• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pengimi” nga institucionet për hetime/ Sula: SPAK ka ndezur alarmin, zbatohet urdhëri i Ramës

15:40 : 06/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar  në lidhje me deklaratën e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, i cili deklaroi se  kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%.

Sipas Sulës, administrata publike ka reflektuar porosinë e kryeministrit Edi Rama që të mos i përgjigjen dhe mos të kenë më bashkëpunim me SPAK-un.

Në një postim në rrjetet sociale, Sula shkruan se zyrtarët janë bërë palë me korrupsionin dhe  janë pozicionuar përballë drejtësisë së re për të fshehur vjedhjet e pasurive publike dhe të taksave. Po ashtu, ai përmend deklaratën e Dumanit dhe në lidhje me Policinë e Shtetit që e kanë të vështirë bashkëpunimin pasi shumë efektivë janë të përfshirë në krimin e organizuar.

Duke marrë shkasë nga deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani sipas të cilit kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%, deputeti i Partisë Demokratik, Dash Sula, tha se drejtorët e administratës kanë reflektuar porosinë e kryeministrit Edi Rama.

Sula shton më tej se të gjithë ishim të përgatitur për betejën e SPAK me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ajo që del jashtë pritshmërive është lufta që ka hapur mazhoranca me drejtësinë e re duke penguar hetimet dhe duke bërë presione të vazhdueshme kompetemcash

Lexo edhe:

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Reagimi i plotë:

Shqipëria, ky vend kaq i vogël por i aftë të mbajë me lajme Bashkimin Evropian.

Mbledhjet e 2 Komisioneve Hetimore, Reforma Zgjedhore, Amnistia Penale që u miratua të enjten dhe arrestimet e SPAK, mbingarkuan opinionin publik dhe një ngjarje shumë e rëndësishme nuk mori vëmendjen e duhur. Bëhet fjalë për shqetësimet e ngritura nga kreu i SPAK z. Altin Dumani para KLP.

Z. Dumani konfirmoi në një farë mënyre se presioni i qeverisë te administrata publike kishte dhënë efektin  e duhur. Ju kujtohen para disa muajsh titujt e mediave se kreu i mazhorancës porositi drejtuesit e institucioneve që të mos i përgjigjen dhe të mos kenë super bashkëpunim me SPAK?

Drejtorët e korruptuar e kanë reflektuar menjëherë urdhrin.

Dumani dëshmoi se kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%. Pra jo vetëm që nuk bashkëpunojnë më për të kthyer përgjigje shkresave të prokurorisë, por as nuk bëjnë kallëzime.

Nëse mund ta përkthejmë këtë gjë: del që zyrtarët janë bërë palë me korrupsionin dhe  janë pozicionuar përballë drejtësisë së re për të fshehur vjedhjet e pasurive publike dhe të taksave.

Në këtë përfundim dal me ndihmën e Policisë Europiane. Sipas raportit të fundit të EUROPOL aktiviteti i bandave është rritur dhe po tentojnë që të integrohen në biznesin e ligjshëm. Raporti flet edhe për strukturat dhe lidhjet me bazë kombëtare të bandave shqiptare. Pra, nuk kemi të bëjmë me rënie të kriminalitetit dhe korrupsionit por me ndryshim kursi të kësaj mazhrance. Nuk raportojnë kontrolluesit financiarë për pastrim parash. Nuk denoncojnë institucionet publike rastet sesi bota e errët po pastron paratë në ndërtim, madje japin edhe statuse të veçanta investimi për të korruptuarit.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është e rëndë. Pasi SPAK nis të korrë frytet e punës së vetë, mazhoranca i hap lufë. Jo vetëm që nuk denoncon por edhe i vështirëson hetimet duke mos kthyer përgjigje.

Dumani tha se nuk bashkëpunon dot edhe me policinë. U ka rezultuar se flukse në strukturat drejtuese të policisë dalin bashkëpunëtorë të krimit të organizuar ndërsa qeveria nuk i jep mjaftueshëm buxhet për më shumë njerëz të kualifikuar dhe për logjistikë që i jep mundësi të hetojë.

Nuk dua të marrë meritat, por si ish prokuror kisha marrë indicie të mjaftueshme që bandat kriminale janë futur me kokë në sektorin e ndërtimit. E kam thënë këtë që kur kanë dalë raportet apo edhe artikujt investigativ se mbi 2.8 miliardë euro të padeklaruara qarkullojnë në një vit në sektorin e ndërtimit. Ma konfirmoj këtë shqetësim edhe z. Dumani. Në raportimin e tij para KLP, kreu i SPAK la të kuptohet se Biznesmenët e mëdhenj pastrojnë paratë e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar përmes sektorit të ndërtimit. Jo vetëm kaq por luajn edhe rolin e sekserit për të ndërmjetësuar te policia dhe drejtësia për tiu shmangur drejtësisë.

Megjithatë të gjithë ishim të përgatitur për betejën e SPAK me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ajo që del jashtë pritshmërive është lufta që ka hapur mazhoranca me drejtësinë e re duke penguar hetimet dhe duke bërë presione të vazhdueshme kompetemcash. Përtej propagandës se ishte PS që bëri reformën në drejtësi, tani po del qartë se Reformën në Drejtësi e kanë dashur vetëm miqtë që e kanë sponsorizuar.

Etiketa: administrataBashkëpunimiDash SulaEdi Ramainstitucionetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
Para

Pushteti ose pushtEdi

TË GJITHA

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com