• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i njërit prej vëllezërve Beqiraj: Do grabisnim një biznesmen në Fushë-Krujë, por na kapën

17:25 : 22/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Përpara se të zbuloheshin dhe dhunoheshin nga njerëzit e Landi Muharremit në autostradën e Durrësit, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, kishin planifikuar të kryenin grabitjen e një biznesmeni në zonën e Fushë-Krujës, pasi sipas informacionit që kishin marrë ky biznesmen lëvizte me shuma të mëdha “cash” në makinë.

Këtë informacion dy vëllezërit Beqiraj, rezulton ta kenë marrë nga një tjetër tregtar në zonë, i cili ishte i interesuar që grabitja e të njohurit të tij të kryhet nga dy vëllezërit, por jo në prezencën e tij.

Një detaj i tillë ka dalë nga dëshmia e njërit prej vëllezërve, Gentian Beqiraj, i cili ka rrëfyer se ditën e arrestimit në 2 Tetor 2022, ishin nisur për të shkuar në Fushë-Krujë, pasi do zhvillonin një takim me Pëllumb Hoxhën, lidhur me planin e grabitjes së një biznesmeni të zonës që lëvizte me shuma të mëdha parash.

Por sipas Beqiraj, ky plan nuk u vu në zbatim pasi paraditen e 2 Tetorit, ai së bashku me vëllain kanë qenë në Shijak dhe më pas u ndaluan duke u dhunuar fizikisht nga disa persona që nuk i njihnin.

“…së bashku me vëllain kemi marrë motoçikletën e tipit “Piaxho X9, me targa A1724, mjet ky që ishte në pronësi të komshiut të tij i cili quhej E. Spanjolli dhe janë nisur në drejtim të qytetit Shijakut. Pasi kemi arritur në Shijak, kemi bërë një xhiro në qytet dhe më pas jemi nisur në drejtim të fshatit Borake për tu futur në superstradën Sukth-Tiranë…” – tregon Gentjan Beqiraj.

Lexo edhe:

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Rezulton se pasi kanë kaluar nga fshati Borake janë futur në superstradën me drejtim Vorën, ku para se të arrinin në Maminas, një automjet tip “BMË”, ka qenë para motorit të Gentianit, duke ecur me ngadalë, ai e ka devijuar këtë mjet që të mos përplasej, dhe në momentin që ka devijuar Motorin, një mjet tjetër është afruar nga pas dhe ka goditur Motorin, duke i rrëzuar në tokë.

Në këtë moment ka parë 3-4 persona që nuk i ka fiksuar si fytyra të cilët kanë filluar duke e goditur me grushte dhe shkelma atë dhe vëllain e tij.

“…ne së bashku me vëllain ishin nisur për në Fushë – Krujë, për të takuar Pëllumb Hoxhën, pasi unë dhe vëllai im Indriti, do të kryenin një grabitje. Ne do grabisnin një person që mbante lekë në makinë, por emrin nuk e dinim por do ta mësonim nga Pëllumb Hoxha. Unë dhe vëllai jemi takuar me Pëllumb Hoxhën, dy ditë përpara arrestimit te një fabrikë riciklimi kartonësh, e cila ndodhet poshtë mbikalimit të Vorës. Ne jemi takuar te një lokal i thjesht, ku kishte edhe një lavazh. Pëllumbi na tha se ishte një person që mbante shumë lekë në makinë dhe do të mësonte targën dhe tipin e makinës dhe vendin ku do qëndronte që unë dhe vëllai, ta studionin dhe ta grabisnin, por pa prezencën e Pëllumbit…” – ka treguar Gentjan Beqiraj.

Por ditën kur kishin planifikuar takimin me Pëllumb Hoxhën, ata janë arrestuar nga policia si pasojë e bllokimit dhe konfrontimit fizik me njerëzit e Landi Muharremit.

Aktualisht dy vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, akuzohen së bashku me Kasandër Nogën, Kevin Zenelin alias Suçin dhe Ilirjan Feçin si pjesëmarës në vrasjen e Erion Çelës dhe plagosjen e 4 personave Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj./ Ora News

Etiketa: biznesmenFushe KrujegrabisninIndrit dhe Gentian Beqiraj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

12:48 : 06/08/2025
AKTUALITET

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

08:54 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dhunuan 3 persona në aksin Fushë Krujë-Vorë, ndalohet 26-vjeçari, bashkëpunëtori në arrati

12:21 : 04/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

11:00 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

15:50 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025
Para

Trump: Kam 500 milionë dollarë para kesh të fituara me punë

TË GJITHA

Autor i disa vjedhjeve, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës/ EMRI

09:55 : 07/08/2025

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

09:44 : 07/08/2025

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:27 : 07/08/2025

DW: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

09:22 : 07/08/2025

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të Trumpit ndaj dhjetëra vendeve të botës

08:58 : 07/08/2025

AKU fle, nuk ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim

08:34 : 07/08/2025

22 vite nga vrasja e komisarit Gani Malushi, e veja: Vdekja e vërtetë i erdhi nga tradhtia

08:28 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com