• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Konkurenca” vetëm 220 mijë euro gjoba në vit, Buxhuku: Shifër qesharake për realitetin e hidhur

21:35 : 10/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Në raportin e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023 nuk janë evidentuar shkelje domethënëse e ligjit. Në total gjatë gjithë vitit të kaluar janë vendosur 5 gjoba me vlerë rreth 220 mijë euro.

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se kjo është një shifër qesharake në raport me realitetin e hidhur që shohim të gjithë çdo ditë. Në mënyrë të veçantë, Buxhuku tha se këtë e shohim në tregun e karburanteve dhe atë të sigurimeve.

“Ne i paguajmë karburantet më shtrenjtë se vendet e rajonit. Cilësia e karburanteve është shumë e dobët. Kemi problem me tregun bankar, tregun e sigurimeve. Kemi ose kartele ose monopole ose oligarkë.   Tregu i karburanteve ka 1.5 miliardë xhiro vjetore. Ka ndikim jashtëzakonisht të madh në të gjithë sektorët e tjerë. Situata është vërtet e vështirë dhe kjo duket shihet te elasticiteti i tregut. Kur në tregjet botërore bien çmimet, në tregun tonë reflektohet me vonesë. Por nëse rriten, rritja këto është brenda sekondave. Kjo tregon prani të karteleve. Ne të gjithë e dimë se çmimet e karburanteve në Shqipëri mbeten nga çmimet më të larta. Madje, çmimi më i lartë. Kemi çmime të larta dhe cilësi të dobët të karburanteve. Ne kemi qartësisht mungesë konkurrence sepse ne në finale kemi çmime më të larta se shtetet e tjera, kjo edhe sikur të hiqet taksimi. E njëjta gjë edhe për cilësinë. Kemi cilësi më të dobët.

Ne kemi nevojë për një ripërtëritje totale institucionale. Në tregun e sigurimeve në Shqipëri kemi shfaqjen më të qartë të karteleve dhe oligopoleve. Mjafton të shkoni të bëni siguracionin në një X kompani. Çmimet janë fiksuar dhe ti do ta bësh siguracionin jo ku dëshiron ti, po ku të lejon karteli. Çuditërisht, këtë nuk e evidenton Autoriteti i Konkurrencës. Ne jemi ende në fazën e parë. E shikoni që janë 200 mijë euro gjoba, një shifër qesharake për një realitet kaq të hidhur. Në momentin që ti nuk e evidenton këtë nuk mund të bësh asgjë, sepse po thua që situata është e mirë. Mungon vullneti politik që ekonomia të vendoset në shina. Kur vetë ekzekutivi nuk e ka këtë vullnet, imagjino çfarë ndodh më tej.” – tha Buxhuku në Mcn Tv.

Buxhuku tha se në Shqipëri, institucionet janë thjesht formale dhe legjitimojnë deri në tallje një realitet jashtëzakonisht të rëndë. Ai solli rastin e tregut të mallrave të konsumit, ku çmimet janë më të larta se në vendet e rajonit, madje në disa raste edhe se në vendet e BE-së.

Lexo edhe:

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

Olsian Çela i tha thuajse të gjitha, por “harroi” OPGJ gjobëvënës që ka promovuar vetë

“Në çdo vend të botës Autoriteti i Konkurrencës është një nga institucioneve më të rëndësishme, shtyllë e ndërtimit të shtetit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Gjobat në botë llogariten me miliarda. Në Shqipëri, ku ekonomia është e mbyllur, shikojmë një institucion konkurrence, i cili gjobat i llogarit me miliarda euro. Kur shikon që gjobat janë në nivel kaq të ulët janë dy mundësitë: ose ti je një shtet perfekt ose nuk bën asnjë punë, pra je konsumator i parave të taksapaguesve dhe vetëm kaq.

Në praktikë ne shikojmë që, le të marrim kontrollet në tregje. Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ndjeshëm më të larta jo vetëm sesa ato të rajonit, por edhe të BE. Marrim tregjet e tjera. Produkti i konkurrencës është të ofrosh një shërbim ose mall me cilësi më të mirë dhe çmim më të ulët. Por te ne kjo nuk ndodh.

Këtu institucionet janë thjesht formale, konsumojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edhe në vende demokratike me institucione të konsoliduara, vënë gjoba në dhjetëra miliona dhe miliarda euro jo vetëm kompanive të thjeshta, por gjigantëve të tregut. Përfundimisht, me këto gjoba qesharake, me një situatë kaq të rëndë, janë institucione që vegjetojnë. Legjitimojnë deri në tallje një realitet jashtëzakonisht të rëndë.

Nëse marrim rastin e blegtorëve, sipas vlerësimeve që kemi bërë. Nuk kemi direkt problem të mungesës së konkurrencës. Kryesorja vjen nga politikat tregtare tërësisht të gabuara që shteti shqiptar ka sot në fuqi. Pra, duhet kuptuar a kemi fenomene të tipit dumping, pra subvencionon disa në mënyrë që të mposhtësh konkurrentët. Ky fenomen është i pranishëm dhe kjo është shkelje e të gjitha parimeve të tregtisë së lirë.  Praktikisht, konkurrentët e tu në tregti që duhet t’i respektojnë këto rregulla, i shkelin ato.” – u shpreh eksperti i ekonomisë.

Etiketa: Autoriteti i Konkurencesgjergj buxhukugjobakarburantetnaftasigurime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

10:09 : 19/06/2026
AKTUALITET

Olsian Çela i tha thuajse të gjitha, por “harroi” OPGJ gjobëvënës që ka promovuar vetë

19:29 : 17/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

11:23 : 17/06/2026
BOTA

Nafta bie nën 80 dollarë për fuçi

16:59 : 16/06/2026
AKTUALITET

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

12:16 : 16/06/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran, çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj

11:32 : 15/06/2026
Para

Kërkohet largimi i Veliajt/ Berisha për protestën: Nesër dita e zemërimit të qytetarëve

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet