• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania pas resortit të Sazanit u themelua një vit më parë në parajsë fiskale

12:21 : 24/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka reaguar për herë të parë në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti në ishullin e Sazanit. Në një reagim për ATSH, AIDA bëri të ditur se pranë zyrave të saj është paraqitur shprehje interesi nga kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” për realizimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit. Sipas AIDA-s, projekti është në fazën e asistimit nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, lidhur me plotësimin e kritereve.

Atlantic Incubation Partners LLC është një kompani e themeluar në 5 prill të vitit të kaluar në shtetin e Delaware. Kjo është e njëjta kompani e cila ka shprehur interesin për ndërtimin e hotelit në Beograd, në vendin ku dikur ishte shtabi i përgjithshëm i ushtrisë së Milosheviçit.

Nuk dihet se kush është entiteti apo aksionerët fundore të kompanisë Atlantic Incubation Partners, pasi shteti i Delaware ofron sekret korporativ. Publikisht pas projektit për resortin në ishullin e Sazanit u deklarua Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump, çka më vonë u konfirmua edhe nga qeveria shqiptare.

Aktualisht Delaware konsiderohet si një nga parajsat fiskale me të mëdha të botës, jo vetëm për taksat e ulëta, por edhe për sekretin korporativ. Që nga viti 1965, Delaware ka krijuar peizazhin ideal për formimin e një kompanie dhe është një nga juridiksionet më të njohura në botë për të inkorporuar një biznes në det të hapur.

Lexo edhe:

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

Famëkeqja “Delaware Loophole” i lejon kompanitë të shmangin pagesën e çdo tatimi mbi të ardhurat e korporatave në vendet ku fitojnë të ardhura, me kusht që të operojnë jashtë shtetit. Delaware është një nga pesë shtetet me zero taksa mbi shitjen, që tërheq konsumatorë nga shtete të ndryshme.

Përveç kursimeve kryesore të taksave, Delaware ofron shumë avantazhe të tjera, të tilla si privatësia financiare, proceset e inkorporimit të shpejtë dhe të përballueshëm dhe pak kërkesa për raportim.

Fakti që Delaware është një shtet amerikan shton më tej atraktivitetin e tij si një parajsë fiskale në det të hapur, sepse ofron reputacion më të madh me më pak rreziqe. Është arsyeja kryesore pse ka qenë në gjendje të fluturojë nën radar për kaq gjatë, dhe vazhdon të marrë pak ose aspak shqyrtim nga qeveritë dhe qentë mbikëqyrës nga e gjithë bota./Kapitali.al

Etiketa: AIDA-sinvestim strategjikishulli i Sazanitresort turistik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shitet investimi strategjik/ Sandër Frangaj ble hotelin White Roads nga Gjikuria

20:43 : 26/04/2025
AKTUALITET

Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

17:24 : 03/02/2025
AKTUALITET

Pas projektit në Sazan të Jared Kushner qëndron një kompani offshore

21:32 : 29/01/2025
AKTUALITET

Sazani, ishulli i thesarit për Ramën

14:37 : 16/01/2025
AKTUALITET

REL: Pse po hetohen investimet e Kushnerit në Shqipëri e Serbi?

11:40 : 30/09/2024
AKTUALITET

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve shqiptarë dhe serbë me projektet e Jared Kushner

19:11 : 26/09/2024
Para

Shpopullimi/ Gjekmarkaj: Duhet të ikë Rama që të rrinë shqiptarët!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com