• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edhe Parku Arkeologjik i Bylisit, drejt menaxhimit me fondacion

19:33 : 09/04/2024
në AKTUALITET

Parku Arkeologjik i Bylisit do të kalojë në menaxhimin e një fondacioni, njëlloj si modeli i zbatuar në Butrint, apo ai i propozuar për zonën arkeologjike të Durrësit.

Një dokument i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sugjeron pikërisht këtë model si më të përshtatshmin, teksa parku përfshin qytetet antike të Bylisit dhe Klosit.

“Modeli i propozuar për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit, në planin dhe objektivat afatshkurtër dhe afatmesëm, është Administrimi indirekt me fondacion të krijuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Institucion të Specializuar. Rekomandohet që fondacioni i ri ta shkëpusë Bylisin nga administrimi aktual me Apoloninë dhe t’i bashkëngjitë administrimit të ri rrënojat e Klosit.

Nëpërmjet kësaj forme administrimi ndërtohet një marrëdhënie e besueshme dhe e qëndrueshme ndërmjet lidhjeve historike të këtyre dy siteve, komuniteteve lokale dhe administratës së parkut, e cila do të ndikojë më fuqishëm mbi zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor në trevën e Mallakastrës.

Për të arritur këtë, krahas Planit të Menaxhimit të Bylisit dhe Klosit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të paraqesë për miratim aktet nënligjore përkatëse për mënyrën e administrimit dhe se si do të arrihen këto ndryshime” thuhet në dokument.

Lexo edhe:

Barazimi me Bylisin, Shkëmbi: Sot bëmë një gabim të madh, nuk mundet që Tirana…

Përballje mes kontestimesh dhe golash, Tirana-Bylisi mbyllet në barazim

Lidhur me personelin, dokumenti parashtron se organigrama e propozuar për menaxhimin indirekt të Parkut Arkeologjik Bylis-Klos synon të ketë një numër jo shumë të madh personash (13), duke kombinuar sektorët e veprimtarisë së tyre. Punësimi do të kryhet gradualisht deri në 4 vitet e para të operimit.

“Në numrin e përgjithshëm prej 13, punonjësish, drejtori do të jetë arkeolog, arkitekt apo restaurator, në mënyrë që përveç angazhimit në administrimin e Parkut, të veprojë edhe në veprimtaritë kërkimore, restauruese, apo edukuese të Parkut.

Edhe punonjësi i laboratorit do të jetë njëkohësisht përgjegjës dhe përpunues i fondeve arkeologjike, apo prokurimi do të bëjë njëkohësisht punën e financierit, ndërsa menaxheri i turizmit mund të mbulojë koordinimin e eventeve dhe pjesë të angazhimit me publikun (public engagement/relations).

Organigrama shoqërohet me një përshkrim të shkurtër të detyrave dhe mënyrës së rekrutimit të personelit. Fondacioni i sapoformuar ka mundësi të përfitojë financime nga shumë burime të ligjshme, përfshirë organizata të ndryshme, institucione akademike, ente private, dhe të ngjashme, duke kontribuar në mbështetjen financiare për menaxhimin dhe funksionimin e sitit”, thuhet në dokument.

Plani nënvizon se Parku arkeologjik i Bylisit dhe rrënojat e Klosit (e njohur si Nikaia e lashtë) janë dëshmi të çmuara të qytetërimit Ilir.

“Parku Arkeologjik i Bylisit ndodhet në krahinën e Mallakastrës në jug të Shqipërisë. Ky park ndodhet në krahun e majtë të Rrugës Nacionale Fier – Tepelenë, në afërsi të fshatit Hekal dhe Klos. Qyteti antik i Bylisit është rreth 1.5 km larg qendrës së fshatit Hekal dhe shtrihet në pllajën e një kodre me lartësi 547 metra mbi nivelin e detit, me një pozicion gjeografik mbizotërues dhe panoramik mbi Luginën e Lumit Vjosë.

Bylisi ka qenë qyteti ilir më i madh në Ilirinë e Jugut me sipërfaqe rreth 30 hektarë. Në jug të Bylisit ndodhen rrënojat arkeologjike të qytetit Nikaia, themeluar në gjysmën e dytë të shek. V p.Kr.

Në perëndim të Bylisit ndodhen dy qendra të tjera, ajo e Gurëzezës në Cakran dhe Margellici në Patos. Në lindje të Bylisit ndodhen rrënojat e dy kështjellave, ajo e Rabijes dhe e Kalivacit të Tepelenës, të cilat shënojnë kufijtë lindorë të Bylisit.

Në veri të qytetit të Bylisit, rreth 13 km larg, ndodhet qyteti Ballsh”./ MONITOR

Etiketa: bylisiparku arkeologjik

Lajme të lidhura

SPORT

Barazimi me Bylisin, Shkëmbi: Sot bëmë një gabim të madh, nuk mundet që Tirana…

20:53 : 26/03/2025
SPORT

Përballje mes kontestimesh dhe golash, Tirana-Bylisi mbyllet në barazim

20:04 : 26/03/2025
SPORT

Tirana-Bylisi, ballshiotë kalojnë në avantazh (Video)

18:43 : 26/03/2025
SPORT

Duel për mbijetesën, Tirana dhe Bylisi publikojnë formacionet zyrtare

17:22 : 26/03/2025
SPORT

“Ringjallet” Skënderbeu, mposht thellë Bylisin dhe shpreson te mbijetesa

15:58 : 02/03/2025
SPORT

23 vendime brenda ditës! Komisioni i Disiplinës gjobit Tiranën, Vllaznia dhe Bylisi

10:41 : 20/02/2025
Para

Shqipëri-Itali, qeveria çon në parlament marrëveshjen për njohjen e pensioneve

TË GJITHA

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

Gjykata pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com