• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porti 400 mln euro/ “Për hir të interesit kombëtar”,si gënjeu Balluku për financimin

12:00 : 22/03/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në vitin e njëmbëdhjetë të pushtetit, qeveria e Edi Ramës nuk e ka më aspak problem që të mohojë premtimet serioze, me kosto qindra miliona euro. Madje, me arrogancën e një pushteti absolut, Kryerilindasi dhe pasuesit e pasueset e tij, i hakërrehen opozitës dhe zërave seriozë të pushtetit publik, kur u kujtojnë se herë pas here ndryshojnë qëndrim 180 gradë, sa herë u leverdis interesi ekonomik.

Një rast tipik është projekti për portin e ri të Durrësit, i planifikuar në zonën e Porto Romanos, pasi u vendos që porti i vjetër tregtar t’i falej biznesmenit Mohamed Alabar për ta shndërruar në apartamente private.

Një ditë më parë (21 mars 2024), Parlamenti shqyrtoi Aktin Normativ të Qeverisë, nëpërmjet të cilit ndryshohej Buxheti i Shtetit dhe 390 milionë euro i kalojnë për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Akti Normavit u mbrojt në seancë plenare nga zv.kryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Lexo edhe:

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

Numri dy i kabinetit qeveritar deklaroi:

“…Kemi të bëjmë me aset publik, i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera, pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë, ashtu siç ka ndodhur edhe me asetet e tjera të infrastrukturës kritike”.

Më tej, nuk harroi të sulmojë opozitën:

“Nga ana tjetër me të vërtetë jemi të keq ardhur, ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar, preket interesi i të gjithë shqiptarëve dhe kjo nuk është një çështje për ta kthyer në një lojë politike”.

Për Ballukun, opozita duhet të mbyllë gojën për “hir të interesit kombëtar”. Dhe, ky interes kombëtar, sipas saj, ishte fakti që qeveria do të shpenzojë 390 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe nuk do t’ia dorëzojë këtë projekt strategjik privatit. Dhe këtë interes kombëtar, po e mbron qeveria e “Rilindjes”.

Nëse kthehemi pak pas në kohë, do të kuptohet qartësisht se Balluku dhe qeveria e Ramës, nuk e kanë pasur në vëmendje këtë “interes kombëtar”, kur u prezantua projekti për Portin e ri Tregtar në Porto Romano.

Në 22 dhjetor 2022, qeveria organizoi një aktivitet publik, në të cilin u prezantua projekti i hartuar nga studio arkitekturore “Royal Haskoning”.

Në atë aktivitet, Balluku deklaroi:

“Në këtë investim prej 390 milionë eurosh, ku pritet të punësohen 1500 vetë…46% e vlerës së këtij projekti do të mundësohet nga Qeveria Shqiptare, ndërkohë që 54% do të jetë financim që do të sigurohet nga kompania ndërtuese, pasi këtë instrument kemi zgjedhur me konsulencën e Royal Haskoning dhe kjo kompani sigurisht do të dalë përmes një gare ndërkombëtare dhe kjo kredi do të rimbursohet nga Autoriteti Portual i Durrësit pa ndikuar në Buxhetin e Shtetit”.

Në foto: Në Dhjetor 2022, Balluku deklaroi se Porti i ri i Durrësit do të ndërtohej me PPP

Për të përforcuar më shumë idenë e Partneritetit Publik-Privat (PPP) në ndërtimin e Portit të ri të Durrësit, Balluku u shpreh:

“Në fund të janarit 2023, sipas gjithë punës që po bëjmë me Eric Smit dhe me Royal Haskoning ne do të jemi të gatshëm për të lançuar garën ndërkombëtare, e cila do të jetë e hapur për të gjitha kompanitë që kanë treguar një interes të veçantë. Ndërkohë që procesi i kësaj gare, sipas gjithë parashikimeve tona do të mbyllet në korrik të 2023..”.

Në foto: Balluku deklaroi se do të organizohej garë ndërkombëtare për partnerin privat në ndërtimin e Portit të Ri

Ky fjalim gjendet edhe sot e kësaj dite në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Fjalët e saj u përforcuan në të njëjtin takim nga kryeministri Edi Rama:

“Operimi ligjor s’do të pengohet për asnjë subjekt që do të dojë të vazhdojë operimin. Faza e parë që është faza që bën zëvendësimin e portit është 390 mln euro, shifër e arsyeshme, 46% do të financohet nga qeveria dhe 54% i kompanisë që do të fitojë garën ndërkombëtare. Një proces në partneritet publik privat, nuk janë kate kriminale as formula korruptive por janë formula ekonomike të cilat kur bëhen me transparencë dhe duke parë interesin e publikut funksionojnë në favor të publikut”, tha Rama.

Gara ndërkombëtare nuk u bë asnjëherë. Qeveria vendosi të shpenzojë 390 milionë euro nga Buxheti i të gjithë qytetarëve për një Port të ri, pasi vendosi të dhurojë portin ekzistues tregtar.

E, pasi bëri të gjithë këto veprime, tanimë, nëpërmjet zërit dhe figurës së Belinda Ballukut, flet që ky shpenzim kolosal po kryhet në emër të “interesit kombëtar”.

Çfarë halli e ka zënë Ballukun që detyrohet të gënjejë dy herë brenda më pak se 15 muajsh për financimin e Portit të ri?

Si për çdo skandal me përmasa madhore në Shqipëri, edhe përgjigjen për këtë ”hall” të Ballukut dhe shefit të saj, Ramës, ndoshta do ta mësojmë nga raportimet e medias së huaj.

Etiketa: 400 mln euroballukuDurresfinancimigenjeuporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

15-vjeçari polak bie nga kati i katër i banesës, përfundon në spital

10:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vodhi makinën e durrsakut në port, arrestohet 34-vjeçari çek

15:09 : 16/07/2025
Para
Pamje nga vendngjarja

Video - Të shtëna në Shijak, plagoset një person

TË GJITHA

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com