• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Rrethimi i Sarajevës: Mijëra këpucë në rrugë përfaqësojnë viktimat e luftës

17:18 : 08/04/2024
në RAJONI

Këtë javë mbushen 32 vjet nga rrethimi i Sarajevës. Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh.

Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt tek energjia elektrike, ushqimi, uji, ilaçet, si dhe duke mos i lejuar të dilnin nga qyteti.

Këto ditë rreth 11,500 palë këpucë, që përfaqësojnë viktimat gjatë rrethimit të Sarajevës, janë ekspozuar në kryeqytetin e Bosnjes, në atë që njihet si “Rruga e Kujtesës”, që shtrihet për më shumë se një kilometër.

Të vendosura me kujdes, tre palë në një rradhë, këto këpucë janë një kujtim i burrave, grave dhe fëmijëve që humbën jetën gjatë rrethimit të Sarajevës, në fillim të viteve ‘90.

Mbi 11,500 këpucë janë ekspozuar në qendër të kryeqytetit boshnjak si pjesë e një instalacioni të quajtur “Rruga e Kujtesës”, në nderim të qytetarëve të saj që nuk i mbijetuan rrethimit më të gjatë ushtarak në historinë moderne.

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

Në 32 vjetorin e fillimit të rrethimit, mijëra njerëz morën pjesë në një shëtitje përkujtimore gjatë javës së kaluar. Këpucët janë dhuruar nga banorët vendas dhe ato do të bëhen pjesë e një koleksioni në Qendrën Përkujtimore të qytetit.

Në mesin e atyre që dhuruan një palë këpucë është edhe ish mësuesja Senada Salihoviç.

“E kam kaluar luftën në Sarajevë. Kam punuar si mësuese në atë kohë. Pothuajse çdo ditë mësoja se kishim humbur një fëmijë ose një të afërm tjetër të dashur. Unë vlerësoj çdo mundësi për të kujtuar dhe menduar për ata që nuk janë më me ne”, thotë ajo.

Rrethimi filloi më 5 prill të vitit 1992 dhe përfundoi pas pothuajse 4 vjetësh.

Gjatë asaj kohe, 350,000 banorë të Sarajevës iu nënshtruan sulmeve të përditshme nga ushtria e serbëve të Bosnjës duke u ndërprerë banorëve qasjen e rregullt në energji elektrike, ushqim, ujë, ilaçe dhe mundësinë për tu larguar.

Për disa të mbijetuar, ekspozimi i këtyre këpucëve ishte një rikthim në gjendjen emocionale që përjetonin gjatë rrethimit.

“Kjo më nxiti emocione shumë të forta. Mbaj mend gjithçka sikur të ndodhte sot. Më vjen keq për gjithçka që ndodhi me këtë qytet, me këta njerëz (të vrarë) dhe me të gjithë ne”, thotë Kemal Muninoviç.

Për banorët më të rinj, këpucët simbolizojnë rëndësinë e nderimit të së shkuarës, duke parë drejt të ardhmes.

“Unë mendoj se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që ndodhi (në Sarajevë) sepse ndodhi në vendin tonë. Por gjithashtu nuk duhet ta lëmë veten të ngarkohemi shumë nga e kaluara,” thotë gjimnazisti Faris Ajanoviç.

Shoqja e tij e shkollës, Tina Peroviç, pajtohet me të.

“Në këtë mënyrë ne po ruajmë kujtimet dhe këto këpucë na ndihmojnë të mos harrojmë se sa njerëz u vranë dhe se nuk ata nuk janë vetëm një numër, se secili prej tyre ishte një njeri”, thotë ajo. /Zëri i Amerikës/

Etiketa: bosnjerrethimi i Sarajevëssarajeveviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
BOTA

Historiani gjerman përdor AI për të zbuluar foton më famëkeqe të Holokaustit

20:03 : 02/10/2025
BOTA

Tragjedi në Nigeri, fundosja e varkës i merr jetën 26 pasagjerëve

16:34 : 01/10/2025
BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
BOTA

Izraeli shton sulmet në Libanin jugor, pesë të vde*ur

21:42 : 21/09/2025
Para

NATO e shqetësuar për retorikën secesioniste në Bosnje

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com