• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Shqipërisë: Nuk ka euro droge në tregun shqiptar

19:50 : 05/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Banka e Shqipërisë ka siguruar Kuvendin se në tregun shqipar nuk ka sinjale të parave me origjinë jashtë kanaleve zyrtare. Në raportin vjetor dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë, BSH thotë se vëllimi i valutës të këmbyer në tregun e brendshëm përputhet plotësisht, e madje është më e ulët se sa vëllimi i shkëmbimeve tregtare.

“Ecuria e vëllimeve të tregtimit në tregun tonë valutor duket se është udhëhequr tërësisht nga ecuria e vëllimeve të shkëmbimeve tregtare më jashtë duke qenë madje më e ulët se to dhe duke mos shfaqur evidenca të pranisë së shtuar të flukseve valutore me origjinë tjetër,” thuhet në raportin e BSH.

Për të dalë në këtë përfundim BSH ka krahasuar vëllimin e shkëmbimeve tregtare të vendit me sasinë e valutës që është konvertuar në treg për disa vite me radhë. Sipas Bankës, të dhënat tregojnë se rritja e valutës së konvertuar në treg përputhet plotësisht me rritjen e shkëmbimeve tregtare duke mos shfaqur asnjë devijim nga vitet e mëparshëm.

Të dhënat e paraqitura në raport tregojnë se sasia e valutës që është shkëmbyer në tregun shqiptar thuajse është trefishuar në 7 vitet e fundit duke arritur rekordin historik me rreth 5.5 miliardë euro në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Por sipas Bankës së Shqipërisë, për të njëjtën periudhë kohore janë rritur në të njëjtat përmasa edhe shkëmbimet tregtare të vendit me botën e jashtme. Ecuria e këtyre dy treguesve në linjë me njëra tjetrën sipas BSH është një sinjal se në treg nuk ka valutë me origjinë tjetër, përveccse asaj që vjen nga burimet zyrtare.

Por pse u forcua leku?

Banka e Shqipërisë thotë se forcimi i lekut ka ardhur si rezultat i përmirësimit strukturor të sektorit të jashtëm të ekonomisë, më saktësisht rritjes së eksporteve të mallrave dhe veccanërisht shërbimeve.
” Balanca e llogarisë korrente shënoi një përmirësim prej 1 miliardë eurosh gjatë tre tremujorëve të parë të vitit. Ky përmirësim bëri që – për herë të parë në historinë ekonomike të pas viteve ’90-të – llogaria korrente të shënojë suficit, të vlerësuar në nivelin 6.4% të PBB-së në tremujorin e tretë të vitit. Për tre tremujorët e parë të vitit, suficiti rezultoi 0.2% të PBB-së, nga një deficit prej 5.9% të PBB-së në vitin 2022,” thotë BSH.

Sipas saj, shtimi i flukseve valutore ka krijuar një spirale pozitive për forcimin e monedhës kombëtare duke prekur dhe faktorin psikologjik. “Krahas këtij faktori, ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e besimit ndaj monedhës sonë kombëtare në tregun valutor, si rrjedhojë e rritjes së besimit të agjentëve të tregut në qëndrueshmërinë e saj dhe e përmirësimit të ndjesisë së investitorëve të huaj për perspektivën e ekonomisë shqiptare,” vijon raporti i dërguar në Parlament.

Sipas BSH, të gjitha këto zhvillime rezultuan në tepricë oferte të valutës në ekonomi, e cila, në kushtet e një regjimi të lirë të kursit të këmbimit, diktoi mbiçmimin e monedhës vendase.

/Kapitali.al

Etiketa: Banka e Shqiperisedrogeeuro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kultivoi drogë në pronë publike, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari i dënuar me burg/ EMRI

10:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025
Para

“Betohesh në Zot për një lojë”- Plas debati mes Romeos dhe Julit

TË GJITHA

Bashkia Kamëz merr vendimin! Rritet çmimi i transportit publik për linjën Kamëz–Tiranë

12:28 : 31/10/2025

“Pse kryebashkiaku i Tropojës u trajtua ndryshe, unë jo”, Veliaj: Po sikur t’ja bëjnë edhe Ogertës ose Florit

12:19 : 31/10/2025

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com