• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

500 mijë euro te aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

13:53 : 04/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Ish zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi është liruar nga burgu, pasi ka përfunduar dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës më 19 Mars të këtij viti.

Klosi u shpall fajtore për verën penale “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, duke u dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 20 muaj burgim. Në të njëjtën dosje, u dënuan dhe sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, ku nënë e bir u shpallën fajtor për veprën penale “vjedhje me pasoja të rënda” kryer në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burgim.

Ndërkohë pas lirimit nga burgu, ajo do të qëndrojë në “arrest shtëpie” për llogari të akuzës së dytë të “pastrimit të parave”,  derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2022, Alda Klosi denoncoi se sanitarja Rozeta Dobi i kishte grabitur banesën e saj, por nuk tregoi për shumën e plotë të parave, por për një vlerë më të vogël dhe për vjedhje bizhuterish. Nga hetimi u zbulua se ishin vjedhur 120 mijë euro nga pastruesja, të cilat Alda Klosi më pas i justifikoi duke thënë se janë të xhaxhait të saj që jeton në Amerikë.

Në një kontroll të dytë, Policia gjeti në banesën e Rozeta Dobitdhe një shumë të konsiderueshme që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë floriri, që besohet i përkasin pikërisht Klosit. Rreth 500 mijë euro u gjetën të fshehur në tubat e aspiratorit.

Lexo edhe:

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

Prokuroria e Tiranës dyshon se 500 mijë eurot e gjetura në banesën e Rozeta Dobit janë vjedhur nga dy familjarët Dobi në banesën e Alda Klosit.  Pastruesja Rozeta Dobi dhe i biri këmbëngulën në deklaratat e tyre se paratë i përkisnin ish-zyrtares, e cila ia kishte lënë në ruajtje.

Kjo shumë e ka bindur prokurorinë se duhet të hetojë nëse ish-zyrtarja e lartë Klosi po pastronte apo jo para të fituara nga korrupsioni.

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim pasuror për Alda Klosin, e cila rezulton të mos ketë deklaruar pasurinë dhe të ketë mbajtur para kesh me burim të paidentifikuar. Hetimi pasuror konkludon në verifikimin pronave të luajtshme dhe paluajtshme të saj dhe familjarëve.

Ish-zyrtares i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh në pronësi të saj, pasuri këto, që nuk i kishte të deklaruara.

Etiketa: 500 mije euroAlda Klosiaspiratorburgurozeta dobi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Arratisja nga spitali i Durrësit, kush janë dy personat që dyshohet se ndihmuan Ndocin

14:00 : 16/01/2026
AKTUALITET

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:22 : 06/12/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025
BOTA

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

21:53 : 13/10/2025
AKTUALITET

Burgu i harresës: Shënkolli, plaga pa shërim e shëndetësisë shqiptare

08:29 : 26/09/2025
AKTUALITET

FOTO/ E shkarkoi si kryebashkiak, Veliaj ndjek “live” nga qelia Edi Ramën?

21:06 : 24/09/2025
Para

Tentoi të vidhte një grua në autobus dhe u arratis nga dritarja, arrestohet 51-vjeçari

TË GJITHA

Shqiptarët në Shtutgart protestojnë kundër Ramës: O tradhtar jep dorëheqje!

10:50 : 08/06/2026

I pagoi 1.5 mln euro shtetit belg, lirohet nga burgu shqiptari /EMRI

10:41 : 08/06/2026

Si u grabitën 60 mijë euro nga ‘OTP Bank’? Hajduti bashkëpunoi me një punonjës të bankës

10:36 : 08/06/2026

Rama tallet me pankartat e protestuesve: Rroftë mememania!

10:19 : 08/06/2026

Ish-ministri Genc Ruli në GJKKO, dëshmon në gjyqin e Berishës

10:11 : 08/06/2026

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

09:56 : 08/06/2026

Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

09:38 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişcasibomgrandpashabetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş