• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firma e falsifikuar në testament/ Gjyqtarja del kundër ekspertëve, vendos me bindje të brendshme

22:12 : 09/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Anxhela Ngjeqarit prej 9 muajve nuk i zbardhej vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Gjyq të cilën kjo e fundit e kishte hapur kundër motrës së saj për një testament të lënë nga nëna e tyre.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë duke i lënë ditët e fundit të jetës komplet bizneset dhe pasuritë motrës së Anxhelës. Në një kohë që Anxhela pretendon se nëna nuk ishte e vetëdijshme, por që më vonë faktoi se firma e hedhur në testament nuk ishte e nënës.

Në këtë përfundim dolën dy ekspertët që vendosi gjykata, si eksperti i kriminalistikës që bëri ekspertizën e shkrimit të së ndjerës, si dhe eksperti mjeko- ligjor. Të dy dolën në përfundimin se shkrimi nuk ishte i të ndjerës dhe ditët e fundit të jetës ajo nuk ishte e aftë të vepronte e gjykonte.

Anxhela iu drejtua Fiks Fare pasi prej korrikut të 2023 nuk po merr dot një vendim të gjyqtares Matilda LLangozi, të cilën donte ta apelonte. Por pa zbardhjen e tij nuk mund të kryente veprime të tjera. Fiksi u interesua në sekretarin e gjykatës në Berat ku mori vesh se zbardhja e vendimit kishte mbërritur në këtë gjykatë vetëm në datën 25 shkurt 2024 pra gati pas 9 muajsh.

Sekretarja justifikohet se zbardhja i është dërguar Anxhelës me anë të postës por që nuk është gjetur adresa. Në një kohë që Anxhela kishte autorizuar avokatin e saj dhe kishte lënë adresën e numër kontakti të tij. Por kërkesës së Fiksit sekretarja nuk i përgjigjet duke i injoruar. Më pas Anxhela njoftohet nga avokati i saj se ishte njoftuar nga sekretarja për të shkuar e marr vendimin. Anxhela shprehet se u desh ndërhyrja e Fiksit për të marr vendimin pas gati 1 viti.

Lexo edhe:

Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

Por çfarë përmban vendimi I cili për t’u zbardhur mori kaq shumë kohë?
Vendimi nr 607 i Gjykatës së Shkallës së Parë Berat i shpallur në datën 20 korrik 2023, për të cilin paditësja ka marrë dijeni në 8 prill 2024, ka si objekt padie shpalljen e pavlefshme të një kontrate dhurimi.
Anxhela Ngjeqari ka kërkuar të shpallet e pavlefshme një kontrate dhurimi në bazë të së cilës motra e saj është bërë pronare 100 përqind e një biznesi të së ëmës pas vdekjes së saj.

Objekti i gjykimit është një kontratë dhurimi e cila nënshkruhet nga nëna dhe bija në datën 11.03.2021
Një kontratë dhurimi e nënshkruar pa noter, por që sipas dokumentit ka një dhuruese që është nëna dhe një pranuese që është e bija, të 100 përqind të aksioneve të biznesit , duke përjashtuar kështu vajzën tjetër.

Vajza e përjashtuar nga kjo kontratë depoziton në gjykatë një akt ekspertimi grafik i cili vërtëton se këtë kontratë nuk e firmosi e ëma, gjithashtu këmbënguli se e ëma ditën e firmosjes së kontratës ka qenë në spital dhe në gjendje që nuk firmoste dot, ndaj i ka kërkuar gjykatës ndihmën e ekspertëve.

Kështu gjykata caktoi dy eksperte , një ekspert kriminalistik i cili do bënte vlerësimin grafik të emër,mbiemër dhe nënshkrimit të së ndjerës bazuar në dokumente të mëparshme. Eksperti tjetër ishte ai mjeko-ligjor për të kuptuar nga kartelat mjekësore nëse e ndjera ishte e aftë të vepronte dhe mendonte për të hedhur firmën bazuar në gjendjen e saj shëndetësore.

Ky akt dhurimi u firmos në 11 mars 2021 ndërkohë dhuruesja ndërroi jetë në 26 mars në një spital në TURQI. E ndjera ishte shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë në 9 mars, dhe në 11 mars, është po në spital në bazë të kartelës.

Në kontratën e dhurimit thuhet se në 11 mars e ndjera ka qenë te biznesi në Berat për të firmosur kontratën e dhurimit.

Ndërkohë që eksperti mjeko-ligjor në përfundimet e tij ka thënë se e ndjera në bazë të gjithë dokumenteve të administruara për gjendjen e saj shëndetësore në 11 mars, ajo nuk lëvizte fare, çka e çon në përfundimin se nuk e ka nënshkruar ajo kontratën e dhurimit.

Eksperti kriminalistik , thotë se në bazë të dokumenteve të administruara dhe që janë përdorur si krahasuese, këto dokumente janë firmosur nga i njëjti person, por jo nga e ndjera, përveç një dokumenti që e depoziton pala e paditur, dhe thuhet se janë nënshkruar nga i njëjti person. Në asnjë rast nuk vërtetohet se janë nënshkruar nga e ndjera.

Por si arsyeton gjykata?

Gjykata në arsyetimin e saj, rivlerëson gjendjen e të ndjerës në datën 11 mars, dhe sipas tyre ajo mund të nënshkruante. Duke hedhur poshtë aktet e ekspertimit të dy ekspertëve që vetë kishte vendosur.

Gjykata vazhdon edhe më tej ku ngre pretendimin që nuk u dorëzuan dorëshkrime të lira të zonjës, ndërkohë që ajo kishte ndërruar jetë. Gjithashtu bazuar në bindjen e brëndshme të gjyqtares, u vendos që të rrëzohet padia e Anxhelës, pra të një kontrate të nënshkruar pa noter dhe që ekspertët thonë nuk e nënshkroi e ndjera. Pra gjyqtarja me bindjen e saj të brendshme vendosi duke hedhur poshtë të gjitha ekspertizat që biznesi t’i lihet 100 përqind motrës së saj.

Etiketa: Anxhela Ngjeqaribindje të brendshmeEkspertetfirmagjyqtarjaMatilda Llangozitestament

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

17:56 : 06/05/2025
AKTUALITET

Pajisje DPI në kompanitë telefonike/ Për të bllokuar TikTok-un, apo po na përgjojnë?

08:28 : 03/05/2025
BOTA

SHBA, pranga gjyqtares/ FBI: Pengoi arrestimin e emrigrimit të paligjshëm

22:16 : 25/04/2025
BOTA

Dyshohet se pengoi zbatimin e ligjit, arrestohet gjykatësja në SHBA

18:40 : 25/04/2025
AKTUALITET

Mospërditësimet në kategorizimin e bizneseve për taksat vendore, ekspertët kërkojnë unifikim ligjor

08:25 : 16/04/2025
AKTUALITET

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për DPI

21:40 : 07/04/2025
Para

Simon Harris bëhet kryeministri më i ri i në historinë e Irlandës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com