• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për liri të Fredi Belerit

15:23 : 21/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për liri të Fredi Belerit.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkoi shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit dhe Gjykatës së Lartë për caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurimit personal arrest me burg.

Kërkesa u regjistrua nga Kushtetuesja më 28 Shtator 2023. Më 13 Tetor, kolegji i Gjykatës Kushtetuese, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen, vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, më 23 Tetor, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Këtë të Enjte, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së Belerit.

Argumentet e mbrojtjes

Lexo edhe:

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

Sipas një njoftimi për mediat të gjykatës, mbrojtja e Belerit e ka cilësuar procesin e vendosjes së masës së sigurimit personal të parregullt nga ana ligjore dhe se kryebashkiakut të dalë nga lokalet e 14 Majit 2023, i është cenuar e drejta për t’u zgjedhur për shkak të kufizimit të lirisë personale, si pasojë e vendosjes së masës arrest në burg. Për këtë arsye, mbrojtja ka deklaruar se Beleri është vënë në pamundësi që të paraqitet personalisht për kryerjen e betimit si Kryetar i Bashkisë së Himarës dhe për rrjedhojë në pamundësi të ushtrimit të këtij mandati të fituar.

Sipas Belerit, masa e sigurimit personal e vendosur nga gjykatat nuk është proporcionale në raport me nevojat e hetimit, interesin publik që kërkohet të mbrohet dhe gjendjen që e ka shkaktuar, pasi vepra penale për të cilën ai akuzohet dënohet me burgim deri në 5 vjet.

Sipas mbrojtjes, është cenuar edhe parimi i barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit, pasi Beleri nuk është trajtuar në mënyrë të barabartë në raport me shtetas të tjerë që ndodhen në të njëjtën gjendje, duke iu referuar rastit të një shtetasi tjetër, i akuzuar për kryerjen e të njëjtës vepër penale.

Gjithashtu, kërkuesi ka pretenduar cënimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak se gjykatat kanë rënduar pozitën e tij si i pandehur duke shtuar argumentet e prokurorisë dhe përforcuar arsyetimin për masën e sigurimit “Arresti në burg” në gjykimin në Apel.

Vlerësimi i gjykatës

Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk legjitimohet në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit.

Në lidhje me pretendimin për kufizimin e lirisë personale në cenim të parimit të proporcionalitetit, Gjykata vlerësoi, me shumicë votash, se kufizimi i lirisë personale është vendosur nga gjykatat e zakonshme për një qëllim të ligjshëm që është garantimi i mbarëvajtjes dhe integritetit të procesit penal në ngarkim të zotit Beleri. Gjykata vlerësoi, gjithashtu, se masa e sigurimit personal “Arresti në burg”, e vendosur nga gjykatat e zakonshme, nuk duket joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për t’u zgjedhur, Gjykata konstatoi se kjo e drejtë shtrihet jo vetëm mbi të drejtën për të kandiduar por edhe mbi të drejtën për të ushtruar funksionin publik të besuar nga zgjedhësit. Në këtë kontekst, Gjykata vlerësoi se vendosja e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” në ngarkim të zotit Beleri pamundëson kryerjen e procedurës së betimit nga ana e tij si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe, për pasojë, ajo (masa e arrestit) përbën një kufizim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur. Sidoqoftë, duke qenë se Gjykata arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë personale të zotit Beleri është bërë për një qëllim të ligjshëm dhe se kufizimi është proporcional në raport me këtë qëllim, ajo (Gjykata), me shumicë votash, nuk gjeti cenim të së drejtës së kërkuesit për t’u zgjedhur.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë për shkak të rëndimit të pozitës së zotit Beleri si i pandehur si rezultat i shtimit të argumenteve për justifikimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” nga GJKKO-ja e Apelit, Gjykata vlerësoi se përforcimi i arsyetimit nga gjykata më e lartë, përsa kohë ajo (gjykata më e lartë) nuk rëndon masën e sigurimit në ngarkim të të pandehurit, nuk përbën rëndim të pozitës së tij.

“Prandaj Gjykata, njëzëri, nuk gjeti cenim të parimit të prezumimit të pafajësisë në rastin e zotit Beleri”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

2 vite burg për Fredi Belerin

Më 5 Mars 2023, GJKKO dënoi me 2 vite burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, për korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023. Beleri ka mbajtur gjithnjë qëndrim mohues ndaj akuzave, duke u shprehur se ato nuk qëndrojnë dhe se arrestimi i tij është bërë me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama, me qëllim që ky i fundit të mbajë nën kontroll bashkinë e Himarës.

Mbajtja në qeli i përfaqësuesit të minoritetit grek dhe privimi i së drejtës për tu betuar si kryebashkiak, ka sjellë përplasje diplomatike mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Greqia ka dhënë sinjale se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama pretendon se rasti Beleri përbën një çështje të drejtësisë dhe se ai nuk mund të ndërhyjë.

Etiketa: Fredi BeleriGjykata Kushtetuese

Lajme të lidhura

RAJONI

Kushtetuesja urdhëron Kuvendin e Kosovës të zgjedhë kryetarin brenda 30 ditësh

16:18 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Vrapi” i Sadushit për të kapur Kushtetuesen, si po “ua prish” pushimet anëtarëve të KED-it për Denar Bibën

10:48 : 09/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
Para

Zyra e OSBE-së nis misionin vëzhgues për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

TË GJITHA

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025

CNN: Putin mungoi në Shtëpinë e Bardhë, por ndikimi i tij ishte i pranishëm

22:20 : 18/08/2025

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025

Bilisht/ Shoqërohet në polici dentisti i klinikës ku humbi jetën 59-vjeçari

21:25 : 18/08/2025

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com