• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i Europol: Shqiptarët ndër bandat më të rrezikshme në Europë

10:09 : 08/04/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE, KRYESORE

Kush janë bandat më të rrezikshme kriminale në Europë? Si operojnë ato? Si janë të organizuara? Me cilat struktura bashkëpunojnë? Europol ka analizuar për herë të parë bandat “më të rrezikshme” të kontitentit europian duke treguar kështu përmasat mjaft shqetësuese të kriminalitetit të organizuar në Europë. Bandat janë mjaft profesioniste dhe operojnë si organizata ndërkombëtare, fleksibël, kontrolluese, shkatërruese, ngre shqetësimin Europol. Raporti u bë i mundur pasi të gjitha vendet anëtare të BE dhe 17 vende partnere të Europol vunë në dispozicion të dhënat e tyre.

Sipas raportit, 821 banda me 25.000 anëtarë aktivë funksinojnë si rrjete të rrezikshme brenda BE, shumica e këtyre bandave përqëndrohet në tregtinë e drogës. Sipas analizës së Europolit çdo e dyta bandë është aktive në tregtinë e drogës, por aktivitetet ilegale janë të shumta, nga droga deri tek trafikimi i qenieve njerëzore e të tjera.

Rrjetet kriminale të përbëra nga shtetas jo anëtarë të BE më së shumti vijnë nga Shqipëria, Bosnja, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, thekson Europol. Rrjetet shqiptare të përbërë kryesisht nga anëtarë shqiptarë të bandave janë kryesisht të përqëndruar në tregun e kokainës, heroinës e kanabisit kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Jashtë BE-së ata operojnë në Brazil, Kolumbi, Ekuador dhe në vendin origjinë, Shqipëri.

Europol përmend si sukses në raport shkatërrimin e një bande të madhe shqiptare të drogës në 25 maj 2023, që sillte drogë me kontenierë në Belgjikë. Droga sillej në Gjermani me makina me sisteme të rafinuara të fshehjes dhe shpërndahej në Europë. Bandat shqiptare janë të organizuara si familje me hierarki, të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe shqiptarë me nënshtetësi të dyfishtë.

“Tregu ilegal i drogës është një nga shkaqet kryesore për dhunën dhe të ardhurat e bandave”, ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden, pas prezantimit të raportit. Aktivitetet kriminale të bandave po shfaqen gjithnjë e më shpesh në publik dhe rrezikojnë sigurinë e popullsisë, është shprehur ministrja e Brendshme belge. Në shumë qytete të BE janë shtuar deliktet e drogës dhe luftërat për pushtet mes bandave. Për t’i ikur përndekjes ligjore shumë banda përdorin adoleshentët për tregtinë e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale.

Lexo edhe:

Zbulohet një laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

Bandat nga Ballkani Perëndimor, ka theksuar Europol, janë tejet brutale. “Disa prej këtyre bandave janë të specializuara ose kanë pjesëmarrje të lartë tek dhuna ekstrene, rrëmbime dhe ekzekutime profesioniste, korrupsion, larje parash, tregti armësh dhe lëndësh shpërthyese, falsifikim dokumentesh”, thuhet në raportin e autoritetit policor të BE.

Korrupsioni është element kryesor i bandave për të depërtuar në portet dhe zinxhirët e logjistikës. Duke u bazuar në koordinatorët lokalë dhe bashkëpunëtorët e tyre, rrjetet kriminale depërtojnë portet duke korruptuar personelin. Europol merr si shembull, Anversin belg. Aty është aktiv një klan familjar belgo-shqiptar, i specializuar për sjelljen e hashashit nga Spanja, dhe furnizime kokaine nga porti i qytetit. Klani mbështetet nga punonjës të korruptuar të portit, thekson Europol.

Banda si organizata me struktura të qarta

Bandat më të mëdha janë të organizuara me struktura të qarta të hierarkisë dhe bazohen në familje apo klane. Për të mos u zbuluar 86% e bandave përdorin “struktura legale të tregtisë”, sipas raportit të Europol. Shpesh fitimet nga tregtia me drogën investohen në ndërtimtari, ekonominë e imobiljeve si edhe logjistikë dhe hoteleri. Si shembull të një organizimi profesionist kriminal dhe të investimit të fitimeve, raporti i Europolit përmend familjet e Ndraghetas në Itali.

Europol ka të dhëna, se përfitimet nga tregtia me drogën dhe armët, kjo organizatë kriminale i investon kudo në Europë, si në imobilje, gastronomi, supermarkete dhe hotele. Kurse Serbia duket si një vend qendror për modifikimin e makinave të vjedhura. Vendet më të prekura janë Gjermania, Polonia dhe Serbia. Bandat që merren me tregtinë e kokainës janë shumë më aktive në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë. Rrjetet kriminale që merren me trafikimin dhe shfrytëzimin e fuqisë punëtore veprojnë kryesisht në Gjermani, Holandë, Poloni dhe Ukrainë, njerëzit që shfryrtëzohen më shpesh vijnë nga Gjeorgjia, Rumania, Rusia, Ukraina dhe Uzbekistani.

“Ne e dimë kush janë ata”

Drejtoresha e Interpolit, Catherine de Bolle tha gjatë prezantimit të raportit në Bruksel tha: “Ne e dimë kush janë ata, si janë të organizuar, me kë bashkëpunojnë dhe si përpiqen t’i dredhojnë policisë.” Kurse komisionerja e BE për çështjet e brendshme, Ylva Johansson tha në Bruksel se “krimi i organizuar është një nga rreziqet aktuale më të mëdha për sigurinë e qytetarëve, fëmijëve dhe tanë dhe rinisë, demokracisë përmes korrupsionie dhe dhunës ekstreme”.

Shqetësim për autoritetet policore në BE, është jo vetëm tregtia e kokainës ku fokusohen shumë banda, por edhe vërshimi në treg i drogave sintetike gjithnjë e më të rrezikshme. E ashtuquajtura droga “zombi” po shfaqet në Belgjikë dhe vende të tjera gjithnjë e më shpesh- Këtu bëhet fjalë për ksylacin, një substancë që përdoret në veterinari për të qetësuar kafshët.

Rrjetet kriminale shtrihen nga dy deri në shtatë vende. Europol ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes autoriteteve të policisë në Europë dhe Europolit./DW

Etiketa: banda kriminaleEuropolraportshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet një laborator droge në Itali, arrestohen dy shqiptarë

18:28 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen 1.6 ton kokainë, ketaminë dhe armë, goditet banda shqiptare në Belgjikë

20:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

20:40 : 03/11/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës, dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë

20:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025
Para

“5D”/ Këlliçi: 26 persona të tjerë nën hetim. SPAK të gjejë ku kanë shkuar paratë

TË GJITHA

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

19:50 : 08/11/2025

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025

Superliga/ Vllaznia kryeson e vetme, triumfon minimalisht ndaj Dinamos

19:16 : 08/11/2025

A është koha për rikthim të politikave të djathta?

19:13 : 08/11/2025

Trump “i mbyll derën” Kinës: Nuk do të ketë qasje në çipat më të avancuar të Nvidia-s

19:03 : 08/11/2025

Publikohen emrat e banorëve të “BBV Kosova”, disa prej tyre surprizë

18:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com