• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fushata e Trump grumbullon fonde rekord, reagon fushata e Biden

17:02 : 08/04/2024
në BOTA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, punonjës të ekipit elektoral të Presidentit Biden, minimizuan rëndësinë e fondeve rekord që u mblodhën gjatë një takimi shtunën nga fushata e rivalit republikan Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, analistët theksojnë se fondet e grumbulluara nuk janë elementi i vetëm që përcakton fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

Duke shënuar një rekord të ri në grumbullimin e fondeve gjatë një takimi të vetëm, fushata e zotit Trump siguroi 50.5 milionë dollarë gjatë një darke të shtunën në Palm Beach të Floridës për donatorët e pasur. Sapo mbërriti në vendin e ngjarjes, kandidati republikan për president, Donald Trump, shprehu besimin e plotë në suksesin e takimit.

“Njerëzit duan të kontribuojnë në kauzën për ta bërë Amerikën përsëri madhështore. Këtë gjë dëshirojnë të pasurit dhe të varfrit, të gjithë duan ndryshim. Vendi po ecën në rrugën e gabuar dhe është bërë qesharak në sytë e botës. Ne do ta ndryshojmë shumë shpejt”.

Fushata e Presidentit Joe Biden, i cili kandidon për t’u rizgjedhur, publikoi gjatë fundjavës shifrat e fundit të grumbullimit të fondeve.

Lexo edhe:

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

Trump shpall buxhetin rekord të mbrojtjes: 1 trilion dollarë shpenzime për vitin 2026

Zëdhënësi Kevin Muñoz i tha Zërit të Amerikës të dielën se 1.6 milionë amerikanë kanë dhuruar për fushatën e zotit Biden. Ai sqaroi se si do të përdoren 192 milionë dollarë të grumbulluara nga fushata.

“Kemi mbi njëqind zyra në shtetet fushëbetejë me disa qindra vullnetarë. Kemi një fushatë mediatike prej 30 milionë dollarësh drejtuar popullsisë me ngjyrë, duke biseduar qysh herët me këta votues dhe shpesh duke përcaktuar përzgjedhjen në këto votime”, thotë Kevin Munoz, zëdhënës i fushatës së Presidentit Biden.

Ai minimizoi arritjet e fundit të fushatës së zotit Trump për grumbullim fondesh.

“Donatorët kryesorë të fushatës së Joe Biden-it janë infermieret dhe mësuesit. Jemi të fuqizuar nga shtresa e punonjësve dhe ky është dallimi i fortë me fushatën e Donald Trump-it, çka është përcaktuese për zgjedhjet”, tha zoti Munoz.

Por fondet e grumbulluara nuk janë elementi i vetëm që përcakton fituesin e Shtëpisë së Bardhë, thonë analistët. Zëri i Amerikës bisedoi me profesorin e shkencave politike në Universitetin e Çikagos, Mark Hansen.

“Problemi më i madh me të cilin përballet tani Presidenti Biden janë çarjet brenda partisë dhe depërtimi tek të pavarurit dhe ndoshta tek republikanët e pakënaqur”.

Profesori i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Ajovës, Steffen Schmidt, thotë për Zërin e Amerikës se mbështetja ndaj zotit Trump nuk është rritur.

“Trump-i ka një bazë solide me individë shumë entuziastë, të përkushtuar dhe pasionantë, por nuk jam i sigurt që shifrat tregojnë se baza është zgjeruar”.

Fushata e zotit Trump nuk i është përgjigjur një kërkese të Zërit të Amerikës për intervistë. Në faqen e internetit të fushatës thuhet se zoti Trump do të zhvillojë një tubim në Pensilvani më 13 prill. Edhe fushata e zotit Biden do të jetë e ngarkuar gjatë javës, thotë për Zërin e Amerikës Kevin Munoz, zëdhënës i fushatës së kandidatit demokrat.

“Këtë të hënë ai shkon në Madison të shtetit Viskonsin për të folur mbi huatë e studentëve dhe ka një takim për mbledhje fondesh. Ai do të flasë çdo ditë deri në nëntor me votuesit që përcaktojnë zgjedhjet”.

Takimi për mbledhje fondesh do të zhvillohet këtë javë në Çikago, tha zoti Munoz pa dhënë detaje. Presidentit do t’i duhet gjithashtu që gjatë javës të kujdeset për problemet e brendshme dhe botërore, përfshirë një vizitë nga kryeministri japonez Fumio Kishida./VOA

Etiketa: donald trumpJoe BidenZgjedhjet në SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
BOTA

Trump shpall buxhetin rekord të mbrojtjes: 1 trilion dollarë shpenzime për vitin 2026

18:18 : 30/09/2025
BOTA

“I sigurt për paqen në Gaza”/ Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë

18:22 : 29/09/2025
BOTA

DW: Gjermania i bie me sëpatë ndihmës për zhvillim

08:36 : 29/09/2025
BOTA

Trump: Armëpushimi në Gaza është afër, një “shans i artë” për paqe në Lindjen e Mesme

16:40 : 28/09/2025
RAJONI

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

09:52 : 27/09/2025
Para

UEFA cakton arbitrat e çerekfinaleve të Champions League

TË GJITHA

Operacioni i SPAK në Durrës/ Arrestohet Enea Kume, vëllai i deputetit të PS

09:28 : 02/10/2025

Arbjan Mazniku paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë për dosjen “5D”

09:18 : 02/10/2025

Zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN pas 5 vitesh zvarritje, e motra: Mund të falsifikojnë rezultatet

09:16 : 02/10/2025

Rrëshqitje gurësh në aksin kombëtar Burrel-Skuraj, bllokohet qarkullimi tek Ura e Ulzës

09:13 : 02/10/2025

SPAK aksion në Durrës, kontrolle tek “Rrumi i Shijakut”

08:59 : 02/10/2025

Bie bora e parë, zbardhet Kukësi/ PAMJE

08:54 : 02/10/2025

RTSH ekspozon në Kuvend krizën financiare

08:47 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com