• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studimi i IDM-së: Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues se sa ai fetar

17:55 : 02/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot një studim, sipas të cilit qytetarët janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik se sa për atë fetar. Nga studimi doli ekstremizmi fetar është shqetësim për mbi 30 për qind të qytetarëve, ndërsa ai politik për mbi 43 për qind të popullatës. Mbi 76 për qind e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

Ky vlerësim kombëtar mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri është mbështetur në një pyetësor, i cili iu drejtua rastësisht në terren një mijë e 600 të anketuarve në 61 nga nga 62 bashki të vendit. Nga studimi doli se mbi 30 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për ekstremizmin fetar në Shqipëri, ndërsa vetëm 6.6 për qind e tyre anketuarve besojnë se në zonën ku ata jetojnë ka individë ose grupe që nxisin ekstremizmin fetar, me sjellje intolerante, islamofobe, apo edhe të feve të tjera.

Afro 37 për qind e të anketuarve besojnë se komuniteti i tyre fetar është i përfaqësuar sa duhet në politikë dhe institucione shtetërore. Ndërsa mbi 43 për qind pohuan se në lagjet e tyre ka grupe fetare, që u ofrojnë të mira materiale ose ekonomike praktikantëve të fesë së tyre.

Një gjetje shqetësuese për autorët e studimit lidhet me shifrat se mbi 30 për qind e të anketuarve mendojnë që pasurimi i shpejtë nuk është gabim, ndërsa afro 28 për qind pohuan se e justifikojnë çdolloj veprimtarie ekonomike, qoftë edhe të paligjshme. Vetëgjyqësia zë një vend me rëndësi në pohimet e qytetarëve. Mbi 40 e tyre thanë se njerëzit kanë të drejtë të bëjnë vetëgjyqësi, kur u mohohen liritë e të drejtat nga institucionet shtetërore.

Madje mbi 46 për qind besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar, madje edhe me dhunë po qe nevoja. Përfshirja ose nxitja e e civilëve për t’u përfshirë në konflikte të armatosura cilësohet si një veprim i lejueshëm për 23 për qind të anketuarve.

Lexo edhe:

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

Më shumë se 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë se institucionet shtetërore respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit. Një e katërta e tyre u shprehën se çdo qytetar duhet të mbrojë ideologjinë e vet me çdo mjet dhe çmim. Po aq ishin edhe ata që besojnë se është detyrë e çdo besimtari të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e vet fetar me çdo mjet dhe çmim.

Por nga ana tjetër, 13.6 për qind pohuan se një besimtar i denjë nuk duhet të denoncojë anëtarët e komunitetit të tij që kanë bindje ekstremiste fetare. Çereku i qytetarëve të anketuar (26.4%) besojnë se vendet me shumicë të krishterë në Ballkan kanë pasur më shumë mbështetje nga Perëndimi pikërisht për shkak të përkatësisë fetare. Ndërkohë, vetëm një pakicë nga 7- 11 për qind mendojnë se në Shqipëri është e vështirë të jesh besimtar mysliman apo i krishterë.

Mbi gjysma e të anketuarve thanë se (54.1%) besojnë që qëndrimet e kreut të komunitetit fetar (në Tiranë) gëzojnë mbështetjen e plotë të besimtarëve të zonës ku jetojnë. Ndërsa 40.5% besojnë se njerëzit kanë të drejtë të ndjekin interpretime fetare jozyrtare nëse nuk pajtohen me bashkësitë përkatëse fetare./ VOA

Etiketa: Ekstremizmi politikfetarShqiperivoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë

08:16 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

I dyshuar për akte terroriste, predikuesit të njohur fetar i ndalohet hyrja në Shqipëri

18:46 : 23/10/2025
AKTUALITET

Në Shqipëri vdekshmërie nga ndotja e ajrit gati 3-fish më e lartë se mesatarja e BE-së

15:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025
Para

Kërkoi interpelancë për "Xibrakën", Rama i shmanget përballjes me Bardhin

TË GJITHA

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com