• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Mos e quani sfidë miqësore”, Sylvinho: Të tregojmë veten ndaj Kilit, unë monitoroj gjithçka!

19:16 : 21/03/2024
në SPORT

Mbrëmjen e së premtes, (20:45) Kombëtarja shqiptare do të sfidojë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, Kilin në testin e parë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho u shpreh se, ndaj Kilit pret një ndeshje të bukur e të fortë, teksa i konsideroi kundërshtarë si një ekip me emra të mëdhenj.

Përtej sfidës, Sylvinho foli edhe për “yjet” e sulmit, teksa u shpreh se ekziston mundësia, që Rey Manaj e Armando Broja të luajnë të dy në repartin ofensiv.

Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mjaft optimizëm, ku do luhet për një rezultat pozitiv para Europianit. Trajneri i Kombëtares, natyrisht pati edhe rezerva, duke mos preferuar të zbulojë gjithçka para ndeshjes.

“Nesër do të kemi një stadium të mbushur plot me tifozë shqiptarë dhe natyrisht do të jetë një sfidë e bukur. Doja të falenderoja gazetarin nga Kili, për pytjen që i bëri Gjimshitit, por siç tha edhe kapiteni ne aktualisht nuk po mendojmë për Evropianin. Lojtarët prej tre ditësh janë të grumbulluar dhe flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit e Suedisë. Dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë.

Lexo edhe:

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

Tornadoja godet qytetin në Kili, lë pas të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Ndërkohë kemi përballë një Kombëtare të madhe, që nuk ka në ekip vetëm një emër të madh si Alexis Sanchez, por edhe Diaz, Vargas e Perez, por nuk duhet harruar edhe që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë në Kupën e Botës. Është skuadër që është mësuar të luajë me emra të mëdhenj dhe sigurisht që për mua si amerikano-latin është një sfidë e veçantë, por padyshim si trajner i Shqipërisë do të jetë një emocion tjetër”.

Lojtarët e dinë që jemi afër Europianit. Ne jemi të grumbulluar prej tri ditësh, por flasim vetëm për Kilin dhe Suedinë. Nuk janë vetëm miqësore, duhet dhënë maksimumi në këto ndeshje.

Ndjesi e bukur si amerikano-latin që jam kjo ndeshje ndaj Kilit. Do të jetë kënaqësi të luajmë këtë ndeshje në një stadium të mbushur plot me tifozët shqiptarë. Do të jetë një ndeshje shumë e bukur. A mund të luajnë së bashku.

Broja dhe Manaj? Është një moment i veçantë dhe i bukur për ne. Manaj dhe Hoxha për herë të parë me ne, pothuajse hera e dytë për Brojën. Ka ardhur edhe Sherri, i cili ka qenë edhe njëherë tjetër, por nuk ka luajtur. Po, në futboll është gjithçka e mundur.

Broja dhe Manaj kanë karakteristika të ndryshme, do t’i vlerësojmë të dy çdo ditë, por edhe të tjerët. Të gjithë. Nuk është problem për mua t’i aktivizoj të dy bashkë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll.

Në këto momente, askush nga ne nuk mendon për listën finale. Kili dhe Suedia janë skuadra të forta, mendojmë vetëm për ta. Nuk është momenti për listën finale të Europianit.

Është momenti të vlerësojmë të gjithë futbollistët, në sensin pozitiv. Edhe ata që nuk janë i kemi në konsideratë. Mujën, Dakun, Gjasulën, të gjithë. Nuk e mbaj mendjen te lista, është momenti të mendojmë për Kilin dhe Suedinë.

Pata një eksperiencë si asistent i Tites te kombëtarja Brazilit, zhvilluam një Botëror. Eksperiencë shumë e bukur. E kisha një aventurë në Kombëtare, gjë që ndikoi që të merrja drejtimin e Shqipërisë.

Dera e Kombëtares është e hapur. Në klub ke 23-24-25 lojtarë, janë shumë, monitorojmë shumë lojtarë. Unë vëzhgoj dhe analizoj. Vëzhgoj cili luan disa minuta, pak apo fare. Vëzhgoj se cili luan mirë, kjo është detyra ime”.

Uzuni- Ky është momenti për të menduar për dy miqësoret. Nuk mendoj në asnjë çast për Europianin. Jo vetëm unë, por edhe stafi dhe Federata janë të fokusuar këtu dhe s’po mendojmë finalet e Euro2024. Po luajmë me Kilin dhe Suedinë që janë të forta dhe vijnë me dy trajnerë të rinj dhe ka shumë uri. Ne mund t’i shohim me kujdes lojtarët dhe t’i provojmë të shohim si është situata e gjithësecilit.”

Brazili- Kam qenë ndihmës i Tites dhe ka qenë diçka e bukur. Fakti që kam punuar me një kombëtare më ka dhënë eksperiencë. Të punosh në një kombëtare sigurisht që është ndryshe nga klubet. Dera është gjithmonë e hapur dhe ka ndryshime, ndërsa në klube ke 23 lojtarë dhe deri në merkato nuk ndryshon dot. Unë dua që lojtarët të luajnë shumë me klubet e tyre, por unë vëzhgoj. Sa i përket eksperiencës me Mancinin te Interi ka qenë fantastike. E vlerësoj sepse më ka dhënë shumë.”” – Tha ai.

Etiketa: KiliKombetarja ShqiptareSylvinho

Lajme të lidhura

SPORT

Dueli kualifikues ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në Durrës

20:35 : 28/05/2025
BOTA

Tornadoja godet qytetin në Kili, lë pas të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara

22:30 : 26/05/2025
SPORT

Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të Panucci: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

17:39 : 26/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025
AKTUALITET

Dëshmia: “Kili” kishte ngritur laborator kokaine pranë hotel “Koral”, e shiste me 38 mijë euro kg

17:08 : 21/05/2025
SPORT

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025
Para

Pse e urove Putinin? Vuçiç nga Brukseli: Uroj kë dua, s’jam shërbëtor i askujt

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com