• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullat e Tiranës, si po fshihen edhe në mediat e huaja (FOTO)

19:23 : 26/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Mediat pranë qeverisë ishin mbushur sot me artikullin e prestigjozes italiane “Vanity Fair”, ku Tirana sugjerohej si një atraksion turistik për t’u vizituar. Shkrimin e shpërndau në mediat sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili si zakonisht i komenton me nota poetike dhe me shumë entuziazëm artikuj të tillë.

Por më shumë sesa shkrimi në vetvete ajo çfarë bëri përshtypje më tepër është fakti se fotot që e shoqërojnë artikullin tregojnë një Tiranë tjetër. Një Tiranë pa kullat e larta që zaptuan çdo hapësirë publike, që zhbënë çdo gjurmë historike të kryeqytetit shqiptar e që i mbivendosen edhe monumenteve kulturore siç është rasti i Xhamisë së Ethem Beut apo Kullës së Sahatit.

Dora nga Tirana që e ka porositur artikullin promocional, është kujdesur madje deri aty që edhe foto kryesore që shoqëron shkrimin, foto me të cilën shpërndahet më pas në mediat sociale, të jetë diçka që nuk përkon me realitetin sot. Bëhet fjalë për një foto të shkrepur vite më parë kur nuk kishin mbirë ende kullat që errësojnë xhaminë dhe sahatin e Tiranës.

Si për ironi të fatit gjen më tej edhe foto të tjera ku duket ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar, të cilin regjimi i Tiranës e shembi fshehura natën teksa ishin ende në fuqi masat kufizuese për pandeminë. Mashtrimi dhe propaganda që qeveria dhe bashkia Tiranë ushqejnë çdo ditë qytetarët përmes mediave të tyre e jo vetëm është kthyer gati në një normë në Shqipëri.

Lexo edhe:

Kartolinat e paguara nga Tirana

Protesta e opozitës tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Pra, jemi mësuar me ketë realitet, nuk impresionohemi më as nga kronikat e gatshme të Erion Veliajt e as nga shefi i tij në krye të qeverisë. Çështja tani është se këta po duan të mashtrojnë edhe të huajt duke vizatuar në mediat ndërkombëtare një Tiranë që nuk është në fakt.

Pse duhet të kompleksohen apo turpërohen parballë të huajve kur ndërkohë këtu iu thonë shqiptarëve së kullat janë vepra arkitekturore që po zhvillojnë Tiranën? Nëse kullat janë turp, përse janë ndërtuar e po jepen kaq shumë leje për të tjera?

 

Nëse opinionit vendas shpesh ua mbyllin gojën përmes mediave të kapura e presionit të pushtetit për të shuar çdo zë kritikë ndaj kullave, të huajve nuk mund t’u hedhësh hi syve kaq kollaj. Më pak se dy vite më parë prestigjozja britanike “The Guardian” i dedikonte një artikull të fortë industrisë së ndërtimit në Tiranë e ku fliste për “godina fantazmë e miliarda para që pastrohen”.

Regjimit të Tiranës nuk i pëlqen kjo e vërtetë prandaj investohet vazhdimisht t’u servir opinionit perëndimor atë çfarë dëshiron vetë, jo vetëm përmes fjalëve të shkuara, por dhe përmes imazheve të përzgjedhura me kaq kujdes. Blerja e hapësirës promovuese në mediat ndërkombëtare është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për qeverinë shqiptare.

Ndonëse thuhej vazhdimisht se nuk ishte paguar asnjë qindarkë për promovim ndërkombëtar, në tetor të vitit të shkuar BIRN përmes një investigimi tregoi qindra milionë lekë shpenzime për mediat e huaja që të raportonin pozitivisht për Shqipërinë. Nuk është çudi që edhe artikulli i fundit i “Vanity Fair” të jetë po i porositur e i paguar nga Tirana. Me siguri nga e njëjta dorë që ushqen me para edhe mediat në Shqipëri për të shpëlarë imazhin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë. ©LAPSI.al

Etiketa: mediat e huajatirana foto

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kartolinat e paguara nga Tirana

18:48 : 27/03/2024
AKTUALITET

Protesta e opozitës tërheq vëmendjen e mediave të huaja

12:32 : 06/12/2022
SHOW BIZ

Daily Mail shkruan për koncertin e Rita Orës në Shqipëri: Ishte spektakolare

10:19 : 08/09/2022
AKTUALITET

Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort” jehonë në mediat e huaja

08:16 : 04/09/2022
AKTUALITET

Si e pasqyruan mediat e huaja eksperimentin e Ramës me frustrimin nga BE

23:29 : 23/06/2022
Para

Gjykata ruse ia vazhdon paraburgimin gazetarit Evan Gershkovich

TË GJITHA

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026

Pse SHBA do ta “çmontojë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare

11:11 : 16/07/2026

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (Emri)

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş