

-Janë ekzekutuar masat e sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” për personat në hetim:

Ermal Hoxha. H., i vitlindjes 1989, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

O. P., i vitlindjes 1998, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, biznesmen, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa janë shpallur në kërkim personat në hetim:

F. M., i vitlindjes 1971, lindur Kukës dhe banues në Tiranë dhe A. M., i vitlindjes 1972, lindur në Bangladesh, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grup kriminal”.

Sekuestrimet:

Në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe sekuestruar:

13 automjete të markave të ndryshme
50 telefona
3 pistoleta
1 çifte
50 fishekë
4 laptopë
5 kompjuterë
520 000 lekë
400 000 euro
700 000 dollarë amerikanë
4000 paund
Doza kokaine dhe cannabisi
Dhjetra dokumente të ndryshme.

Etiketa: klandestineoperacionpolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gruaja do të presë këmbën në Itali pasi i rrezikon jetën, mjekësia në Shqipëri nuk i jep “lejen”/ VIDEO

12:42 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Detaje nga hetimi/ Dyshohet se autorët e armatosur i bënë pritë Renis Dobrës, u prezantuan si policë

19:20 : 09/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Kërkohet paraburgimi për pesë zyrtarët policorë pas vdekjes së Agon Zejnullahut

15:26 : 09/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të largohej dhe përplasi patrullën, 29-vjeçari plagos 2 policët në Tiranë

14:03 : 09/07/2025
AKTUALITET

Një 37-vjeçar godet me forcë dyert dhe muret e Spitalit të Pukës, kundërshton edhe policët/ EMRI

15:05 : 07/07/2025
Para

Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie? Rrumbullaku s'jep "llogari" para gazetarëve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com