• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë dihet për dëmet që iu shkaktuan Kosovës në luftë?

08:18 : 05/04/2024
në RAJONI

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë, si pasojë e së cilës u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.600 të tjerë ende konsiderohen të zhdukur, la gjurmë të thella edhe në aspektin ekonomik.

Njëzet e dy miliardë euro besohet të jetë vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Kështu, të paktën, kanë deklaruar në të kaluarën zyrtarë të lartë të Kosovës, duke ngulmuar se zotërojnë të dhëna, ani pse ato nuk i kanë publikuar asnjëherë.

Lexo edhe:

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

Vlerësimet e ndërkombëtarëve për shkatërrimin

Sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Human Rights Watch (HRW), të publikuar më 2001, shkalla e shkatërrimit të pronave civile nga forcat qeveritare serbe më 1999 ka qenë shumë e madhe.

Në raport citohet një sondazh i Zyrës së Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas të cilit, pothuajse 40 për qind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë ishin dëmtuar rëndë ose ishin shkatërruar plotësisht.

Në një raport të shtatorit të vitit 1999, të përpiluar prej Komitetit për Çështje Ekonomike dhe Zhvillim të Këshillit të Evropës, përmendet se organizatat atëbotë aktive në Kosovë vlerësonin që mbi 120.000 objekte banimi ishin bërë të pabanueshme.

Sipas raportit të HRW-së, ngjashëm pësuan edhe shkollat dhe xhamitë: “Sipas vlerësimeve të OKB-së, në Kosovë janë dëmtuar 649 shkolla – më shumë se një e pesta e shkollave të inspektuara janë dëmtuar për mbi 60 për qind ose janë shkatërruar plotësisht”.

Shumë dëshmitarë janë cituar të kenë thënë se forcat serbe u kishin grabitur gjëra me vlerë, përfshirë unazat e martesës e automjetet, dhe se i kishin kërcënuar me jetë nëse nuk do t’ua dorëzonin të gjitha paratë që i kishin.

Lufta besohet se ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm psikologjik dhe emocional, se ka kthyer tejet mbrapa zhvillimin ekonomik, se i ka penguar investimet e huaja, se ka shkaktuar jostabilitet politik dhe tensione sociale.

“Nënvlerësim i shkatërrimit të Kosovës”

Në korrik të vitit 1999, Roy Dickenson, atëbotë zëdhënës i Komisionit Evropian, deklaroi se gazetarë dhe zyrtarë tjerë të huaj, që nuk kanë arritur të udhëtojnë jashtë Prishtinës, e kanë nënvlerësuar tej mase shkallën e dëmit që i është shkaktuar Kosovës në luftë.

Kriminologia Furtuna Sheremeti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se, për të pasur një pasqyrë të qartë të së kaluarës, fillimisht duhet të adresohen të gjitha krimet që kanë ndodhur, e pastaj të bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara.

“Mosdokumentimi i krimeve, e aq më pak i dëmeve, ka ndikim të madh, për shkak se na ka vendosur në rrezik të humbasim kujtimet primare të luftës. Përtej kësaj, ka shumë viktima të luftës që kanë vdekur pa iu adresuar dëmi i shkaktuar e pa iu njohur asnjëherë nevojat e tyre”, ka thënë Sheremeti, studimet e së cilës janë fokusuar në vlerësimin e dëmeve të luftës.

Çfarë ka bërë Kosova për dokumentimin e dëmeve?

Më 2011, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, u themelua një Institut për dokumentimin e dëmeve të luftës. Puna e tij u përmbyll më 2018. Anëtarë të saj thanë se publikuan tetë libra për vrasjet, për personat e pagjetur dhe për shkatërrimin e monumenteve dhe pronave të shqiptarëve.

Më 2021, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u themelua Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99. Në maj të vitit 2023, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, publikoi disa gjetje të raportit të përpiluar prej këtij Komisioni.

Çeku përmendi dëmtimin apo shkatërrimin e 1.788 objekteve të trashëgimisë kulturore, vjedhjen e mbi 3.000 artefakteve të Muzeut të Kosovës, djegien apo shkatërrimin e 1.7 milion librave në gjuhën shqipe dhe 175 librarive publike, si dhe grabitjen e mbi 25 mijë dosjeve me dokumentacione të ndryshme gjatë kohës së luftës.

Ai paralajmëroi që, në bazë të këtij dokumenti, “dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare, do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim”.

Punë “e vështirë, por jo e pamundur”

Në nëntor të 2023-tës, ekzekutivi në Kosovë themeloi Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Drejtori i tij, Atdhe Hetemi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë duke pranuar materiale prej institutit paraprak dhe prej organizatave joqeveritare: “Në bazë të ligjit, Instituti duhet t’i trajtojë disa lloje krimesh, shembull krimet kundër njerëzimit, krimet ushtarake, krimet psiko-sociale dhe ato të bëra në ambient”.

Ai ka thënë se nuk mund të deklarohet për vlerën e dëmeve, por disa materiale tregojnë shkatërrim të madh:

“Disa pjesë të Kosovës kanë qenë të shkatërruara tërësisht”.

Kriminologia Sheremeti, e cila ishte angazhuar në themelimin e Institutit, beson se puna e tij do të jetë sfiduese: “Ta bësh krejt këtë punë 25 vjet pas luftës, është përpjekje e jashtëzakonshme. Kështu që, po, do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”.

Ndëshkimi i krimeve të luftës

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse./REL

Etiketa: kosovekrime lufte

Lajme të lidhura

RAJONI

Nuk siguroi shumicën në kuvend, Kurti: Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë deri në zgjedhje të reja

18:17 : 26/10/2025
RAJONI

Kurti nuk siguroi numrat për qeverinë e re, Osmani do të nisë sërish konsultimet me partitë

16:45 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025
Para

Shkon në 33.037 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com