• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mozaiku në Durrës mbulohet nga ujërat e zeza, institucionet ping pong me përgjegjësinë

10:21 : 09/04/2024
në AKTUALITET, SOCIALE
Pamje nga ujerat e zeza ne kantierin e ndertimit te shkolles "Gjergj Kastrioti"

Pamje nga ujerat e zeza ne kantierin e ndertimit te shkolles "Gjergj Kastrioti"

Mozaiku i zbuluar në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti’’ në Durrës është mbuluar nga ujërat e zeza. Si pasojë e këtij zbulimi të rrallë arkeologjik në tetor të vitit 2023, u pezulluan punimet për rindërtimin e gjimnazit që po kryhej në kuadër të programit EU4Schools financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Dyshohet se shkak për përmbytjen e mozaikut është bërë çarja e tubacioneve të ujrave të zeza. Ndonëse një pasuri e rrallë rrezikohen të dëmtohet seriozisht, institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit për gjendjen aktuale të mozaikut, duke e lënë fajin jetim.

“Është përgjegjësi e ujësjellësit, nuk varet nga Bashkia, pjesa tjetër i takon firmës që është kontraktuar dhe që ka lidhje direkt me Institutin Arkeologjik në Tiranë”- shprehen përfaqësues të Bashkisë Durrës.

Citizens kontaktoi Ujësjellës–Kanalizime në Durrës, të cilët ia kaluan përgjegjësinë kompanisë së ndërtimit Dion–Al, e cila është e kontraktuar për rindërtimin e shkollës.

“Firma e ka pranuar përgjegjësinë dhe është dakort të bëhet nga e para, por shërbimi arkeologjik nuk lejon të bëhen punimet” – tha për Citizens Aleks Kalemasi nga shërbimi i Ujësjellës – Kanalizime.

Lexo edhe:

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

Ai shton se dje janë dërguar autobotet e ujësjellësit për të thithur ujërat e zeza që kanë rrjedhur, si një zgjidhje emergjente provizore.

Vetë firma e ndërtimit nuk dha një përgjigje të qartë nëse ishte apo jo përgjegjëse për dëmtimin e tubacionit, por tha se e kishte adresuar çështjen pranë autoriteteve.

“Ne e kemi pezulluar punën aty për shkak të gjetjes së Mozaikut dhe duke qenë se puna është pezulluar neve e drejtuam çështjen tek institucioni përkatës, UNDP“ – analizoi për Citizens një përfaqësues i firmës së ndërtimit Dion – Al.

Nga ana tjetër, më 23 shkurt 2024 Bashkia e Durrësit hapi tenderin për “Gërmime arkeologjike i mozaikut dhe rrënojave të tjera antike në shkollën e mesme Gjergj Kastrioti” me vlerë 13.8 milionë, i fituar nga operatori ekonomikë Luan Përzhita. Ky tender është shënuar me flamur të kuq nga Open Data, simbol i mungesës së konkurrencës.

Sipas urbanistit Artan Kacani problemi i ujërave të zeza dhe kanalizimeve në zonën Kodër – Vilë është më makro.

“Nëse do ti referohemi VKM – ve të ndryshme të shtetit, nga vitet 90 do kuptojmë që është një zonë e ndaluar për lejet ndërtimore, për vetë faktin se kemi tokë argjiloze. Tokë argjiloze që bashkohet me ujërat dhe në kohën e verës kjo do të kalojë në gjendje gangrene ose mpiksje tubacionesh dhe kjo gjë do të përkthehet për shëndetin publik të banorëve”- thekson ai.

Kacani analizon se nëse i referohemi dëmit territorial nga Kodra duke lëvizur deri në pjesën më të poshtme do të kuptojmë që kemi vatra të ndryshme të ndotjes së ujërave të zeza të cilat nuk janë të bashkuara me njëra – tjetrën, por përputhen më pas dhe japin një dëm të përgjithshëm.

“Nëse duam të flasim për një model evropian , si p.sh. modeli i financimit të një shkolle, si Gjergj Kastrioti, atëherë duhet të mendojmë për mënyra më efikase të infrastrukturës të kullimit të ujërave të zeza, gjë që mungon te zona e Kodër – Vilës”- përfundon ai.

Mozaiku i gjetur përpara pak muajsh është i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale. I përket fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit. Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri tre metër e lartë në anën lindore si dhe disa objekte të tjera./Citizens 

Etiketa: Durresmozaikpermbytjeujëra të zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025
AKTUALITET

Protestë në Durrës/ Banorët e qendrës historike kundër shpronësimeve dhe shembjes së banesave

16:03 : 30/10/2025
Para

Gjykata e Apelit vendos ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani

TË GJITHA

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, shfaqet me “look” të ri

13:18 : 03/11/2025

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025

Defekt në tubacionin kryesor, këto zona në Tiranë do jenë pa ujë

13:02 : 03/11/2025

Me uniformë dhe stemë policie, kush është i riu që hiqej si polic në Tiranë

12:46 : 03/11/2025

Gara për Avokatin e Popullit, sot afati i fundit për depozitimin e dokumenteve, Balla: Nuk kemi një emër

12:38 : 03/11/2025

Kemi një qeveri të pandehur, ku vetëm Kryeministri është i papandehur…?!

12:28 : 03/11/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, a do e mbështesë PS në ushtrimin e detyrës së saj? Ja si përgjigjet Balla

12:28 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com