• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jorgo Goro u arrestua për tokën ku Artan Gaçi do të ndërtojë si investitor strategjik

12:42 : 24/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kallëzimi penal i kryer në Prokurorinë e Posaçme, SPAK nga kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Alfred Beleri kundër rivalit të tij socialist, Jorgo Goro, i cili vijonte të ushtronte detyrën, zbuloi bashkëpunimin e këtij të fundit me persona të tjerë për kalimin me anë të dokumenteve të falsifikuara të sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private – që në përfundim kanë kaluar në zotërim të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një komleksi turistik në Himarë, me vlerë 5.5 milionë euro.

Beleri pretendoi në kallëzimin e tijm se Goro kishte tjetërsuar në favor të privatëve një pronë që pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka.

Ndërkohë që Goro dhe katër persona të tjerë janë ndaluar për këto afera, SPAK nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes së BIRN, nëse është marrw nën hetim edhe Gaçi. Po ashtu, investitori strategjik, Artan Gaçi nuk iu përgjgij deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjeve për koment që BIRN i drejtoi lidhur me këto rrethana të bëra me dije nga SPAK.

Kryetari në detyrë i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili doli humbës në zgjedhjet e fundit vendore, i ndaluar në shtunën më 23 mars për “Shpërdorim Detyre”, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se në dy episode të ndryshme, në kundërshtim me ligjin ka bashkëpunuar me persona të tjerë për kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në favor të subjekteve private.

“Ky shtetas(Jorgo Goro), në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat. Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të”, citohet në njoftimin që SPAK shpërndau të shtunën.

Lexo edhe:

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

Sipas prokurorisë, ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim S.M. SPAK shpjegoi se aktualisht kjo sipërfaqe tokë bujqësore rezulton e sekuestruar me vendim gjykate.

Në epsidoin tjetër Goro akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në këtë njësi vendore, shtetasin J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

ish-Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Foto: LSA.

Sipas SPAK, Jorgo ka tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e  cila rezulton të ketë shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e  pronës që është pajisur me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, që do të ndërtohet mbi të dyja sipërfaqet në fjalë në total prej 10 mijë e 592 m2, të cilat janë kufitare.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë në kohën kur janë kryer këto transaksione, Bilbil Aliaj dhe juristi i këtij institucioni, V.Gj. akuzohen se , me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë pranuar dokumentacionin ligjor, përpunuar këtë të fundit dhe lëshuar një vërtetim nga dokumentet hipotekorë, pa kryer asnjë verifikim ligjor apo në terren nga ato që ligji i detyron, duke kryer në këtë mënyrë regjistrimin fillestar të një pasurie të paluajtshme në pronësi shtet, të llojit tokë buqësore, me sipërfaqe 5512 m2, në favor të shtetasit F.M.  dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. “Kjo pasuri, siç ka rezultuar nga hetimi paraprak deri në këtë fazë, buron nga dokumenta tërësisht të falsifikuara”, citohet në njoftim dhe sqarohet se zyrtarët e kadastrës akuzohen për “shpërdorim detyre”.

SPAK ka proceduar për falsikim të dokumenteve, të vulave, stampave ose formularëve shteasin S.M., i cili akuzohet se ka përdorur më shumë se një herë, pranë disa institucioneve por edhe organeve proceduese, dokumenta dhe formularë të  falsifikuar, veprime këto që më pas kanë sjellë edhe regjistrimin fillestar në emër të trashëgimlënësit të tokës shtet të ndodhur në Dhërmi, me sipërfaqe 5512 m2.

“Pas regjistrimit të pasurisë në emër të  trashëgimtarëve, mes të cilëve dhe shtetasit nën hetim, është vijuar me transaksionet të cilat kanë konkluduar në regjistrimin e pronës në emër të shoqërisë private me përfaqësues shtetasin A.G., duke sjellë njëkohësisht edhe përfitim material të padrejtë për shtetasin nën hetim S.M”, thuhet në njoftim.

Me kërkesë të SPAK, gjykata respektive ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj Jorgo Goros dhe përfituesit të tokës, shtetasit S.M.. Për tre zyrtarët e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Goro i cili garoi për një mandat të katërt nën siglën e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës në maj të vitit të kaluar, vijoi ta ushtronte detyrën megjithëse fitues u shpall rivali i tij, Alfred Beleri. Ky i fundit nuk arriti të kryente betimin pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për “korrupsion aktiv’ në zgjedhje”, vepër penale për të cilën u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg më 5 mars.

Sipas të dhënave të publikuara në Qendër Kombëtare të Biznesit, QKB për objektin e investimit “Dremades Lxury Suites”, të përbërë nga një hotel me pesë yje, i nivelit të lartë, që do të ketë kapacitet prej 106 suitash, shënohet se projekti zë një sipërfaqe prej 10 mijë e 592 m2 – sipërfaqe e njëjtë me atë të shënuar në njoftimin e SPAK për tokën e zotëruar nga shoqëria e Gaçit.

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management” jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Më vonë, Gjykata Kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve./Reporter.al

Etiketa: arrestimArtan Gaciinvestim strategjikjorgo goroolta xhackaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Përgjimet për “kartelin” Çopja-Çela/ Si u lirua nga porti 2 mln euro kokainë dhe ferma 9 mln euro në Paraguai

14:46 : 15/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Vendosi zjarrin që dogji pyllin dhe 3 banesa, arrestohet 62-vjeçari (EMRI)

13:17 : 13/08/2025
Para

Vrau vajzën, fqinjin dhe plagosi gruan, gjykata italiane rrëzon kërkesat e Taulant Malajt

TË GJITHA

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”, Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

15:08 : 16/08/2025

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025

Bie zjarr pranë varrezave të fshatit Lin në Pogradec

14:35 : 16/08/2025

Katër “ish-ë” të Superiores në fushë, Rashica shënon gol dhe mund Tedi Carën në Ukrainë

14:27 : 16/08/2025

Testi i madh për Trump: Si ta bindë Putinin të ulet me Zelenskyn

14:06 : 16/08/2025

E rëndë në Vlorë/ I moshuari godet të riun me çekan në kokë, 25-vjeçari përfundon në spital

13:57 : 16/08/2025

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com