• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk duhet Drejtësi e re, por Qeveri e Re

16:51 : 03/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE
Basir Çollaku

Basir Çollaku

Nga Basir Çollaku

Në vitin 2016-të, u votua ligji për Reformën në Drejtësi, u kavërdisën institucionet ekzistuese dhe u krijuan të reja. Paçka se në masë dërrmuese, drejtues ekipesh u bënë ata, të vjetrit e sistemit monist, duke vakur optimizmin. Mëkatet e opozitës PD, në atë kohë, e dorëzuan drejtësinë nën kontrollin kapilar të Edi Ramës. Kjo vinte pas kanabizimit tronditës të vendit, e më pas marrjes në hetim e të pandehur të ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri në një histori trafiku ndërkombëtar droge. Policia e Shtetit u thërnua nga inkriminimi i eprorëve. Fatmir Xhafa u bë ministri i dytë i brendëshëm i larguar nga zyra, për një histori droge të të vëllait të dënuar. Unaza e re solli “Gines” me 20 milionë euro një kilometër. Inceneratorët dosja një miliardë euro, shushati çdo njeri normal.

Arben Ahmetaj nën arrest tashmë ndërkombëtar, u kurbanizua për të mbrojtur çetën, kryesuar nga Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, e plot të tjerë. Ndonëse foli për kanosje, kontrollin e vettingut nga shefi tij. Ai hetohet për pasurinë dhe jo inceneratorët apo rindërtimin. Nga Qeveria, selia e PS u vu linjë transporti për në SPAK. Tenderat e pandemisë ishin batërdi. Në shëndetësi dosjet e check-up, sterilizimit, laboratorëve, dializës, kanë Ilir Beqajn të pandehur, ndonlëse Rama e mbron dhunshëm. Gjushi u dorëzua për një pallat ndonëse bëri Durrësin sakat. Lefteri mbeti me Bllakon, por Veliaj ende nuk prangoset. Anijet gjoja të energjisë në Vlorë plaçkisin 90 mijë e kusur euro në ditë por Balluku gajaset pranë shefit.

Porti i Durrësit një pusetë e pastrimit të parave ka vënë në ngërç gjuhët poltike dhe hetimin. Charli i FBI me Ramln, një masakër spunazhi, korrupsioni e gjibëvënie, prehet prej dy vitesh në Prokurori me veprime anemike. Sazani një investim “Kushner-Trump” politiko-ekonomik, ku nuk dihet ku fillon qoka, falja apo përfitimi. Mbi 20 bashkiakë janë me tollona burgu nëpër duar.

Kokaina dhe pastrimi i parave në miliarda, janë bërë biznes pushtetarësh e qeveritarësh në masë të frikshme. Dosja 5D dhjetëra milionë euro grabitje, është një incenerator nr 2 ku Erjon Veliaj tremb prokurorët, ndërsa duhej të ishte shok qelie me vartësit. Dosja e Ndranghetës rri në paqe sërish në SPAK, sepse Veliaj e Bashkia përmenden. Olsi Rama pas dosjes miliarda euro të call centerave, rikthehet në publikimet e materialeve hetimore për Xibrakën e kokainës, duke shërbyer si akuzë të pazarve shpërblyese për prokurorë, policë e gjyqtarë. Pëllumb Gjoka investitori strategjik në burg me akuza të rënda ishte shefi elektral për Becin, Spiropalin, duke marrë firmën strategjike të Ramës.

Lexo edhe:

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

Olta Xhaçka tjetër ministre në SPAK investitore strategjike, dyshuar në shumë tendera, në Mbrojtje, bazat detare e Marrëveshja e detit për zonën ekonomike me Greqinë, dosja 41, lufton me sekretet e shefit, të shpëtojë mandatin e imunitetin. Taulant Balla i Toyota Yaris dhe shkërmoqësi i TIMS e akuzave të shumta opozitare e mediatike është një shenjestër e lëvizshme hetimore. Ulsi Mania i dosjes 184, skandaleve në burgje e histori ne zhurmues tjetër kapitull hetimor. Krifca e bujqësisë e qokave korruptive me fondet e pezulluara të BE. Çunat problematikë u bënë çunat e Dubait dhe dosjet e Sky-Encro kanë më tepër se gjysmën e qeverisë e funksionarëve të drejtësisë e policisë të damkosur me Mafian.

DEA amerikane, ka mbi një vit me zyrë në Tiranë, ku kërkon partneritet me qytetarët pas zhgënjimeve me zyrtarët. Tod Ribinson kreu Byrosë së USA, kundër narkotikëve në Tiranë, nuk ishte turizëm. Edi Rama po tenton të kontrollojë Prokurori e Gjykata me ligje speciale. Tani dhe një Komision Parlamentar censure. Ndërkombëtarët lodhen në drejtim të paditur jo nga padijenia. Nuk duhet Drejtësi e Re( me allasoj brenda) duhet Qeveri e Re e dalë bga Opozita. Opozita, e cila edhe vetë duhet rinuar në ide e përfaqësim. Pa mëkate e flirte. Qeveri e Re, sjell vullnet të Ri që i heq kontrollin dhe ofron mbështetjen e duhur Drejtësisë. Pastaj ndëshkohen Mafia ortake e qeverisë, pushtetit, politikës…

Etiketa: 5DDrejtesiEdi RamakorrupsionqeverispakXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025
Para

Plagosi me thikë dy vëllezërit, shpallet në kërkim 33-vjeçari

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com