• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista/ Veliaj e vartësit, 11 mln euro tendera për kompaninë “5D” të Qatos dhe Mollës

18:19 : 30/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) konsideron drejtorët e rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, si “pronarët faktikë” të kompanisë “5D Konstruksion” dhe për këtë arsye ka urdhëruar arrestimin e tyre pasditen e së enjtes, nën dyshimet për “korrupsion”, “fshehje pasurie” e “shkelje të barazisë në tendera”.

Nga një investigim që ka kryer “Boldnews.al”, rezulton se shoqëria “5D Konstruksion” ka fituar të paktën 11 milionë euro tendera vetëm në institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës, nga të cilët, shumica dërrmuese janë me “flamuj të kuq” për mungesë konkurence ose skualifikim të konkurentëve të tjerë.

Kompania është regjistruar në janar të vitit 2016, fillimisht me emrin “Igor Electrik”. Në vitin 2019 ajo ndryshon emrin në “V.A.S Construction” dhe në Dhjetor të vitit 2021, ndryshon sërish emërtimin, në “5D Construction”.

Në 7 vjet të ekzistencës së saj, “5D Construction” ka fituar më së paku 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, në një vlerë totale prej 11.4 miliardë lekë të vjetra ose rreth 11 milionë euro.

Lexo edhe:

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

Nga nga 16 procedurat tenderuese të Bashkisë së Tiranës, të fituara nga “5D Construction” (edhe me emrat “Igor” dhe “V.A.S”), në 14 prej tyre ose rreth 90 përqind, nuk ka qenë oferta më e ulët ose ka qenë pjesëmarrës i vetëm.

Kjo situatë përbën një prej atyre rasteve tipike, ku ekspertët e prokurimeve ngrenë “flamurin e kuq” të dyshimeve për procedura fiktive ose të paracaktuara.

Seria e tenderave të “5D”

Tenderin e parë në strukturat e Bashkisë së Tiranës, kompania “5D” (e cila në atë kohë quhej “Igor Electric” e ka fituar në nëntor 2016, vetëm pak muaj pasi ishte krijuar.

– Shoqëria private u shpall fituese në procedurën “Ndërtimi depo uji Dias”, zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me fond limit rreth 48 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender, kompania “Igor” ishte pjesëmarrëse e vetme.

– Në mars 2017, “Igor Electrik” fiton tenderin “Rikonstruksion i kolektorit të ujërave të zeza, rr. Shyqyri Demneri”, me fond limit 102 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Në këtë procedurë, kompania “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Në prill 2017, “Igor” fiton një tjetër tender të Ujësjellësit Tiranë, me objekt “Ndërtim rrjet ujësjellësi, rr. Sulejman Pasha dhe rr. Ded Gjo Luli”, me fond limit 148 milionë lekë të vjetra.

– Në tetor 2017, “Igor” fiton tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën Tish Daia me rrugën Robert Shvarc”, dhe me fond limit 830 milionë lekë të vjetra. “Igor Electric” u shpall fituese, vetëm pasi Bashkia skualifikoi 11 kompani të tjera që kishin paraqitur oferta më të ulta.

– Në nëntor 2017, “Igor Electric” fiton një tender pa garë, me fond limit 65 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga “Tirana Parking”, me objekt “Punime dhe ndërtim shesh-parkimi, sheshi Avni Rustemi”.

– Në maj 2018, “Igor Electric” fiton tenderin e zhvilluar nga Ndërmarrja e Punëve Publike nr.3 të Bashkisë Tiranë, me objekt: “Mirëmbajtje e thellë në banesat sociale”, me fond limit 200 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender, “Igor” ishte pjesëmarrëse e vetme, pa konkurentë.

– Në gusht 2018, “Igor” është pjesë e bashkimit të operatorëve, që u shpall fitues në procedurën “Rikonstruksion dhe rrethim i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësat rajonal, faza II”, me fond limit 370 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Në këtë procedurës, “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Po në Gusht 2018, “Igor Electric” rezulton fituese e tenderit me fond limit rreth 500 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me objekt: “Rikonstruksion i katër linjave të transmetimit Dj 426mm celik nga Hec Lanabregas”. Kompania “Igor” u shpall fituese, vetëm pas skualifikimit të 3 konkurentëve më ofertë më të ulët.

– Në shtator 2018, “Igor Electric” fiton një tjetër tender të Ujësjellësit të Tiranës, me objekt “Rikonstruksion rrjet ujesjellësi nga St.Pompimit Kroi deri tek Depo e Çokollatës” dhe me fond limit rreth 80 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Në maj 2019, kompania private, tashmë me emrin e ri, “V.A.S Construction”, shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Ndërmarrja e Punëtorëve nr.2 e Bashkisë Tiranë, me objekt “Ndërtim mirëmbajtje urash” Loti I: “Ndërtimi i urës në rrugën Kocaj-Veski, Baldushk”, dhe me fond limit 150 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, “V.A.S” nuk kishte ofertën më të ulët.

– Në gusht 2019, “Tirana Parking” shpall kompaninë “V.A.S” fituese të tenderit “Rikonstruksion i Sheshit të Parkimit te Selman Stërmasi”, me fond limit 152 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, kompania “VAS” kishte dhënë ofertën më të lartë nga 11 operatorë pjesëmarrës dhe u shpall fituese, pasi autoriteti kontraktor i skualifikoi të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

– Në prill 2020, “V.A.S Construction” fiton tenderin me fond limit 1.5 miliardë lekë të vjetra të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me objekt “Ndërtim rrjet kanalizimi Rruga e Durrësit”. Kompania “V.A.S” kishte ofertën e pestë më të lartë dhe fitoi tenderin pasi 4 konkurentët me ofertë më të ulët u skualifikuan.

– Në shtator 2020, Ujësjellësi i Tiranës shpall fitues kompaninë “V.A.S Construction” në tenderin me fond limit me vlerë 420 milionë lekë të vjetra për “Rikonstruksion rrjet ujësjellësi në rrugën: “Aleksandër Moisiu”. Dy kompani dhanë oferta më të ulta se “V.A.S”, por ato u skualifikuan.

– Në shtator 2021, kompania “V.A.S Construction” fiton sërish një tender të Ujësjellësit Tiranë, me fond limit 410 milionë lekë të vjetra, me objekt “Ndërtim rrjet kanalizimi në bllokun e kufizuar nga rrugët: “Adem Sina”, “Hiqmet Buzi”, Sauk”. Edhe në këtë procedurë, “V.A.S” nuk paraqiti ofertën më të ulët.

– Në tetor 2021, Bashkia e Erion Veliajt shpall kompaninë “V.A.S Construction” fituese të tenderit me fond limit 700 milionë lekë të vjetra për “Ndërtim pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë”. Kompania “V.A.S” e fitoi këtë procedurë, pasi më parë u eliminuan 6 operatorë ekonomikë që kishin paraqitur ofertë më të ulët.

– Në dhjetor të vitit 2022, kompania “VAS Construction”, në bashkëpunim me një kompani tjetër, shpallet fituese e procedurës me fond 5 miliardë lekë të vjetra të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “Rehabilitim i qendrës Kinostudio”.

Etiketa: 5D Konstruksionbashkia tiraneErion VeliajkorrupsionMariglen QatoRedi Mollatender“shkelje të barazisë në tendera”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj “lufton” akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

12:58 : 27/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri

12:14 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
AKTUALITET

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025
Para

Transportonte karburant kontrabandë, arrestohet anëtari i bandës kriminale në Greqi

TË GJITHA

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com