• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shërim të shpejtë SPAK, Veliaj doli nga spital

13:29 : 02/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

Nga Basir Çollaku

Në kulmin e zallamahisë së dytë të madhe penale, në Bashkinë e Tiranës, pas inceneratorëve, kur një turrë drejtorësh janë në qeli, kryetari i saj, Erion Veliaj, poston selfi nga spitali, duke uruar mjekët duarartë, për suksesin e ndërhyrjes kirurgjikale, për shqetësimin e tij shëndetësor. Shyqyr na ndodhen mjekë të bekuar !

Të shkuara Erion ! Shërim të shpejtë !

Ndonëse befasisht vërshuan foto mbjellje pemësh e takimesh të punëve bashkiake pas pak minutash, thua Batmani, kishte i dhuruar këmishën çudibërëse kryetarit të spitalosur. Do të duhet një katrahurë e jashtëzakonshme, për të shushatur kujtesën e opinionit publik dhe të SPAK, e cila do të merrte kohë për të shmangur ftesën e dëshmisë, hetimit e më pas, sipas përfshirjes e përgjegjësisë së Erion Veliajt në inceneratorin e dytë të Tiranës, dosjes 5D, denoncuar me detaje, si një hetim i gatshëm nga Belind Këlliçi.

Në bashkinë e Tiranës është thuajse iluzion, të bësh gjëra edhe të vogla pa dijeni të mëdha të drejtuesve të saj. Patronazhistë zyrtarë e socialistë, janë paketë tre në një.

Një miku im, këtu e një vit më parë, kërkonte të vinte një çadër në lokalin e tij në Tiranë. Sorollatjet nëpër zyra ishin të shumta, sepse ai kërkonte procedurë ligjore e jo nëndore të llojit “Mon Kukaleshi. Përcjelljet me sot e nesër kërkonin ndoshta një kollitje portofoli. Iu desh një përpjekje gati titanike të merrte lejen, e cila nuk kaloi dot pa dijeninë e kryetarit, qokëbërësit të madh. Ky bashkiak nuk heq kamerat nga dora edhe kur gjezdis në boshllëk, në avion, në plazh a në azil. Ai gjendet nëpër ekrane për pafundësinë e punëve të bëra, për investimet e shumta sipas tij, për çudibërjen gatuar nga ai për Tiranën. Ai di për numrin e biçikletave ditore në qytet, për gjethet e pemëve kur bien përtokë, zbukurimet me bojna e për ujin e keq të Bovillës që nuk të vret, siç garantoi drejtoresha mbikqyrëse. Sigurisht di për ajrin e ndotur dhjetëra herë tej standardeve, por qw bën për shqiptarët, e di kur flutorojnë mushkonjat, e kur ecin breshkat, kur shembet Teatri Kombëtar, kur zgjohen nga gjumi turistët, kur mbijnë kullat mbi lulishte e parqe, kur betonohet kopshti botanik, kur kafshohet parku i Liqenit Artificial, si dhe kur asgjësohet qendra, dikur e gjelbër. Di si shejtani për rindërtimet e shkërmoqura të tërmeteve, kopshtet e shkollat të klonuara sipas midesë së tij me vasalë partiakë të verbër. Nuk i shpëtojnë nga dijenia oraret e edicioneve informative e renditjet e lajmeve, në thuajse të gjitha mediet e portalet. Kujdeset për anëtarësimet e reja e të vjetra në parti, ndryshime ligjesh me vendime bashkiake për banesat sociale e imtësi të çdo soji. Merr vesh kur hapet një dritare pa leje, një gardh i shtrembër, një qepen me përmasë të ndryshuar e kur hollohet boja e vizimeve nëpër semaforë. Ky i gjithëditur, për çdo sekond bashkiak, ky nuk ditkërka se si shpëlahen dhjetëra milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës, nga drejtorët vartës të tij, të cilët nuk marrin më përqindje fitimesh, por ndajnë bashkë paranë publike. Këta njerëz emëruar prej tij dhe partisë së tij. Ky tirons i natyralizuar, vrasës i kryeqytetit, ky firmëtar shkresash të paligjshme të inceneratorit 1 miliard eurosh, ky i munguar në hetim në dosjen e ndërtimeve të kullave porosi të Ndranghetës, sipas procedimit penal nr 17 të vitit 2020, sipas Antimafias italiane, me dosje të sjellë me shumë përgjime e prova. Këtij na i paska ikur kujtesa, se përse përfunduan në burg Taulant Tusha, Maringlen Qato, Redi Molla, apo përse po hetohen drejtorët pasardhës Elvin Tivari e Elton Kacidhja. Autoriteti kontraktor frmëtar i dhjetëra milionë eurove të kompanive të të drejtorëve të arrestuar, ka kryetarin Erion Veliaj, gjithnjë në zgrip qelie, por mbijeton me ilaç prokurorie. Jorgo Goro firmosi si Veliaj dhe është ne arrest me burg, Lefteri njëlloj, Gjushi gjithashtu, Ahmetaj refuzoi atë çka Veliaj shpërdoroi, por ende SPAK, mendjen s’po e ndan. Por ka ende kohë. Në Prokurori ka Prokurorw duar e mendje artë nëse takohen me pavarësinë. Jo ata të qokave e promovimeve falë tyre. Ashtu si mjekë të bekuar, lypsen prokurorë e gjyqtarë të bekuar, me sy e veshë mbi prova e fakte, e jo me siklet, se kush qëndron mbi karriken abuzuese. Pesë drejtorë e një duzinë specialistw të arrestuar, miliona euro të grabitura, para të pastruara, a nuk bërbëjnë Organizatë Kriminale sipas nenit 28 të Kodit Penal ? Prokurorë të nderuar, Erjoni është shëruar, ndaj mos përtoni, thirreni se nuk ju zë atak kardiak. Ndoshta ndonjë nga drejtorët nuk e mban qelinë dhe mund të pendohet. Halli është mos pendohet prokurori për të mbajtur shënime, sepse ne kemi mjekë të bekuar e prokurorë të ngjashwmë, siç na kanë premtuar.

Ndaj, shërim të shpejt Erjon !

SPAK këtë herë do të të dërgojë ftesë.

Jo dasme, se ato i bërë dy cope, luksoze edhe pse me qindarka pensioni.

Etiketa: Bashkia e TiranesBasir ÇollakuErjon VeliajspakSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

270 milionë $ me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafian

12:06 : 17/07/2025
AKTUALITET

15-vjeçari polak bie nga kati i katër i banesës, përfundon në spital

10:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
Para

Taulant Balla shkon në SPAK

TË GJITHA

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

22:27 : 18/07/2025

Interi irritohet me Asllanin, drejtori sportiv i zikaltërve: Gjej ekip për t’u shitur!

22:23 : 18/07/2025

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025

Përplasja Lapaj-Shabani, Lubonja: Intriga po i degradon të dyja palë

22:02 : 18/07/2025

Turi i dytë i Ligës së Konferencës/ Caktohet orari, Dinamo do luajë në Andorrë në piskun e vapës

22:02 : 18/07/2025

Kreu i Mossad vizitë në SHBA, kërkon ndihmë për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

21:48 : 18/07/2025

Futbollisti shqiptar transferohet te LASK për 700 mijë euro

21:47 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com